Sport
Bayerni merr një lajm të hidhur para ndeshjes së sontme ndaj PSG
Bayern Munich sonte pret Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe bavarezët do të dobësohen më tej për këtë ndeshje.
Robert Lewandowski është i dëmtuar dhe nuk do të luajë kundër PSG, dhe tani ka ardhur edhe lajmi i hidhur se Serge Gnabri ka dhënë një test pozitiv të koronavirusit.
Gnabri ishte planifikuar si një zëvendësim për Lewandowskin e dëmtuar dhe duhej të luante si sulmues kundër PSG, por tani bavarezët duhet të kërkojnë një tjetër alternativë.
BREAKING: Bayern Munich confirm Serge Gnabry has tested positive for COVID-19.
They play PSG in their Champions League quarterfinal on Wednesday. pic.twitter.com/09Bf8T6EV9
— B/R Football (@brfootball) April 6, 2021
Sport
“Më fyeu dhe u zhduk”, trajneri i Portos sqaron episodin me Tuchel
Porto fitoi dje 0-1 me Chelsea. Në stadiumin Sanchez Pizjuan në Sevilla, Blutë e Londrës u kualifikuan për në fazën gjysmëfinale të Champions League falë rezultatit në ndeshjen e parë. Dueli u vendos me një gol në fundin e tij, ndërsa për portugezët nuk rezultoi goli i fitores.
Në fundin e ndeshjes, trajnerët respektiv patën një përplasje nga larg, me Sergio Coinceicao që ka treguar se tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel e ka fyer dhe është larguar më pas. Sipas medieve në Angli, ky episod ka sjellë një tjetër moment debati, teksa u përfshinë Rudiger, Silva e Pepe.
“Nuk kishte shkëmbim fjalësh (gjatë ndeshjes) sepse isha përqendruar te loja, nuk e di pse reagoi. Por unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa fyerje. Nuk është bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. Unë madje nuk fola me të”, tha trajneri portugez i Porto.
Tuchel doesn’t rate him at all😭😭😭 pic.twitter.com/aSMwbxp1ro
— Dubois (@CFCDUBois) April 13, 2021
Sport
Neymar “tërbon” Kimmich, lojtarët e PSG festojnë para fytyrës së mesfushorit të Bayern (VIDEO)
Bayern Munich fitoi dje 0-1 në Francë me PSG, teksa ky rezultat nuk i kualifikoi bavarezët për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit Uefa Champions League.
Kanë qenë të besuarit e Pochetinos që falë fitores 2-3 në Gjermani kanë kaluar më tej.
Në fundin e ndeshjes, Parades dhe Neymar kanë festuar si të “çmendur” që eleminuan kampionët në fuqi të Europës, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë para fytyrës së Kimmich, lojtarit të Bayern.
Një gjë e tillë nuk mbeti pa u vënë re nga fansat, me pamjet që bënë xhirron e rrjeteve sociale. E gjithë festa erdhi pas deklaratave të Kimmich, që më herët u shpreh se do ta eleminonin PSG.
Neymar and Parades really did Kimmich’s signature celebration in front of him 😭pic.twitter.com/ABMbeb4T2S
— Tinka 🔴 (@UtdCode) April 13, 2021
Sport
Real Madridi bëri përgatitje të pazakonshme për ndeshjen me Liverpoolin
Real Madridi u stërvit në mënyrë të pazakontë para ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të hënën.
I shqetësuar për telashe të mundshme me lodhjen, trajneri Zinedine Zidane vendosi të mos i ngarkojë lojtarët e tij me ushtrime të rënda dhe iu kërkoi ta bënin një shëtitje të këndshme me biçikleta përreth qendrës stërvitore, sipas MARCA.
Francezi iu kërkoi lojtarëve që kishin luajtur në fitoren kundër Barcelonës të shtunën të mos merrnin pjesë në ushtrimet e të hënës pasdite por ta ngisnin biçikletën.
Djelmoshat e Zidane e luajtën një seri ndeshjes vendimtare në javët e fundit, përfshirë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions dhe El Clasicon e së shtunës.
Prandaj, qëllimi i trajnerit ishte t’iu jepte lojtarëve mundësi të çlodheshin duke e shmangur mbingarkesën e mundshme.
Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të mërkurën në Anfield, me vetëbesim falë fitores komanduese 3:1 në ndeshjen e parë në Madrid.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl