Connect with us

Lajme

Detaje nga atentati në Shkodër/ U ekzekutua me 79 plumba, zbulohet përse Bardhok Pllanaj ishte në spital para se ta vrisnin. Çfarë tha dëshmitari

Published

on

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar detaje nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:07 në lagjen “Dobraç”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u konstatua një makinë e djegur. Policia konstatoi se automjeti i djegur ishte rreth 250 metra pa shkuar tek rruga kryesore, ku ndodhej mjeti i tipit Range Rover, në të cilin u ekzekutua Pllanaj.

“Vendi i ngjarjes fillon në një distancë rreth 100 metër pa shkuar tek mjeti i viktimës, ku në rrugë pranë trotuarit u konstatuan në mënyrë të crregullt gëzhoja automatike mod.56 të cilat shkonin deri në afërsi të mjetit të viktimës. Nga kjo këqyrje u fiksuan gjithsej 79 gëzhoja”, thuhet në dosjen që disponon gazetarja Anila Hoxha.

Ndërsa në automjetin e djegur, tip Volkswagen Passat, me targa FV140MT, u gjetën dy armë automatike mod.56, dy krehër automatiku dhe dy gëzhoja mod.56 kalibër 7.62 mm të cilat u morën me cilësinë e provës materiale nga policia.

Sa i përket automjetit të Pllanajt, u gjetën dy aparate telefoni, njëri i dëmtuar, njëri në gjendje të rregullt por është dërguar për ekspertim laborator kriminalistik Tiranë. Në vendin ku u qëllua Pllanaj, u mor në pyetje një person, i cili deklaroi se tek rruga e Bajpasit nuk kaloi as makinë as persona në këmbë, por i dëgjoi të shtënat me armë.

“Nisur nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje me paramendim, të mirë organizuar me mbi dy persona autorë, të cilët kanë bashkëpunuar me persona të tjerë të cilët kanë ruajtur viktimën për lëvizjet e tij, pasi paraprakisht viktima dyshohet se ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij në spitalin e Shkodrës tek nëna e sëmurë dhe pasi ka dalë nga aty ka shkuar për në banesën e tij në Dobraç. Pasi ka dalë nga banesa dhe sapo ka dalë nga oborri i pallatit në një distancë rreth 50 metra është qëlluar nga autorët”, thuhet në dosjen hetimore që siguroi gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Kush është Bardhok Planaj?

Bardhok Planaj, njihet si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në shkurt të vitit 2020, ishte një nga të piketuarit e OFL që iu është dërguar formulari. Planaj, i cili ishte banues në Koplik, Shkodër, rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua në 2018 pasi kishte një pallat 10-katësh, që 44-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat. Sipas burimeve policore, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Planajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, edhe në maj të vitit 2017, por në rrethana të paqarta rezulton që kjo masë të jetë shuar 2 muaj më vonë.

Top Channel

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale