Connect with us

Sport

Futbollisti nigerian, që u lidh me vajzën nga Tirana: Vranë fëmijën në bark, se ishte zezak. Më kërcënuan se do më vrisnin, nëse nuk ndahesha

Published

on

Ish-sulmuesi Nigerian i Partizanit, Theophilus Solomon, kishte probleme në muajin shkurt, pasi një zënkë me të dashurën e tij shqiptare e çoi në burg për disa ditë.

Gjithsesi ajo nuk ka qenë pjesa më e keqe, pasi më pas ka marrë kërcënime dhe i është dashur të denoncojë në polici. Solomon ka zbuluar edhe një prapaskenë tjetër.

“Ajo vajzë më intereson, marrëdhënia ka qenë një herë e mirë, një herë jo, si gjithë marrëdhëniet e tjera. Gjithsesi policisë i ka thënë gjëra të pavërteta. Unë nuk e kam goditur.

E vetmja gjë që bëja kur acarohesha me të ishte që merrja makinën dhe largohesha të merrja ajër të pastër”, është shprehur nigeriani për “Panorama Sport”.

Solomon vijon rrëfimin e tij:

“Ajo i ka thënë policisë se ishte shtatzënë me mua. E pranoj që ka qenë shtatzënë, por familja e saj i tha që të abortonte.

Më kanë thënë se i kanë futur disa pilula në ushqim, që fëmija të vdiste në bark. Pse e bënë këtë gjë? Sepse nuk donin një fëmijë me ngjyrë.

Kjo është e vërteta dhe betohem me jetën time, betohem në shpirtrat e prindërve të mi. Prindërit nuk donin që vajza e tyre të kishte fëmijë me ngjyrë.

Më kanë kërcënuar dhe kam prova, mesazhe dhe telefonata të regjistruara. Nëse nuk ndahesha nga vajza më kërcënuan se do të më vrisnin.

Shumë persona më kanë dërguar mesazhe: “O ti zezak i dreqit”, “Je shkërdhatë, ke ardhur në Shqipëri të keqtrajtosh vajzat shqiptare”.

Frika ime e vetme ishte për vëllanë e vogël, ai është i vetmi njeri që kam, nuk kam familje tjetër. Mesazhet ia kam dërguar policisë”.

Continue Reading
Advertisement

Sport

“Më fyeu dhe u zhduk”, trajneri i Portos sqaron episodin me Tuchel

Published

on

By

Porto fitoi dje 0-1 me Chelsea. Në stadiumin Sanchez Pizjuan në Sevilla, Blutë e Londrës u kualifikuan për në fazën gjysmëfinale të Champions League falë rezultatit në ndeshjen e parë. Dueli u vendos me një gol në fundin e tij, ndërsa për portugezët nuk rezultoi goli i fitores.

Në fundin e ndeshjes, trajnerët respektiv patën një përplasje nga larg, me Sergio Coinceicao që ka treguar se tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel e ka fyer dhe është larguar më pas. Sipas medieve në Angli, ky episod ka sjellë një tjetër moment debati, teksa u përfshinë Rudiger, Silva e Pepe.

“Nuk kishte shkëmbim fjalësh (gjatë ndeshjes) sepse isha përqendruar te loja, nuk e di pse reagoi. Por unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa fyerje. Nuk është bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. Unë madje nuk fola me të”, tha trajneri portugez i Porto.

Continue Reading

Sport

Neymar “tërbon” Kimmich, lojtarët e PSG festojnë para fytyrës së mesfushorit të Bayern (VIDEO)

Published

on

By

Bayern Munich fitoi dje 0-1 në Francë me PSG, teksa ky rezultat nuk i kualifikoi bavarezët për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit Uefa Champions League.

Kanë qenë të besuarit e Pochetinos që falë fitores 2-3 në Gjermani kanë kaluar më tej.

Në fundin e ndeshjes, Parades dhe Neymar kanë festuar si të “çmendur” që eleminuan kampionët në fuqi të Europës, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë para fytyrës së Kimmich, lojtarit të Bayern.

Një gjë e tillë nuk mbeti pa u vënë re nga fansat, me pamjet që bënë xhirron e rrjeteve sociale. E gjithë festa erdhi pas deklaratave të Kimmich, që më herët u shpreh se do ta eleminonin PSG.

Continue Reading

Sport

Real Madridi bëri përgatitje të pazakonshme për ndeshjen me Liverpoolin

Published

on

By

Real Madridi u stërvit në mënyrë të pazakontë para ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të hënën.

I shqetësuar për telashe të mundshme me lodhjen, trajneri Zinedine Zidane vendosi të mos i ngarkojë lojtarët e tij me ushtrime të rënda dhe iu kërkoi ta bënin një shëtitje të këndshme me biçikleta përreth qendrës stërvitore, sipas MARCA.

Francezi iu kërkoi lojtarëve që kishin luajtur në fitoren kundër Barcelonës të shtunën të mos merrnin pjesë në ushtrimet e të hënës pasdite por ta ngisnin biçikletën.

Djelmoshat e Zidane e luajtën një seri ndeshjes vendimtare në javët e fundit, përfshirë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions dhe El Clasicon e së shtunës.

Prandaj, qëllimi i trajnerit ishte t’iu jepte lojtarëve mundësi të çlodheshin duke e shmangur mbingarkesën e mundshme.

Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të mërkurën në Anfield, me vetëbesim falë fitores komanduese 3:1 në ndeshjen e parë në Madrid.

Continue Reading

Aktuale