Connect with us

Komente

Emisioni “Përputhen” në skenën politike në RMV

Published

on

Shkruan, Rijat ABDULLAI

Edhe pse publikisht jam pjesë e një strukture politike, shumë rrallë ndodh që shfrytëzoj profilin tim në FB që të postoj aktivitete politike. Është profil privat, në të cilën parapëlqej të ndaj momente me familjen time dhe shoqërinë. Kjo ndodh për shumë arsye për të cilat nuk dua dhe nuk mund të diskutoj.

Tani, ka momente politike në vend, të cilët realisht janë MBI politikën. Kur diçka është mbi politikën, për mua është kombëtare, e kur është kombëtare, kam të drejtën e të madhit Zot që të reagoj dhe të shpreh mendimin tim në lidhje me atë që ndodh.

Për momentin, ndodh një dukuri e cila realisht ka mendime shumë të ndara. Nga mendimet e personave privat, deri në ato mendime të aktivistëve partiak dhe opinione të gazetarëve e analistëve të pavarur dhe atyre kapak të varur. Secili meriton respektin e vet, për hirë të lirisë së shprehjes dhe aty nuk ka asgjë të keqe. Por ama, në momentin kur tentohet që të relativizohen veprimet politike, në momentin kur tentohet që të futen të gjithë në një grup si të këqij ose edhe të mirë, diçka nuk shkon si duhet. Përpos jo korrektësisë, është mungesa e guximit që sendet të thuhen troç, ashtu siç janë. E në këtë situatë, besoj që shumë qartë duket se kush është në grupin që vepron drejtë dhe kush në grupin tjetër.

Fakt është që mal pa ferra nuk ka. Në çdo parti politike ka njerëz të mirë dhe më pak të mirë. Në disa bile ka edhe njerëz shumë të këqij. Këtu flas për çdo parti politike, pa përjashtim. Dhe këtu, mund të vazhdojë debati se ku ka më shumë prej të parëve e më shumë prej të dytëve. Shumë shokë e miq, duke më përfshirë edhe mua vetë, çështjen e regjistrimit e kemi marrë shumë personale. E kemi marrë të tillë me të drejtë, pasi secili nga ne, pavarësisht skuadrës politike që i takon, bën më shumë ose më pak për të ndihmuar atë proces në diasporë. Ligji për regjistrim, është diçka që nuk është vetëm politike. Ligji për regjistrim dhe debati rreth shtyrjes është diçka që prek një pjesë të banorëve të këtij shteti, pikërisht për shkak se ajo pjesë e banorëve të këtij shteti nuk ka emër me të cilën identifikohet në kushtetutë, por ka definim matematikor ose statistikor. Në vend të emrit të tyre, ato quhen populli 20% dhe si pasojë, të drejtat e tyre kolektive, varen nga ajo përqindje.

Regjistrimi është proces i cili sipas metodologjisë, duhet të pranohet si i tillë. Të dhënat që futen përmes sistemit, duhet të jenë të paprekura. Në momentin kur të dhënat preken, atyre u mungojnë dy sende kryesore: autorsia dhe integrtiteti.
E para do të thotë që pas prekjes së të dhënave, nuk ekziston mundësia për verifikim të saktësisë së të dhënave, dhe e dyta, respektivisht integriteti i të dhënave, na pamundëson që të dëshmojmë se ato të dhëna, të dërguara përmes platformës nga ana e vetë gurbetqarëve, nuk kanë ndryshuar nga forma në të cilën janë dërguar.

Për ata që e marrin si të mirëqenë fjalën se të dhënat do të kryqëzohen, kryqëzimi i të dhënave ose “data matching” bëhet kur kemi dy grupe të të dhënave të cilët lidhen njëra me tjetrën me anë të ndonjë çelësi të përbashkët. E si do të ndodh ai kryqëzim dhe si të besojmë se do jetë i vërtetë kur të gjithë e dimë historinë e sistemeve që ekzistojnë në këtë shtet sot e 30 vite. Kryqëzimi nuk funksionon nëse në grupin e të dhënave në sistemin ekzistues të shtetit, nuk ekziston e dhëna që merret prej regjistrimit dhe si pasojë, do të shfaqen vetëm të dhënat e sistemit që e posedon MPB-ja ose enti shtetëror statistikor. Me fjalë të tjera, nëse një gurbetqarë, nuk ekziston si resident në sistemin e brendshëm ose bazën e të dhënave të Entit Statistikor ose MPB-së, të dhënat e tij, me automatizëm nuk do mund të kryqëzohen, dhe si pasojë, do të evidentohet si diasporë por nuk do të hyjë në përqindjen e atij etniteti që ai vetë i takon.

