Connect with us

Lajme

A ka honorare të fshehta? – Qeveria sqaron çështjen e kontratave në vepër

Published

on

Qeveria angazhon persona me kontrata në vepër për detyra specifike të cilat nuk mund t’I sigurojë nga radhët e të punësuarve

Nuk ka honorarë të rinj, as nuk janë anonimë, as të angazhuar në mënyrë të fshehtë. Dihet saktë se për çka Qeveria angazhon persona fizik jashtë radhëve të të punësuarve, për cilën periudhë kohore, për çfarë kompensimi financiar. Ato angazhime janë rreptësisht profesioniste dhe realizohen në tërësi. Ato janë angazhime specifike të cilat nuk mund të realizohen nga radhët e të punësuarve dhe për ta nuk mund të hapet marrëdhënie e rregullt e punës, theksuan nga Qeveria.

Nga Qeveria theksuan se, për shembull, angazhimet e tilla janë për mbështetje teknike për sigurim të video strimeve, për mbajtje të konferencave dhe takimeve onllajn në kushte të pandemisë, për dizajn grafik, për shfaqje grafike të të dhënave, për formim të konkurseve publike dhe informative servisore lidhur me aktivitete të qeverisë, lidhur me pandeminë dhe ngjashëm, apo për shembull angazhim të interpretuesit të shenjave gjatë konferencës për shtyp dhe ngjarjeve të tjera publike, organizuar nga Qeveria.

“Në angazhimet e tilla nuk ka asgjë joligjore, kurfarë keqpërdorimi, asgjë të fshehtë. Ata nuk janë persona të cilët janë të punësuar në Qeveri. Në mënyrë kategorike I hedhim poshtë të gjitha dezinformatat se gjoja personat e njejtë ishin të punësuar në Qeveri dhe në të njejtën kohë kanë marrë honorare. Kjo nuk është e saktë dhe është e palejueshme të punësuar në Qeveri të jenë të angazhuar edhe me honorare nga Qeveria. E hedhim poshtë si të pasaktë edhe informatën se ata ishin njerëz të cilët ishin paguar të ndajnë poste në Fejsbuk apo Tuiter. Ajo është gënjeshtër e trilluar dhe e përhapur mu nga ato qendra të cilat përdorin sisteme ‘bote’ për përhapje të gënjeshtrave, ndërsa Qeveria është kundërshtare e manipulimit të tillë të pandershëm me qytetarët”, potencojnë nga Qeveria.

Qeveria, siç theksuan, e ktheu transparencën në fuqi dhe vazhdimisht e rritë atë, si rezultat I së cilës tani janë të kapshme për opinionin një numër I madh I informative dhe të dhënave, më shumë se kurdo here më parë.

“Lidhur me publikimin e emrave të të angazhuarve me kontratë në vepër, Qeveria po bën konsultime shtesë me Agjencinë për mbrojtje të të dhënave personale dhe me Agjencinë për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lire drejt informative të karakterit publik dhe nëse me transparence proaktive nuk rrezikohet mbrojtja e të dhënave personale apo të drejtave të tjera të garantuara, atëherë në pajtim me Ligjin për qasje të lire drejt informative të karakterit publik, secili kërkues I interesuar do të marrë mundësi për qasje drejt të gjitha të dhënave lidhur me angazhimet”, shtuan nga Qeveria.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale