Connect with us

Kolumna

Diaspora për Strugën: Mos na vrisni vendlindjen!

Published

on

DIASPORA PËR STRUGËN: MOS NA VRISNI VENDLINDJEN!

Mërgata shqiptare në Zvicër ka ndjekur me shqetësim të madh ngjarjet e fundit të ndodhura në Maqedoninë e Veriut. Me po të njëjtin shqetësim shohim se një pjesë e madhe e politikës dhe e zërave publikë dhe medialë kanë heshtur para gatimit të një prej dramave më të mēdha që po thuret në kurriz të mërgimtarëve. Pasi u ndalua regjistrimi i popullësisë krejt papritur duke përdorur pandeminë si shkak, a thua se kur u zhvilluan zgjedhjet e fundit nuk kishte pandemi, por mbi këtë hilè vjen dhe skandali i fundit. Ky skandal tenton të eliminojë mërgatën nga e drejta ligjore, morale dhe hyjnore e të pasurit Vendlindje!

Kështu tani thuhet se kur të rifilloi regjistrimi Diaspora (domethënë ne mërgimtarët), do të evidentohemi, por aq, nuk do të numërohemi si pjesë e popullit të Maqedonisë së Veriut.Do të jemi thjesht emra dhe mbiemra hallexhinjsh që skamja, frika, dhuna i detyroi të braktisinin shtëpitë, kurse tashmë qeveria ja merr shtëpitë me gjithë vendlindje! Dëgjoni këtu politikanë, e sidomos ti z.Ali Ahmeti, që edhe je në qeveri, edhe je shqiptar, edhe shqiptarët po t’i kërcënojnë, ama ti këto ditë as nuk je parë dhe as nuk je dëgjuar: Nëse dikush apo gjithkush nga ju, mendon të na lerë pa vendlindje, ta dijë që ka punë me Shqiptarët dhe me Zotin sepse edhe Zoti është me të drejtën e popujve për të pasur vendlindje.

Me tokat ku paraardhësit tanë kanë hedhur rrënjë, ku ende janë të freskët bajrakët e stërgjyshërve tanë që duruan dhe sakrifkuan deri edhe jetën që ne të vinim në jetë, aty ku jemi lindur e ku kemi mësuar si të themi fjalën Nënë dhe fjalën Bab, e pra me ato toka, me tokat tona Askush Nuk Mund Të Luajë!

E provuan me luftë, me gjenocid, me diskriminim të tmerrshëm, dhe prapë nuk ja dolën, ndaj tash që është shekulli i 21, le t’i lënë këto provokime të shëmtuara, e të heqin dorë nga çdo ide fashiste, e të na lënë të zhvillojmë vendin tonë sepse ju kujtojmë se paratë tona janë të ardhura shumë të rëndësishme për buxhetin e shtetit!

E për fund: A e dini cila është ëndrra e secilit mërgimtar? Që një ditë të kthehet në vendlindje! Ne lodhemi shumë e nuk na mbetet kohë të kemi shumë ëndrra, ndaj mos na i prishni këto pak që kemi! Për ata që duan të bëjnë politikë gjoja patriotike duke thurur kështu lloj strategjish anti-shqiptare, ju themi se- patriotizmi nuk bëhet duke mohuar një popull tjetër!

Ne i kemi thënë Mirupafshim vendit tonë, mos ne deryroni t’i themi Lamtumirë se nuk ka gjë më të rëndë se kur të vrasin vendlindjen! Kushdo që do të marrë pjesë në këtë krim le të mendojë dhe pasojat.

Continue Reading
Advertisement

Kolumna

TEUTA, TETOVA, TETORI, TERRORI

Published

on

By

Shkruan Blendi Hodai:

TEUTA, TETOVA, TETORI, TERORRI.

Teuta Terrorizon Territorin e Tetovës, por Tetori do të jetë muaji i shpëtimit të Tetovës.

Tetova ka nevoja të shumta, Tetova ka mungesa të shumta e mungesën më të madhe Tetova e ka në Komunë. Nevojën më të madhe në Tetovë e ka Komuna. Për çka? Çka tjetër pos një udhëheqësie të mirëfilltë që gjitha nevojat e mungesat tjera do të ishin të minimizuara por mos të thënë të padukshme.

Tetovës sot më shumë se kurrë i nevojitet një kryetar Komune që është i pavarur dhe që do punojë për të mirën e qytetit.

Unë besoj në aksiomën e Spinozës se “Shteti dhe Komunat si institucione nuk kanë asnjë funksion tjetër, përveç se të jenë në shërbim të qytetarëve”. Në këtë frymë, një kryetar dhe udhëheqësi e pavarur, teknokratësh do duhet t’ju shërbejnë ekskluzivisht vetëm qytetarëve e jo klaneve partiake, hidromafias apo mafisë urbane.

Ps: në muajin tetor fillojnë studimet, e Tetova e ka provimin në lëndën „Çlirimi i Tetovës“. Unë shpresoj dhe dëshiroj që dëshprimi i qytetarëve të manifestohet me ndryshim për një Tetovë që i ka hije.

Continue Reading

Kolumna

Shqipëria është e jona deri në palcë, por a jemi ne të saj?

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku:

Edhe pak ditë deri në zgjedhjet e përgjithshme në mëdheun tonë të dashur e të vuajtur. Shqipëria është e jona, deri në palcë. Por a jemi edhe ne të saj?

