Connect with us

Lajme

Kompania “Siti plaza” do të investojë mbi 105 milionë euro në zhvillimin e “Ramstor Maqedoni”

Published

on

Kompania e Maqedonisë së Veriut “Siti plaza”, pronar I ri I “Ramstor Maqedoni” në përbërje të të cilit hyjnë qendra blerëse “Ramstor moll”, si dhe zinxhiri I marketeve “Ramstor”, në pesë vitet në vijim do të investojë mbi 105 milionë euro në zgjerim dhe zhvillim të kësaj kompanie. Ekipi menaxhues I “Siti plaza” sot para përfaqësuesve të shumtë të kreut shtetëror, përfaqësues të korit diplomatik, biznesmenë dhe medium, e prezantoi programin investues për “Ramstor Maqedoni” për periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2025, me ç’rast edhe solemnisht e mori kompania nën kryesimin e saj.

Në ngjarjen solemne për marrjen e “Ramstor Maqedoni”, kompania “Siti plaza” e prezantoi edhe partneritetin e ri strategjik me holdingun “Migros” nga Republika e Turqisë. Ky bashkëpunim nënkupton investim të përbashkët në pjesën e sigurimit dhe franshizës së markës tregtare “M” për rajonin e Ballkanit, që do të mundësojë qasje edhe deri tek tregjet e huaja, në të cilat krahas “Ramstor”-it do të kyçen edhe prodhues të tjerë të vendit dhe të Turqisë.

Me investimet e planifikuara, në pesë vitet e ardhshme “Siti plaza” do ta rrisë kapacitetin e qendrës tregtare “Ramstor moll” në Shkup dhe do të ndërtojë garazh nëntokësor për këtë objekt, do ta zgjerojë rrjetin shitës të marketeve “Ramstor” për 18 supermarkete të reja, si dhe do të ndërtojë tre “Ramstor Retail” parqe në lokacione në vend ku “Rasmtor” për momentin nuk është I pranishëm. Plotësisht, plani investees parasheh ndërtim dhe modernizim të qendrës logjistike “Ramstor” në sipërfaqe prej mbi 25 mijë m2, ndërtim të hapësirës së re administrative-afariste, investime në fabrika për përpunim dhe paketim të prodhimeve ushqimore, si dhe ndërtim të centralit fotovoltaik prej 5 megavatëve në rajonin e Koçanit.

Me marrjen e “Ramstor Maqedoni”, siç theksoi Ajdovan Ademoski, pronar I “Siti plaza”, kompania do t’I mbajë të gjithë të punësuarit, ndërsa me investimet e reja do të happen edhe plotësisht 700 vende të punës në të gjithë sektorët nga puna e shoqatës. Vlera e përgjithshme e investimeve të planifikuara do të jetë 105,2 milionë euro.

“Prej kohë më parë, ‘Siti plaza’ solli vendim afarist ku në cilësi të pronarit të plotë e mori pronësinë e Rasmtor Maqedoni dhe planifikon ta vazhdojë përvojën dhe njohuritë e veta në zhvillimin dhe adaptimin e mëtutjeshëm të standardeve të reja në bërjen e tregtisë në këmbim tregtar, sin ë shtet, ashtu edhe jashtë, në Turqi, Bullgari, Serbi dhe Kosovë”, tha Admeoski në ngjarjen e sotme.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e vet tha se në kohën kur kompanitë tek ne dhe çdo kund në botë po përballen me sfida të mëdha për shkak të pandemisë nga Kovid-19 dhe për atë shkak I ulë shpenzimet dhe numrin e të punësuarve, është raritet I rrallë hyrja në investime të reja dhe paralajmërim për punësime të reja. Një nga shembujt e rrallë tek ne, shtoi Zaev, është plani I “Siti plaza”, I biznesmenit Ajdovan Ademoski pas marrjes së QT “Ramstor” dhe zinxhiri me të njejtin emër të marketeve.

“Me këtë rast ta theksoj rolin e qytetarëve nga komuniteti turk për vendin tonë si vegël e fuqishme e ndërlidhjes së miqësisë tradicionalisht dhe jashtëzakonisht të mirë dhe bashkëpunim I shkëlqyeshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Dy vendet tona vazhdimisht investojnë në zhvillimin e marrëdhënieve bilateral në rajon dhe më gjerë. Ilustrim më I mire është prania e një numri të madh të investimeve të huaja në vend nga Turqia, ajo është investuesja më e madhe e huaj në Maqedoni të Veriut nga vendet jashtë BE-së”, tha Zaev.

Shtoi se vetëm këtë vit interesim për të investuar në gazifikimin sekondar të vendit tone shprehën dy kompani të mëdha turke dhe hynë në faze përfundimtare të dialogut konkurrues për vendosje të partneritetit private-publik në këtë projekt në vlerë prej 300 milionë eurove.

“Dy kompani turke konkurrojnë në Çebren, disa kompani turke për ndërtim të hekurudhave, dy kompani për njëqind megavatë në Osllomej janë vetëm nga Turqia, disa kompani turke për investime grinfilld në zonat tona”, konkludoi Zaev.

Ambasadori turk, Hasan Mahmet Sekizqok theksoi se ndërhyrjet e reja të cialt do t’I realizojë “Ramstor”-I, pa dyshim do të japin fidbek në marrëdhëniet ekonomike të Turqisë dhe Maqedonisë.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela mbledh kryesinë, ja çka u vendos për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët, sonte (25.07.2021) mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për përgaditjet për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje u sollën edhe dy vendime:

1. Shtabi Qendror i partisë u plotësua me anëtarë të ri nga katër zonat zgjedhore:

Për Zonën 1

Zulfi Adili

Për Zonën 2

Elmi Aziri

Për Zonën 5

Syrija Rashidi

Për Zonën 6

Halil Snopçe dhe Ilire Dauti 

2. Kryesia Qëndrore autorizon Kryetarin e partisë që të organizojë kuvendet zgjedhore të degëve, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të mundshëm të komunave.

Continue Reading

Kosovë

“3-4 ditë rrugë, vetëm një natë pushim” – Flet djali i shoferit që humbi jetën në aksidentin e sotëm

Published

on

By

Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur të dielën, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), nga fshati Gërçinë në afërsi të Gjakovës, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.
“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për REL.
“Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka thënë Sylmetaj.

Ai po ashtu ka reaguar edhe përmes një shkrimi në Facebook.

Shoferi tashmë i ndjerë kishte vozitur autobusin për disa orë.

Aksidenti besohet se ka ndodhur pasi ai është ndërruar nga shoferi tjetër, i cili është intervistuar nga policia kroate.

Continue Reading

Lajme

Vëllai ia vjedh motrës arin me vlerë 50 mijë euro në Gostivar

Published

on

By

Sot rreth orës 16.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria personin M.A. (31) nga një fshat në rajonin e Gostivarit, i cili dyshohet se gjatë dy muajve të kaluar, në disa raste, ka vjedhur stoli ari nga shtëpia e babait të tij në një vlerë totale prej 50 deri 60 mijë euro. Ari ishte në pronësi të motrës së tij dhe M.A. ua kishte shitur personave të tjerë, ndërsa vjedhja u raportua sot (25-korrik) në ora 15.00 nga babai i tij. Pas dokumentimit të çështjes, do të pasojë parashtresë adekuate.

Continue Reading

Aktuale