Lajme
Sa të infektuar dhe sa viktima janë regjistruar sot? – Publikohet raporti
Në 24 orët e fundit 301 raste të reja me Kovid-19, 37 të vdekur dhe 1091 pacientë të shëruar
Ministria e Shëndetësisë informon, në pajtim me të dhënat nga Instituti për shëndet publik se në 24 orët e fundit janë bërë 1.431 testime, ndërsa janë regjistruar 301 raste të reja me Kovid-19. Kanë vdekur 37 persona, ndërkaq janë shëruar 1091 pacientë.
Në Shkup janë regjistruar 174 raste me Kovid-19, në
Kavadar – 17, Veles – 16, Prilep – 14, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip – nga 11, Gostivar – 8, Ohër – 7, Strugë – 6, Koçan – 5, Kërçovë – 4, Vinicë – 3, Negotinë, Sveti Nikole, Berovë dhe Dellçevë – nga 2, Manastir, Strumicë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Dibër dhe Demir Kapi nga një rast.
Janë regjistruar 1.091 pacientë të shëruar nga Shkupi – 429, Ohër – 107, Prilep – 74, Veles – 42, Kumanovë – 40, Shtip dhe Strugë – nga 37, Manastir – 36, Kavadar – 34, Gostivar – 29, Gjevgjeli – 26, Kriva Pallankë – 24, Tetovë – 23, Strumicë – 17, Negotinë – 13, Koçan dhe Dellçevë – nga 12, Berovë, probishtip dhe Bogdanci – nga 11, Vallandovë – 10, Radovish – 8, Dibër dhe Krushevë – nga 7, Kërçovë – 6, Sveti Nikole dhe Demir Kapi – nga 5, Resnjë – 4, VInicë, Kratovë dhe Pehçevë – nga 3, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – nga 2 dhe Makedonska Kamenicë 1.
Janë paraqitur gjithsej 37 pacientë të vdekur – nëntë nga Shkupi (74, 81, 47, 60, 69, 76, 79, 77 dhe 61 vjeç), gjashtë nga Prilepi (42, 58, 72, 74, 75 dhe 56 vjeç), tre nga Tetova (65, 59 dhe 57 vjeç) dhe poashtu tre nga Gjevgjelia (73, 65 dhe 56 vjeç), dy nga Kumanova (90 dhe 67 vjeç), Kavadari (85 dhe 57 vjeç), Strumica (73 dhe 62 vjeç) dhe VInica (79 dhe b62 vjeç) dhe nga një I vdekur nga Manastiri (59 vjeç), Ohri (82 vjeç), Kërçova (37 vjeç), Negotina (64 vjeç), Sveti Nikola (79 vjeç), Kriva Pallanka (73 vjeç) dhe Dibra (43 vjeç).
Tridhjetë e gjashtë pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, përderisa një pacient ka vdekur në kushte spitalore.
Janë bërë 1.431 teste përmes: IPSH-183, QSHP Shkup-47, QSHP Manastir-0, Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile-5, Mjekësia gjyqësore-0, laboratori spitali Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji-0, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti për mikrobiologji-0, ASHAM-59, Zhan Mitrev (FIlipi I Dytë)-186, Avicena-0, Biotek-275, Sistina-330, laboratori Laor-0, Sinlab-0, Remedika-0, Pllodnost-0, Genea-0, IPSH dhe EPSH (rapid test) – gjithsej 346.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 643.004 testime për Kovid-19.
Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tone prej fillimit të epidemisë është 135.167, numri I pacientëve të shëruar është 110.388, I të vdekurve 3.977, ndërsa numri I rasteve aktive është 20.802.
Sipas analizave epidemiologjike për momentin, distribuimi sipas qyteteve është si në vijim:
Distribuimi sipas qyteteve është si në vijim:
Distribuimi sipas qyteteve Të sëmurë (gjithsej) Raste aktive (gjithsej)
Shkup 60472, aktivë 10319
Prilep 7304, aktivë 1099
Kumanovë 7181,aktivë 1047
Manastir 4814, aktivë 996
Veles 4728, aktivë 788
Gostivar 4680, aktivë 505
Kavadar 4618, aktivë 709
Shtip 4402, aktivë 464
Ohër 4288, aktivë 794
Strumicë 3392, aktivë 412
Strugë 2736, aktivë 245
Koçan 2340, aktivë 273
Kërçovë 2097, aktivë 223
Negotinë 1990, aktivë 369
Gjevgjeli 1915, aktivë 381
Sveti Nikole 1309, aktivë 120
Kriva Pallankë 1101, aktivë 102
Resnjë 1066, aktivë 199
Radovish 943, aktivë 134
Berovë 882, aktivë 118
Dibër 869, aktivë 57
Dellçevë 867, aktivë 97
Probishtip 709, aktivë 80
Vinicë 654, aktivë 102
Vallandovë 545, aktivë 88
Krushevë 439, aktivë 120
Bogdanci 425, aktivë 69
Demir Kapi 370, aktivë 72
Kratovë 337, aktivë 26
Demir Hisar 331, aktivë 41
Makedonski Brod 313, aktivë 42
Pehçevë 238, aktivë 28
Makedonska Kamenicë 212, aktivë 17
Dojran 118, aktivë 15.
Lajme
Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.
“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.
Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.
I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.
Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.
Bota
Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve
Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim
Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.
Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.
Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.
Lajme
Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.
“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.
Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.
“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl