Connect with us

Lajme

Autoritetet japin lajmin / Çfarë do të bëhet me personat e vaksinuar me AstraZeneca?

Published

on

Rivaksinimi me “AstraZeneka” në vend pas mbërritjes së sasisë plotësuese, por edhe sipas rekomandimeve të EMA-s

Të gjithë qytetarët, të cilët e morën vaksinën “AstraZeneka” në Serbi, do të mund të rivaksinohen në vend, pas mbërritjes së sasisë plotësuese nga kjo vaksinë përmes mekanizmit Kovaks, që sipas paralajmërimeve pritet të mbërrijnë deri në fund të këtij muaji, por megjithatë në lidhje me vaksinimin e qytetarëve më të rinj do të pritet qëndrimi final i Agjencisë Evropiane për Ilaçe.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës në Institutin e Gerontologjisë “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov, duke përmendur se qëndrim zyrtar për “AstraZeneka” ende nuk ka, ndërsa pasdite në orën 16:00 pritet konferencë shtypi e EMA-s.

“Edhe dje gjatë orëve të pasdites por edhe sot në mëngjes biseduam me përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Shëndetësisë dhe i presim të gjithë të dhënat. Qëllimi është të evidentohen njerëzit të cilët janë vaksinuar dhe nëse duan të rivaksinohen në vendin tonë atë do të mund ta bëjnë kur të mbërrijë sasi plotësuese e vaksinës “AstraZeneka” përmes mekanizmit Kovaks dhe sipas paralajmërimeve duhet të bëhet deri në fund të muajit.  Por, në pjesën e vaksinimit dhe rivaksinimit për njerëzit më të rinj të cilët e morën vaksinën në Serbi qëndrim zyrtar ende nuk ka. Edhe për sot është caktuar për në orët e pasdites mbledhje e EMA-s, ashtu që do t’i presim qëndrimet e tyre”, deklaroi sot Filipçe.

EMA sot në orën 16:00 në Amsterdam do të mbajë konferen shtypi për rastet me mpiksjen e gjakut.  Konferencën për shtyp e vërtetuan zyrtarisht në ueb faqen e institucioneve të BE-së. Sqarimet e EMA-s priten prejse dje përgjegjësi kryesor për strategjinë e vaksinimit në këtë Agjenci, Marko Kavaleri, deklaroi se ekziston lidhshmëri ndërmjet vaksinave të “AstraZeneka” dhe rastet me mpiksje të gjakut.

Tek ne pas rekomandimeve të cilat i zbatuan Gjermania dhe Kanadaja, vaksina “AstraZeneka” nuk aplikohet te personat më të rinj se 60 vjet. Filipçe dje tha se nëse EMA rekomandon të mos vaksinohen më të rinjtë se 60 vjet me “AstraZeneka”, qytetarët të cilët e morën këtë vaksinë në Serbi do të rivaksinohen me vaksinë nga ndonjë prodhues tjetër.

Filipçe dje tha edhe se vaksinimi me “AstraZeneka” te qytetarët mbi moshën 77 vjeçare në pikat në mbarë shtetin zhvillohet mirë dhe pa kontraindikacione.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale