Connect with us

Lajme

Gjykimi për protestat për rastin Monstra vazhdon më 9 prill

Published

on

Seanca e ardhshme gjyqësore për ngjarjet e dhunshme të 26 shkurtit për protestat kundër vendimit për rastin Monstra, vazhdon më 9 prill.

Sot dëshmuan nëpunësit e policisë të cilët siguronin ngjarjen. Ata i rrëfyen ngjarjet dhe se së pari ishin sulmuar me gurë, e pastaj edhe me shqelma. Personat të cilët i sulmuan deklaruan se nuk i njohin dhe se të njëjtët ishin me maska.

Në seancën e sotme gjyqësore fajin e pranoi i akuzuari Betim Kasami dhe i njëjti nga Gjykata Penale në Shkup, ishte dënuar me tetë muaj burg. Prokurori publik njëherësh kërkoi që t’i shqiptohet masa e paraburgimit, për shkak se ekziston mundësia që të arratiset. Gjykata e pranoi propozimin si të bazuar dhe të akuzuarit ia shqiptoi masën e paraburgimit.

Procedura e mëtutjeshme për këtë ngjarje do të udhëhiqet kundër të akuzuarve Fabion Idrizi dhe Arton Sadiku. Për të njëjtit mbrojtja sot dorëzoi lista të dëshmitarëve të cilët do të duhet të dëshmojnë në seancat e ardhshme gjyqësore.

Gjykimin për këtë rast e udhëheq gjykatësi Marin Stanevski, ndërsa si përfaqësues i akuzës është prokurorja Maria Demirova-Panajotova.

Paraprakisht tre persona ishin dënuar me nga një vit burg për veprën e kryer penale pjesëmarrje në turmën e dhunshme.

Në protestat më 26 shkurt ishin lënduar 11 nëpunës të policisë dhe një gazetar.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti kritiko BDI-në e takohu me Ali Ahmetin! (FOTO)

Published

on

By

Ditë më parë, burime të konfirmuara brenda BDI-së (duke na siguruar edhe fotografi) thonë se në një lokal në qytetin e Dibrës, janë zënë “mat” në një talovinë të përbashkët Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti.

Edhe pse Mexhiti është kritik ne media ndaj BDI-së duket se me liderin e saj, Ali Ahmetin raportet i ka tejet miqësore, raporton Almakos.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se mbase e gjithë kjo përplasje brenda BDI-së, mund të jetë vetëm një inskenim duke u paraqitur si të “përçarë” para aktivistëve dhe strukturave të partisë, që po e luajnë Mexhiti së bashku me Ali Ahmetin, për qëllime deri më tani të panjohura.

Në fakt analistët vlerësojnë se funksionarët e BDI-së, vazhdimisht kanë treguar prirje për “lojëra përçarjesh” karshi aktivistëve dhe shqiptarëve, për t’i ikur llogaridhënies së pushtetit./Almakos

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Grubi dhe Osmani nuk përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e BDI-së

Published

on

By

Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 tha se qëndrimi i tij në lidhje me kuadrot e partisë së tij të përfaqësuara në Qeveri dihen dhe se kjo nuk është më e mira e BDI-së.

Sipas tij, ky përfaqësim i BDI-së në Qeveri nuk është mënyra më e mirë për të përfaqësuar partinë në ekzekutiv dhe se kjo vërtetohet me veprimet e deritanishme.

“Kjo vërtetohet qoftë në menaxhimin e projekteve aty për aty, qoftë në investimet kapitale, qoftë në projektet politike. Pra, pothuajse janë të pazëshëm brenda ekzekutivit”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se partia e tij përbëhet nga më shumë vendbanime, ndërsa ai mund të flasë më shumë për Shkupin, ose për degën e BDI-së në Çair.

“Mendoj se Grubi dhe Osmani nuk janë ata të cilët mund të përfaqësojnë në mënyrë kredibilte elektoratin e BDI-së në Shkup”, tha Mexhiti duke përmendur se ka pakënaqësi brenda strukturave partiake në lidhje mosdebatin brenda partisë./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Nëse nuk ka ndyshime në BDI, do të kemi problem në zgjedhjet lokale në tetor, thotë Mexhiti

Published

on

By

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin 10 Minuta në TV21, foli edhe për situatën brenda BDI-së. Mexhiti thekson se duhet të merren më shumë përgjegjësi për të pasur sukses. Mes tjerash, shtoi se nëse në BDI nuk ndryshon diçka, do të kenë probleme në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Mund edhe të shkoj, por përgjegjësinë e kanë ato të cilët po i udhëheqin këto procese dhe jo ne që jemi jashtë këtyre proceseve ose përgjegjësia është më e vogël e jona se sa e atyre të cilët po e udhëheqin këtë proces, i cili proces duhet të jetë inkluziv dhe gjithpërfshirës nëse dëshirojmë të ketë sukses”, u shpreh Mexhiti./TV21

Continue Reading

Aktuale