Connect with us

Sport

Osmani: Kur politika e diplomacia dështuan, xhudistët ishin ambasadorët më të mirë të Kosovës

Published

on

Takimin e parë zyrtar si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani e ka zhvilluar me xhudistët e Kosovës.

Në kabinetin e saj, ajo ka pritur ka pritur xhudistët kampionë të Kosovës, në krye me trajnerin Driton Kuka.

Presidentja Osmani ka thënë se xhudistet të cilat i sollën Kosovës shumë medalje nga vendet e ndryshme të botës, janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës.

“Për mua ka qenë shumë me rendësi si presidente e sapozgjedhur e vendit që takimin e parë ta mbajë me ata qe knë qenë ambasadorët më të mirë dhe më të sukseshëm të shtetit tonë në kohën kur edhe politika ka dështuar, edhe diplomacia ka dështuar, kanë qenë Majlinda, Nora dhe Distria dhe xhudistet e tjera që bashkë me trajnerët që na kanë bërë zemrën mal por mbi te gjitha e kanë nderuar shtetin tinë, e kanë lartësuar flamurin e Republikës së Kosovës dhe e kanë nderuar shtetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme madje edhe në shtet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ajo.

Osmani tha se shteti duhet t’i përkrah xhudsitët në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jam e bindur qe sukseset e tyre nuk do të mungojnë por është e domosdoshme që shteti të qëndrojë pranë tyre, t’i përkrah në mënyrën më të mirë të mundshme, e mbi të gjitha ta shohim qe flamuri ynë të valojë lart e më artë nëpërmjet futoreve e sukseseve të tyre të njëpasnjëshme”, tha Osmani.

Ndërsa kampionja e shumëfishtë e xhudos, Majlinda Kelmendi tha se shpreson që Osmani si presidente të jetë aty ku njerëzit kanë nevojë.

“Unë vetëm kisha dashtë me ju urua mbarësi në punë dhe sukses, po shpresoj dhe besoj shumë qe keni me qenë aty ku njerëzit kanë nevojë dhe kur për ju. Po shpresoj shumë qe keni me qenë bashkë me ne në lojëra olimpike, jemi gjithsej pesë garuese dhe po besoj shumë të paktën një ose dy medalje t’i marrim dhe të jeni pjesë e suksesit tonë”, tha Kelmendi.

Presidentja e Kosovës ka thënë se përmes xhudisteve shteti i Kosovës ka bërë histori.

Continue Reading
Advertisement

Sport

“Më fyeu dhe u zhduk”, trajneri i Portos sqaron episodin me Tuchel

Published

on

By

Porto fitoi dje 0-1 me Chelsea. Në stadiumin Sanchez Pizjuan në Sevilla, Blutë e Londrës u kualifikuan për në fazën gjysmëfinale të Champions League falë rezultatit në ndeshjen e parë. Dueli u vendos me një gol në fundin e tij, ndërsa për portugezët nuk rezultoi goli i fitores.

Në fundin e ndeshjes, trajnerët respektiv patën një përplasje nga larg, me Sergio Coinceicao që ka treguar se tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel e ka fyer dhe është larguar më pas. Sipas medieve në Angli, ky episod ka sjellë një tjetër moment debati, teksa u përfshinë Rudiger, Silva e Pepe.

“Nuk kishte shkëmbim fjalësh (gjatë ndeshjes) sepse isha përqendruar te loja, nuk e di pse reagoi. Por unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa fyerje. Nuk është bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. Unë madje nuk fola me të”, tha trajneri portugez i Porto.

Continue Reading

Sport

Neymar “tërbon” Kimmich, lojtarët e PSG festojnë para fytyrës së mesfushorit të Bayern (VIDEO)

Published

on

By

Bayern Munich fitoi dje 0-1 në Francë me PSG, teksa ky rezultat nuk i kualifikoi bavarezët për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit Uefa Champions League.

Kanë qenë të besuarit e Pochetinos që falë fitores 2-3 në Gjermani kanë kaluar më tej.

Në fundin e ndeshjes, Parades dhe Neymar kanë festuar si të “çmendur” që eleminuan kampionët në fuqi të Europës, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë para fytyrës së Kimmich, lojtarit të Bayern.

Një gjë e tillë nuk mbeti pa u vënë re nga fansat, me pamjet që bënë xhirron e rrjeteve sociale. E gjithë festa erdhi pas deklaratave të Kimmich, që më herët u shpreh se do ta eleminonin PSG.

Continue Reading

Sport

Real Madridi bëri përgatitje të pazakonshme për ndeshjen me Liverpoolin

Published

on

By

Real Madridi u stërvit në mënyrë të pazakontë para ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të hënën.

I shqetësuar për telashe të mundshme me lodhjen, trajneri Zinedine Zidane vendosi të mos i ngarkojë lojtarët e tij me ushtrime të rënda dhe iu kërkoi ta bënin një shëtitje të këndshme me biçikleta përreth qendrës stërvitore, sipas MARCA.

Francezi iu kërkoi lojtarëve që kishin luajtur në fitoren kundër Barcelonës të shtunën të mos merrnin pjesë në ushtrimet e të hënës pasdite por ta ngisnin biçikletën.

Djelmoshat e Zidane e luajtën një seri ndeshjes vendimtare në javët e fundit, përfshirë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions dhe El Clasicon e së shtunës.

Prandaj, qëllimi i trajnerit ishte t’iu jepte lojtarëve mundësi të çlodheshin duke e shmangur mbingarkesën e mundshme.

Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të mërkurën në Anfield, me vetëbesim falë fitores komanduese 3:1 në ndeshjen e parë në Madrid.

Continue Reading

Aktuale