Connect with us

Bota

OBSH flet mbi vaksinën e Astra Zenecas dhe rrezikshmërinë e saj

Published

on

OBSH për Astra Zeneka: Lidhja është e mundshme, por nuk është vërtetuar

Komisioni këshilldhënës për siguri të vaksinave pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi sot se lidhja shkakore ndërmjet vaksinës së Astra Zeneka kundër Kovid-19 dhe rastet e rralla të mpiksjes së gjakut me nivel të ulët të trombocideve, “konsiderohet si e besueshme, por nuk është vërtetuar”.

Në deklaratën e dhënë pas shqyrtimit të të dhënave më të reja globale, ekspertë të pavarur thonë se nevojiten studime të veçanta për kuptimin e plotë të lidhjes potenciale ndërmjet vaksinimit dhe faktorëve të mundshëm të rrezikut.

“E rëndësishme është të përmendet se, edhe pse është brengosëse, rastet e tilla janë shumë të rralla, ndërsa një numër i vogël janë paraqitur ndërmjet 200 milion personave të cilët e kanë marrë vaksinën e Astra Zeneka kundër Kovid-19 në mbarë botën”, njoftoi paleni.

Është paralajmëruar se Komisioni do të takohet sërish javën e ardhshme me qëllim që të bisedohet për informacione plotësuese.

Continue Reading
Advertisement

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Bota

“Të qëndrojmë përballë Rusisë” / Kërkohet shtimi i trupave amerikane në Bullgari dhe Rumani

Published

on

Esper: SHBA-ja duhet të sistemojë ushtri shtesë në Bullgari dhe Rumani

Ish-ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se SHBA-ja duhet të vendosë trupa shtesë përgjatë bregdetit të Detit të Zi në Bullgari dhe Rumani, për të ndaluar agresionin e mundshëm rus, në një kohë kur tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit po rriten.

“Mendoj se është e nevojshme edhe më tej të qëndrojmë përballë Rusisë dhe të përpiqemi të ndalojmë sjelljen e saj të keqe”, deklaroi Esper, i cili tani punon në Institutin për lidership ndërkombëtar Mekejn në Universitetin shtetëror të Arizonës, përcjell in7 prej Agjencisë Informative Mediatike.

Uashingtoni duhet t’u japë siguri aleatëve evropianë dhe të forcojë lidhjet me NATO-n duke vendosur forca shtesë në Poloni, në vendet baltike, nëse kjo ka kuptim, dhe në vende si Bullgaria dhe Rumania, ndoshta jo përgjithmonë, por mbi bazë rrotulluese”, tha Esper për disa media amerikane.

SHBA-ja dje publikoi përforcim të kontingjentit të tyre në Gjermani, mes tensioneve të reja në marrëdhëniet me Rusinë mbi Ukrainën. Uashingtoni me këtë i ka anuluar planet e ish-presidenti Donald Tramp të tërheq rreth 12.000 trupa amerikane nga 36.000 ushtarë, të sistemuar në këtë vend.

Continue Reading

Bota

Rekord i zi në Indi, Mumbai po përgatitet për mbyllje

Published

on

India sot arriti numër rekord të të sapoinfektuarve me koronavirus, pas së cilës qyteti i Mumbait po përgatitet për mbyllje të plotë nga sonte në mesnatë.

Edhe përskaj kësaj, qindra mijëra pelegrinë ende mblidhen në festivalin fetar në veri të vendit.

India ka lajmëruar 184.372 raste të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend është afër 14 milion, dhe deri më tani 172.085 persona kanë vdekur.

Continue Reading

Aktuale