Connect with us

Sport

Caktohet gjyqtari për ndeshjen El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës

Published

on

Mateu Lahoz është zgjedhur si gjyqtari kryesor për takimin e së shtunës midis Real Madridit dhe Barcelonës, në ndeshjen që njihet ndryshe si El Clasico.

Mbretërit janë gati për ndeshjen derbi ndaj Blaugranëve e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Ky takim është paraparë të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’ në Madrid.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes El Clasico është zgjedhur i njohuri Mateu Lahoz, i cili ka shumë përvojë në ndeshjet me rëndësi maksimale.

Ndërsa vendimi zyrtar do të shpallet të enjten nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA), Marca ka mësuar paraprakisht se Lahoz do të drejtojë El Clasicon.

Megjithatë, para kësaj sfide, Lahoz ka një tjetër ndeshje të madhe për të gjykuar, pasi është caktuar për takimin mes Bayern Munich dhe PSG në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Sport

“Më fyeu dhe u zhduk”, trajneri i Portos sqaron episodin me Tuchel

Published

on

By

Porto fitoi dje 0-1 me Chelsea. Në stadiumin Sanchez Pizjuan në Sevilla, Blutë e Londrës u kualifikuan për në fazën gjysmëfinale të Champions League falë rezultatit në ndeshjen e parë. Dueli u vendos me një gol në fundin e tij, ndërsa për portugezët nuk rezultoi goli i fitores.

Në fundin e ndeshjes, trajnerët respektiv patën një përplasje nga larg, me Sergio Coinceicao që ka treguar se tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel e ka fyer dhe është larguar më pas. Sipas medieve në Angli, ky episod ka sjellë një tjetër moment debati, teksa u përfshinë Rudiger, Silva e Pepe.

“Nuk kishte shkëmbim fjalësh (gjatë ndeshjes) sepse isha përqendruar te loja, nuk e di pse reagoi. Por unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa fyerje. Nuk është bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. Unë madje nuk fola me të”, tha trajneri portugez i Porto.

Continue Reading

Sport

Neymar “tërbon” Kimmich, lojtarët e PSG festojnë para fytyrës së mesfushorit të Bayern (VIDEO)

Published

on

By

Bayern Munich fitoi dje 0-1 në Francë me PSG, teksa ky rezultat nuk i kualifikoi bavarezët për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit Uefa Champions League.

Kanë qenë të besuarit e Pochetinos që falë fitores 2-3 në Gjermani kanë kaluar më tej.

Në fundin e ndeshjes, Parades dhe Neymar kanë festuar si të “çmendur” që eleminuan kampionët në fuqi të Europës, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë para fytyrës së Kimmich, lojtarit të Bayern.

Një gjë e tillë nuk mbeti pa u vënë re nga fansat, me pamjet që bënë xhirron e rrjeteve sociale. E gjithë festa erdhi pas deklaratave të Kimmich, që më herët u shpreh se do ta eleminonin PSG.

Continue Reading

Sport

Real Madridi bëri përgatitje të pazakonshme për ndeshjen me Liverpoolin

Published

on

By

Real Madridi u stërvit në mënyrë të pazakontë para ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të hënën.

I shqetësuar për telashe të mundshme me lodhjen, trajneri Zinedine Zidane vendosi të mos i ngarkojë lojtarët e tij me ushtrime të rënda dhe iu kërkoi ta bënin një shëtitje të këndshme me biçikleta përreth qendrës stërvitore, sipas MARCA.

Francezi iu kërkoi lojtarëve që kishin luajtur në fitoren kundër Barcelonës të shtunën të mos merrnin pjesë në ushtrimet e të hënës pasdite por ta ngisnin biçikletën.

Djelmoshat e Zidane e luajtën një seri ndeshjes vendimtare në javët e fundit, përfshirë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions dhe El Clasicon e së shtunës.

Prandaj, qëllimi i trajnerit ishte t’iu jepte lojtarëve mundësi të çlodheshin duke e shmangur mbingarkesën e mundshme.

Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të mërkurën në Anfield, me vetëbesim falë fitores komanduese 3:1 në ndeshjen e parë në Madrid.

Continue Reading

Aktuale