Connect with us

Lajme

“Pasaportat e bosëve”, arrestohen nëntë policë

Published

on

Nëntë nëpunës të MPB-së kanë qenë pjesë e aferës “Mafia”. Ata janë pjesë e rrjetit për të cilin ekzistojnë dyshime se kanë falsifikuar pasaporta dhe letërnjoftime që më pas ua kanë ndarë anëtarëve të nëntokës së vendeve Ballkanike.

Nga policia vetëm konfirmojnë se po zhvillohet aksion i policisë, ndërsa hollësi paralajmërojnë për më vonë. Skandalin një ditë një brifing me gazetarët e zbardhi VMRO-DPMNE-ja dhe sipas dokumenteve të kësaj partie, njëri nga krerët e mafias turke, Sedat Peker, ka pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë, me emër, Xhadin Ademovski.

Sipas këtyre dokumenteve ai jeton në rrugën Qemal Sejfulla numër 22/1 në lagjen Çair, ndërsa sipas listës së zgjedhësve ai ka të drejtë vote. Megjithatë, ndërtesa në të cilën pretendohet se jeton Sedat Peker, nuk mundet të gjendet, për çka policia duhet të japë detaje-nëse bëhet fjalë për adresë fiktive ose për ndonjë person tjetër.

Policia pati bastisje edhe në radhët e saj, më saktësisht në zyrat ku lëshohen dokumente udhëtimi dhe ato personale. Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski akuzoi se nëntoka nga rajoni është në bashkëpunim të ngushtë me strukturat më të larta të vendit tonë.

“Një rast i tillë nuk mund të kishte ndodhur pa dijeninë e strukturave më të larta të qeverisë. Dhe nëse nuk e kanë ditur për këtë, atëherë ata ia kanë dorëzuar plotësisht pushtetin mafisë. Dhe kjo nuk duhet të përfundojë formalisht me deklaratë nga Ministria e Brendshme që arrestimet dhe rëniet e disa “kokave” të vogla dhe zyrtarëve… mos të na fyejnë inteligjencën tonë. Kjo nuk do të mundësohej pa dijeninë e strukturave më të larta qeveritare…- deklaroi Hristian Mickoski, lider i VMRO DPMNE.

Sipas asaj që një ditë më parë njoftuan nga VMRO-DPMNE-ja, rreth 200 kriminelë nga Ballkani, Amerika e Jugut dhe Azia kanë marrë dokumente nga Maqedonia. Midis tyre dyshohet se është kreu i klanit malazez i quajtur “shkaljarski klan”, Jovan Vukotiq, me identitet të rremë si Gjorgji Andonov, të lëshuar në SPB Shkup në vitin 2017.

Igor Stefanovski

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale