Connect with us

Bota

Pandemia ka vështirësuar edhe punën e hajnave!

Published

on

Pandemia Covid-19 ka goditur në Gjermani shumë vetë, e ndër ta edhe vjedhësit. Për shkak se tani shumë vetë punojnë nga shtëpia, rastet e vjedhjeve të shtëpive kanë rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV njoftoi në raportin e saj vjetor, se në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në vitin 2020 ka regjistruar numrin më të ulët të kërkesave për kompensim në rast vjedhjeje, që nga viti 1998 kur ka nisur mbajtja e statistikave të kësaj shoqate.

“Rënia e numrit të vjedhjeve dhe grabitjeve në banesa lidhet kryesisht me faktin se njerëzit kalojnë tani shumë kohë në shtëpi për shkak të pandemisë së virusit korona,” tha presidenti i GDV Jërg Asmussen. “Vjedhësit shpesh nuk kanë asnjë mundësi për të kryer krimin.”

Rënie e numrit të vjedhjeve në vitin 2020 në krahasim me 2019 është shënuar në të 16 landet e Gjermanisë.

Gjithësesi edhe para pandemisë së virusit korona, numri i vjedhjeve të banesave dhe të shtëpive në Gjermani ka shënuar që nga viti 2015 rënie çdo vit.

Shumë pronarë shtëpish dhe apartamentesh investojnë në teknologji më të mira sigurie, prandaj thuajse gjysma e të gjitha tentativave për vjedhje dështojnë, sepse autorët e krimit nuk mund të hyjnë shpejt në shtëpi, thuhet në raport.

BURIMI

Continue Reading

Bota

10 vjeçarja palestineze që bëri bujë në internet: Pse e meritojmë këtë, çfarë bëmë për këtë? (VIDEO)

Published

on

By

Një video, në të cilën shihet një vajzë 10-vjeçare nga Gaza, duke qarë para një ndërtese të shndërruar në rrënoja dhe duke pyetur “pse e meritojmë këtë”, ka bërë bujë në internetit.

Videklipi jep një pasqyrë të brutalitetit të konfliktit Izrael-Palestinë dhe tregon se si fëmijët janë ndër më të prekurit.

“Nuk mund të bëj asgjë. Jam vetëm 10 … çfarë pret nga unë të rregulloj?”, pyeti vajza Nadine Abdel-Taif, duke treguar drejt ndërtesës që ishte kthyer në rrënoja.

Ajo ndër të tjera duke qarë tha se: Unë nuk mund të merrem me këtë. Unë thjesht dua të jem një mjeke ose diçka për të ndihmuar njerëzit e mi. Por nuk mundem. Unë jam thjesht një fëmijë.

“Pse e meritojmë këtë? Çfarë bëmë për këtë?”, pyeti Nadine, duke shtuar se familja e saj thotë se “ata (Izraeli) thjesht i urrejnë.

“Ata thjesht nuk na pëlqejnë sepse ne jemi myslimanë”.

Continue Reading

Bota

Doktorët e deklaruan të vdekur nga Covid, por gruaja zgjohet disa çaste para se të digjet

Published

on

By

Një grua e moshuar që mendohej se kishte vdekur nga Covid, u zgjua disa çaste para se të digjej. Shakuntala Gaikwad doli pozitive me Covid-19 në fillim të Majit dhe u izolua në shtëpinë e saj në Baramati në Mudhale, Indi.

Kur 78-vjeçarja filloi të shfaqte simptoma të rënda anëtarët e familjes thirrën një ambulancë e cila e çoi atë në spital.

Ndërsa përpiqeshin ta gjenin një shtrat në spital, zonja Gaikwad ra pa ndjenja në ambulancë. Stafi konfirmoi vdekjen e gruas dhe anëtarët e familjes përhapën lajmin e trishtuar.

Zonja Gaikwad më pas u kthye në fshatin e saj të lindjes, ku familja filloi të përgatitej për djegien e saj dhe ritet e fundit. Disa çaste para se ajo të hidhej në zjarr, gruaja hapi sytë dhe filloi të qante. Ajo u transferua menjëherë në Spitalin e Jubileut të Argjendtë në Baramati për trajtim të mëtejshëm tha drejtori i spitalit Dr Sadanand Kale.

Continue Reading

Bota

Armata izraelite e granatoi territorin libanez për hakmarrje

Published

on

By

Armata izraelite e granatoi territorin libanez në shenjë hakmarrje pasi u qëlluan me raketa në territorin e saj drejt Izraelit.

“Gjashtë raketa u qëlluan nga Libani në drejtim të Izraelit verior dhe të gjitha ranë në territorin libanez. Si përgjigje, forcat e artilerisë sonë gjuajti me raketa drejtë caqeve”, kumtoi Armata izraelite.

Shpërthime u dëgjuan rreth Misgav Am në veri të Izraelit, pak para se Armata izraelite të kumtoj se ishte përgjigjur me zjarr artilerie.

Një video incizim u publikua në rrjetet sociale që tregon përgjigjen izraelite.

E paqartë është saktësisht se sa raketa u qëlluan nga territori libanez, pasi Armata izraelite tha se ishin gjashtë raketa, ndërsa burimet e sigurisë libaneze thanë se ishin tre.
Misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban, UNIFIL, kumtoi se raketat ishin shkrepur nga zona Rashaja al-Fukar, një fshat afër kufirit dhe se Izraeli ishte përgjigjur.

Continue Reading

Aktuale