Connect with us

Bota

Burrat në “ballë të oxhakut” e von der Leyen ulet në divan!

Published

on

Vizita e liderëve të Bashkimit Europian në Turqi u shoqërua me polemika të shumta jo vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Madje edhe vet renditja e ulëseve ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale.

Presidenti Erdogan e akomodoi pranë vetes presidentin e Këshilit të BE Charles Michel, pra atje ku qëndronin flamujtë zyrtarë e BE dhe Turqisë. Ndërsa Komisionerja e BE Ursula Von Der Leyen u detyrua të ulet në divan, përballë ministrit të Jashtëm turk.

Von der Leyen nuk ishte e kënaqur me këtë renditje, ndërsa kritika ka pasur shumë edhe ndaj Michel, i cili e ka pranuar këtë renditje.

Gjesti i Erdoganit ka shkaktuar kritika të shumta.

Continue Reading
Advertisement

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Bota

“Të qëndrojmë përballë Rusisë” / Kërkohet shtimi i trupave amerikane në Bullgari dhe Rumani

Published

on

Esper: SHBA-ja duhet të sistemojë ushtri shtesë në Bullgari dhe Rumani

Ish-ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se SHBA-ja duhet të vendosë trupa shtesë përgjatë bregdetit të Detit të Zi në Bullgari dhe Rumani, për të ndaluar agresionin e mundshëm rus, në një kohë kur tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit po rriten.

“Mendoj se është e nevojshme edhe më tej të qëndrojmë përballë Rusisë dhe të përpiqemi të ndalojmë sjelljen e saj të keqe”, deklaroi Esper, i cili tani punon në Institutin për lidership ndërkombëtar Mekejn në Universitetin shtetëror të Arizonës, përcjell in7 prej Agjencisë Informative Mediatike.

Uashingtoni duhet t’u japë siguri aleatëve evropianë dhe të forcojë lidhjet me NATO-n duke vendosur forca shtesë në Poloni, në vendet baltike, nëse kjo ka kuptim, dhe në vende si Bullgaria dhe Rumania, ndoshta jo përgjithmonë, por mbi bazë rrotulluese”, tha Esper për disa media amerikane.

SHBA-ja dje publikoi përforcim të kontingjentit të tyre në Gjermani, mes tensioneve të reja në marrëdhëniet me Rusinë mbi Ukrainën. Uashingtoni me këtë i ka anuluar planet e ish-presidenti Donald Tramp të tërheq rreth 12.000 trupa amerikane nga 36.000 ushtarë, të sistemuar në këtë vend.

Continue Reading

Bota

Rekord i zi në Indi, Mumbai po përgatitet për mbyllje

Published

on

India sot arriti numër rekord të të sapoinfektuarve me koronavirus, pas së cilës qyteti i Mumbait po përgatitet për mbyllje të plotë nga sonte në mesnatë.

Edhe përskaj kësaj, qindra mijëra pelegrinë ende mblidhen në festivalin fetar në veri të vendit.

India ka lajmëruar 184.372 raste të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend është afër 14 milion, dhe deri më tani 172.085 persona kanë vdekur.

Continue Reading

Aktuale