Debati që zhvillohet për momentin është i drejtë për shkak se mosbesimi në sistemin shtetëror është jashtëzakonisht i madh, sidomos në një ent shtetëror si ai statistikor, në të cilën numri i shqiptarëve të punësuar është ndër më të voglit se në çdo institucion tjetër. Kjo gjithmonë ka qenë kështu, prej pavarësimit të Maqedonisë së Veriut si shtet dhe fatkeqësisht, vazhdon të jetë ashtu edhe sot e kësaj dite. Për ata që dyshojnë, i kemi të gjallë zv. drejtorët shqiptarë që kanë shërbye dhe akoma shërbejnë në ato funksione atje, lirisht mund ta vërtetojnë këtë të dhënë.
E nëse të dhënat preken, ndërhyhet, përpunohen dhe nëse s’kemi të punësuar shqiptarë në një institucion të tillë, atëherë cili është mekanizmi i cili do të na garantojë se kryqëzimi i famshëm do të jetë korrekt dhe i saktë? Cili është algoritmi i cili do vërtetojë se sa gurbetqarët kanë të drejtë të regjistrohen dhe sa jo, kur të gjithë e dimë se vitin e fundit, për shkak të pandemisë numri më i madh i gurbetqarëve nuk kanë pasur mundësinë të vijnë në vendlindje dhe me automatizëm, ata do duhet të jenë të fshirë nga evidence e regjistrimit.

Prandaj të dashur miq, shokë, familjarë, bashkëqytetarë e politikan që fuqishëm akoma mbroni shtyrjen e regjistrimit, regjistrimi duhej të vazhdojë ashtu siç filloi, ose s’duhej aspak të fillojë. Vetë fakti që edhe partia nacionaliste VMRO pajtohet që të shtyhet regjistrimi, është moment i cili duhet analizuar. Duhet analizuar vetëm për një arsye të thjeshtë: përse ato që aq shumë e kontestuan regjistrimin, bile ishin të gatshëm edhe ta bojkotojnë atë, sot, pajtohen për shtyrje?! E fatkeqësisht, me ato pajtohet edhe faktori politik shqiptar që është në qeveri dhe në pamundësi të tregojnë se realisht nuk janë konsultuar aspak (që vërtetohet nga deklaratat kontradiktore të aktorëve të tyre të rëndësishëm politik këto ditë) e pranuan dhe e votuan shtyrjen.

E keqja dhe e mira s’mund të jenë me një thes. Ishte momenti që të gjithë deputetët shqiptar, pavarësisht interesave, të bëhen bashkë që një here e përgjithmonë të dihej numri i saktë sa jemi, ku jemi dhe me cilën jemi. Tani më, përgjegjësia ka një adresë dhe adresa është tek ato të cilët për shkak të inferioritetit politik, gëlltisin çfarëdo qoftë që gatuhet nga ata të “fortit” që për çdo ditë e çdo moment na tregojnë kush është “pronari” i këtij shteti e kush është “argat”.

Continue Reading
Advertisement

Komente

AGJËRIMI MUNDËSI PËR T’I PREKUR HORIZONTET E REFLEKTIMIT

Published

on

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (183, El Bekare)