Në një bisedë me një mikun tim këtu në Strugë, folëm për miqtë e farefisin, kolegët e të njohurit që kemi këtu e atje në Shqipëri me të drejtë vote për t’u kërkuar të mbështesin dhe në fund të votojnë tre kandidatët e LV në Tiranë, Gjirokastër dhe Lezhë. Efekti qe i menjëhershëm. Shumica e njerëzve që i kontaktuam, u zunë fillimisht krejt gafil nga kjo kërkesë. S’na ka bërë vaki, thanë, që ndonjë shqiptar nga jashtë shtetit të na kërkojë votën për aksh parti apo kandidat për deputet. Përveçse paksa të huton, kjo lutje e papritur të bën edhe t’i shkundësh mendimet dhe qëndrimet politike vetjake. Çfarë e shtyn një shqiptarin që personalisht nuk ka asnjë përfitimi personal, të favorizojë një subjekt politik në Republikën e Shqipërisë, gjë që s’ka ndodhur kurrë më parë. Kush qenkan këta politikanë që meritojnë vëmendjen dhe angazhimin edhe shqiptarëve jashtë kufirit.

Politikani është figurë publike, ai përfaqëson jo vetëm votuesit e tij, por të gjithë kombin. Politikani i zgjedhur dhe përfaqësues është shëmbëlltyra e popullit që e zgjedh si dhe e individit zgjedhës. Pra, ne tek politikani e shohim veten si në pasqyrë.

Andaj, fitores së LV, Albinit, Glaukut dhe Vjosës i janë gëzuar të gjithë shqiptarët anembanë, jo vetëm ata të Kosovës. Ne, që të gjithë, jemi ndjerë krenarë se më në fund po përfaqësohemi denjësisht si komb dhe si pjesëtarë të atij kombi. Nëse i besojmë maksimës se, Çdo popull ka ata politikanë, atë përfaqësi që e meriton, atëherë me tre figurat e sipërpërmendura, edhe ne si popull tak ta e shohim veten meritor, të ndershëm, të ditur, stoik, të pakorruptuar, të drejtë e të mirë, baras me popujt e përparuar e të civilizuar.

Por pse të ndalemi këtu. Në Shqipëri ne mund ta vazhdojmë përjetimin e kësaj ndjenje krenarie. Aty kandidojnë tre figura nga e njëjta serë, e po asaj fryme. Nëse dëshirojmë të jemi koherent me veten, pra të mos e bëjmë hipokritin, do të duhet që edhe atje të mbështesim Boiken Abazin, Iliaz Shehun dhe Kreshnik Merxhanin.

Në Kosovë ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kemi luajtur një rol shumë të madh në fitoren e kësaj fryme. Pa ne fitorja e LV, Albinit, Glaukut dhe Vjosës nuk do të merrte përmasën e referendumit, dhe për këtë jam plotësisht i bindur. Ne kemi marrë pjesë drejtpërdrejtë duke votuar me post dhe në vend, por edhe me aktivizëm politik të dendur në shumë aspekte.

Është substanciale të theksojmë, se ne nga MV politikën, as figurat politike në Kosovë nuk i kemi vështruar dhe trajtuar nga pozita e tifozit. Pra skenën politike atje nuk e kemi parë vetëm si skenë teatrale dhe spektakli, por si lëndë që mund ta bashkë-formësojmë me bashkë-pjesëmarrje në proces.

Këtë fuqi si ndikim ne mund të shtrijmë edhe në Shqipëri. Ne vazhdimisht po ankohemi për idiferencën totale të Tiranës zyrtare ndaj nesh si bashkëkombës.

Që Shqipëria zyrtare të na përfillë, ne duhet të dëshmojnë se jemi relevant, se angazhimi ynë luan rol të madh në fitoren dhe në disfatën e forcave politike të atjeshme. Ne duhet të demonstrojmë se jemi pjesë e një trupi të vetëm. Dhe një trup nuk mund të funksionojë në mënyrë të përsosur, kur pjesë të tij dalin jashtë funksionit. Po ne kemi kapacitete të mëdha vetjake, por të bashkuar bëhen gjigande. Asnjë komb nuk deklaron se është i vetëmjaftueshëm. Të gjithë kombet janë të ndërvarur me njëri-tjetrin. Nuk ka kuptim qëndrimi politikë se ne shqiptarët e MV mundemi pa ndërhyrjen e Tiranës apo Prishtinës. As Berlini zyrtarë nuk e pretendon këtë, se mundet vetë. Si: “Ne mundemi vetë.” Çfarë formule na qenka kjo?! Ne vërtetë se mundemi edhe vetë, por bashkë mundemi shumë më shumë.

Pra, që forcat politike vendimmarrëse të mos na trajtojnë si tifozë, të parëndësishëm, të largët, pa ndjerë ndaj nesh asnjë obligim dhe përgjegjësi, ne patjetër që duhet të jemi më proaktiv, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, duke rënduar substancialisht sadopak në peshoren e fitores apo humbjes të subjekteve politike atje.

Qenia jonë duhet të kushtëzojë qenien e tyre.

Continue Reading

Kolumna

Si u falsifikua regjistrimi i popullsisë së vitit 1953 në Maqedoni

Published

on

By

Shkruan: Qerim LITA, SHKUP

Popullsia shqiptare nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave ishte e ndarë në tre njësi administrative ose, siç njiheshin asaj kohe, banovina: e Vardarit (që përfshinte pjesën më të madhe të tokave shqiptare), e Zetës dhe e Moravës. Numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare në këto tre banovina, sipas regjistrimit që ky pushtues e mbajti në vitin 1931, ishte rreth 505.000 banorë. Vetëm në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut të deklaruar si shqiptarë pati gjithsej 136.293 banorë. Ky numër, sipas qarqeve, ishte si vijon: Qarku i Manastirit – 19.209; Qarku i Bregallnicës – 71; Qarku i Kumanovës – 25.097; Qarku i Ohrit – 11.447; Qarku i Shkupit – 32.035; Qarku i Tetovës – 48.399 dhe Qarku i Tikveshit – 34 banorë.

Continue Reading

Aktuale