Shkruan Afrim Tahiri

Motra e vëllezër, të dashur besimtarë! Ta falënderojmë Zotin Fuqiplotë që, në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë për mbarë njerëzimin, patëm fatin të jemi në prag të Muajit të Bekuar, Muajit të mëshirës, të rahmetit, të shëndetit, të përmbushjes shpirtërore, të spastrimit shpirtëror, të shtimit të ibadeteve, të përkushtimit më të madh ndaj Krijuesit tonë dhe, me të gjitha këto përfitime devotshmërie, të jemi sa më larg të keqes dhe djallëzive. Për një muaj rresht do t’i shijojmë të mirat e Muajit Ramazan, agjërimin.
Agjërimi nuk është vetëm abstenim nga haja, pija e qejfet për një kohë të caktuar ditore. Përtej kësaj, agjërimi mundëson kapjen e të gjitha dimensioneve të së mirës, të së ndershmes, të së moralshmes. Agjërimi është i vetmi çelës që hap horizontet e reflektimit, që mundëson përjetimin e madhështores së përkushtimit ndaj devotshmërisë.
Motra e vëllezër, gjatë Muajit të Ramazanit, Muaj i Bekuar nga Krijuesi i Gjithësisë, të bëjmë përpjekje maksimale që ta arrijmë kënaqësinë e Allahut Mëshirëplotë, duke iu përkushtuar vetëm Atij me ibadetet tona. Le të përpiqemi pa rreshtur dhe le të reflektojmë mbi gabimet tona, mbi lëshimet dhe dështimet tona, mbi zilitë dhe mbrapshtitë tona që i kemi bërë gjatë vitit. Do të trishtohemi, shpirtërisht do të prekemi e ligështohemi, do të zhgënjehemi me veten dhe, gjithësesi që, ky reflektim, do të na japë kurajo, forcë, dëshirë, gjakim të zjarrtë që përulësia jonë duke u penduar para Zotit të na zgjasë përjetësisht.
Të dashur besimtarë, po e përjetojmë kohën e një prej pandemive më të rrezikshme në historinë e njerëzimit. Assesi nuk po na shkon në mend që të inicojmë një lutje gjithënjerezore, t’i lutemi Krijuesit tonë të na shpëtojë nga kjo hata. Kjo lutje do të duhej të kryhet pikërisht ashtu siç na porositë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., në kohë pandemie as mos t’i afrohemi asaj dhe as mos të bëhemi përçuese e saj. Të rrimë brenda dhe, atë mbylljen tonë ta përmbushim me lutje drejtuar Mëshirëplotit. Muaji i Ramazanit është Muaj i Mëshirës, muaj i lutjeve, ibadeteve e falënderimeve drejtuar Krijuesit tonë që pikërisht në këtë muaj na e zbriti Librin e Fjalës së Parë – LEXO.
“Allahu dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Atë (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni vetëm Atë.” (185, El Bekare)
Motra e vëllezër, të dashur besimtarë, si në asnjë muaj tjetër, gjatë Muajit të Agjërimit, na hapet mendja, e ndjejmë fuqinë e brendshme për ta dalluar dhe për ta ndarë të mirën nga e keqja, të ligën nga e mbara, të shëmtuarën nga e bukura, të devotshmën nga hipokrizia. Ne, veprat tona i bëjmë vetëm për Allah, i cili na mëson: “Kur vijnë tek ti hipokritët, thonë: “Ne dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!” (1, El Munafikun).
Nëse abstenojmë shpirtërisht dhe praktikisht nga tundimet qe na vijnë nga djalli, nëse abstenojmë nga ajo që Zoti na e ka bërë haram, duke e shpëlarë shpirtin me hallall, duke e flakur hipokrizinë si burim të të gjitha të këqiave, duke mos u kursyer se luftuari hipokritët, apo duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të na mbajë sa më larg hipokritëve, sapo ta kalojmë Muajin e Agjërimit do të lakmojmë që krejt jetën ta kemi Ramazan dhe Agjërim. Kjo është bukuria dhe madhështia e agjërimit.
Motra e vëllezër – për hajër ky Muaj i Bekuar i Ramazanit. Lutem me shpirt që, bashkarisht, mbarë myslimanët e botës ta kalojmë sa më lehtë e me shëndet të mirë. Ju ftoj në solidaritet e në humanitet, të jemi sa më pranë skamnorëve, të varfërve, të sëmurëve.
Paçi bekimin e të Madhit Zot!

Continue Reading

Komente

Pajaziti: Skandaloze, kjo organizatë që duhet të jetë në krah të qytetarit, qenka shndërru në megafon të pushtetit

Published

on

By

Naser Pajaziti ne Facebook:

A ka më turp!

Skandaloze, kjo organizatë që duhet të jetë në krah të qytetarit, qenka shndërru në megafon të pushtetit.

Ku jeni ju kur qindra kriminelë pajisen me pasaporta e shtetësi?

Pse turreni kundër një nisme që do të mbyll një të drejt humane dhe jo djallëzore.

Pikërisht këto organizata të tilla në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut me dekada kanë toleruar vuajtjet, odiseadën dhe të këqijat që kanë vuajtur qytetarët pa shtetësi, që janë maltretuar me refuzimet dhe kurthet për të hequr dorë nga shtetësia.

Pse janë toleruar nenet famëkeqe që përpos të rinjve e familjarëve, dhjetëra nëna shqiptare edhe mbi 70 vjeç janë shpallur dhe konsideruar si të rrezikshme për shtetin?

Provimi për gjuhën maqedonase ka eliminuar automatikisht qindra aplikues. Pse nuk u zbatua ligji për gjuhët, që siç shkruan edhe gjuha e mbi 20% (shqipe) është zyrtare?

Bashkësia ndërkombëtare ka qëndruar symbullur në këtë drejtim, por kuptohet falë pushtetmbajtësve shqiptarë që shpesh kanë përsëritur refrenet se gjithçka është në rregull dhe shqiptarët thuajse po jetojnë në “kopshte me lule”.

Miliona euro dhe dollarë fonde janë keqpërdorur dhe ende po keqpërdoren në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut, por ja që tani po zbulohet që me mijëra qytetarë janë cënuar nga e drejta e jetës në këtë shtet, duke jetuar si “jashtëtokësor”, pa shtetësi dhe pa pikë kujdesi ndaj shtetit!

Meqë po del se ka shkelje dhe diskriminim, dhe kemi shumë qytetarë pa shtetësi, atëherë çfarë kanë bërë këto organizata?

Pavarësisht kësaj, këto organizata vazhdojnë me avazin e vjetër, duke mbrojtur ligjet famoze që nëna, baballarë, pleq e të rinj, i shpallin apo i kategorizojnë si armiq të shtetit.

Kuptohet që reagimi i tyre është në sinkron me skenaret kundër dhe për t’i krijuar terren pushtetit dhe opozitës maqedonase.

Continue Reading

Komente

A e shihni pse Arijanit Hoxha ishte kundër kërkesave shqiptare sot?

Published

on

By

Fatih Qaili në Facebook:

A e shihni pse Arijanit Hoxha ishte kundër kërkesave shqiptare sot?

Skandali: Arjanit Hoxha per 3 muaj e gjysme 23 mije euro per kafe dhe ushqim
Arijanit Hoxha ministri i Bujqësisë nga rradhët e Lëvizjes BESA që nga shtatori kur është emëruar si ministër deri më 28 shkurt të këtij viti dmth vetëm për 6 muaj ka harxhuar plot 22.794 euro për kafe, drekë në ambientet e ministrisë së Bujqësisë respektivisht në bifenë Koncept BAR firmë që shërben kafe dhe ushqim që ka fituar tenderin nga qeveria e Maqedonisë.

Duke pasë parasysh se që nga viti i kaluar jemi në pandemi dhe buxheti i ministrive është shkurtuar për harxhime por që turpi të jetë akoma më i madh është se edhe po mos ishte pandemi këto shuma të egzagjëruara për kafe dhe ushqim të ministrit Hoxha janë përtej vijës së kuqe të nevojave të domosdoshme.

Nga 6 muaj që janë publike të dhënat nga shtatori deri në fund të shkurtit duke mos llogaritur marsin dhe fillimin e prillit i bie 6 muaj që kur është Hoxha ministër. Nga 6 muaj që ka 180 ditë, vetëm 110 ditë janë ditë pune hiqi këtu vikendet dhe festat nga shtatori deri në shkurt i bie që ministria Hoxha shpenzimet ditore për kafe dhe ushqim ti ketë afërsisht 210 euro në ditë.

Këto të dhëna janë marrë nga transparenca për buxhetin pranë Ministrisë së Financave projekt ky i financuar nga USAID dhe IRI.

1.211.666 denarë janë harxhuar në bifenë e ministrisë ndërsa 201.820 denarë në një restoran në Shkup.

Bashkangjitur i keni foto dhe linkun nga ku janë marrë këto të dhëna.https://open.finance.gov.mk/

Continue Reading

Aktuale