Connect with us

Kulturë

Dua Lipa me tri nominime, DJ Regard shqiptari tjetër në “Brit Awards”

Published

on

25-vjeçarja Lipa ka hyrë në listën e ngushtë të pretenduesve për çmim në kategorinë solo-artistja, në atë të këngës më të mirë me “Physical”, si dhe për albumin më të mirë të vitit, për “Future Nostalgia”. Ndërkaq përveç saj, në listën e të nominuarve është përfshirë të mërkurën edhe një tjetër artist me prejardhje kosovare. DJ-i i lindur në Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard, është nominuar në kategorinë e “këngës më të mirë britanike të vitit”, për këngën “Secrets”, të realizuar në bashkëpunim me artisten RAYE

Vetëm pak kohë pas ngadhënjimit bujëmadh në “Grammy”, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka rezultuar njëra prej pretenduesve kryesore edhe për çmimet prestigjioze britanike të muzikës “Brit Awards”.

Lipa ka kryesuar të mërkurën listën e nominimeve, duke u nominuar në tri kategori të ndryshme, njëjtë sikurse dy këngëtaret dhe tekstshkrueset e tjera britanike, Arlo Parks dhe Celeste.

Në ceremoninë e sivjetme, e cila do të mbahet më 11 maj, 25-vjeçarja Lipa ka hyrë në listën e ngushtë të pretenduesve për çmim në kategorinë solo-artistja, në atë të këngës më të mirë me “Physical”, si dhe për albumin më të mirë të vitit, për “Future Nostalgia”.

Image

DJ-i i lindur në Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard, është nominuar në kategorinë e “këngës më të mirë britanike të vitit”, për këngën “Secrets”, të realizuar në bashkëpunim me artisten RAYE


Albumi i Lipës, i vlerësuar si më i miri pop në ceremoninë amerikane të çmimeve muzikore “Grammy”, përveç nga Celeste dhe Parks sfidohet edhe nga albumet “What’s Your Pleasure?” të Jessie Wares dhe “Big Conspiracy” të J. Husit. Përderisa në kategorinë e solo-artistes më të mirë britanike, Dua Lipa rivalizohet edhe nga Lianne La Havas.

Suksesi me nominime në “Brits” i Lipës e pason atë të vitit 2019, kur kishte marrë katër nominime, dhe një vit më herët kur ishte nominuar pesë herë, një më shumë sesa këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran.

Menjëherë pas shpalljes së nominimeve, këngëtarja e shpërblyer me “Grammy”, ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dy fotografi lidhur me suksesin e saj.

“3 NOMINIME!!! @BRITs, mezi pres që t’ju shoh aty”, ka shkruar Lipa në postim.

Në listën e së mërkurës, përveç Lipës, është përfshirë të mërkurën edhe një tjetër artist me prejardhje kosovare.

DJ-i i lindur në Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard, është nominuar në kategorinë e “këngës më të mirë britanike të vitit”, për këngën “Secrets”, të realizuar në bashkëpunim me artisten RAYE.

Singli i tij i 2019-s “Ride It” është një remix i këngës së 2008-s të Jay Seanit, e cila ishte bërë sensacion viral në “TikTok” dhe që atëherë kishte shënuar sukses të madh ndërkombëtar.

Image

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Britanike të vitit’ në këtë edicion të ‘Brits’. Vetëm dua që t’ju them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe u jam përgjithmonë mirënjohës të gjithë fansave në të gjithë botën. Dashuri për Raye për këngën mahnitëse”, ka shkruar Regard në Facebook. DJ 27-vjeçar nga Kosova prej vitesh jeton në Londër dhe është pjesë e labelit “Ministry of Sound”.

Në kategoritë ndërkombëtare, Bruce Springsteen ka siguruar të mërkurën nominimin e tij të 11-të për “Brit Awards”. Ai e kishte fituar çmimin për solo-artistin më të mirë ndërkombëtar në vitin 1986.

Përderisa kategoria ndërkombëtare për artistet dominohet tërësisht nga pretendueset amerikane, ajo ndërkombëtare për burrat ka një gamë më të gjerë artistësh, duke e përfshirë yllin nigerian, Burna Boy, atë të Australisë, Tame Impala dhe The Weeknd të Kanadasë, sikundër edhe reperin amerikan, Childish Gambino.

Image

E njëjta vlen edhe për kategorinë ndërkombëtare të grupeve, në të cilën yjet e popit koreanojugor “BTS” sfidohen nga bendi punk i Irlandës “Fountaines DC” dhe “Foo Fighters”, “Haim” dhe Run the Jewels” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2021 ishte një vit i fuqishëm për rapin, por në mesin e pretenduesve për “Brits” nuk ka pasur rangim të lartë për artistët, si Nines, Digga D, Ghetts dhe Megan Thee Stallion. Mungon gjithashtu Sam Smith.

Fituesit për vitin 2021 do të shpallen në ceremoninë që do të mbahet në “O2 Arena” të Londrës. Komediani Jack Whitehall do të jetë prezantuesi i ngjarjes për të katërtën herë, përderisa Lipa dhe ylli i ri, Griff, do të kenë performanca gjatë mbrëmjes.

Për të parën herë që nga fillimi i ndarjes së çmimeve “Brits Awards”, artistët nuk kanë qenë të detyruar që t’i lansojnë albumet dhe këngët e tyre për të qenë të denjë për t’u përfshirë në garë.

Mbajtja e kësaj ceremonie sivjet është shtyrë nga data e zakonshme në shkurt, si pasojë e pandemisë së COVID-19. Ndërkaq, ende nuk dihet se në çfarë formati do të mbahet.

Image

Ndryshe, për Dua Lipa viteve të fundit suksesi në “Brit Awards” është i vazhdueshëm. Më 2018, nga pesë nominime Dua Lipa ka marrë dy trofe: atë për solo-artisten më të mirë britanike dhe Çmimin për depërtimin më të mirë të vitit. Kur doli në skenë këngëtarja kosovare do t’i merrte me vete edhe motrën e vëllain, për ta përjetuar edhe ata eksperiencën e saj e të besojnë në mrekulli. Në atë edicion në skenën prestigjioze të “O2 Arena” do të ngjitej për të interpretuar edhe këngëtarja tjetër kosovare, Rita Ora. Më 2019, Lipa mori një “Brit Awards”, me “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris që triumfoi në kategorinë për këngën më mirë të vitit.

Dy javë më parë, Dua Lipa, me “Future Nostalgia” mori “Grammy” për albumin më të mirë pop nga gjashtë nominime. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

Lista e plotë e nominimeve për “Brit Awards”

Solo artistet:

Dua Lioa

Arlo Parks

Celeste

Jessie Ware

Lianne La Havas

Solo artistët:

AJ Tracey

Hedie One

I Hus

Joel Corry

Youngblud

Grupet:

Bicep

Yungblud
Little Mix
The 1975
Young T & Bugsey

Artisti më i mirë i ri:

Arlo Parks
Bicep
Celeste
Joel Corry
Young T & Bugsey

Kënga e vitit:

220 Kid with Gracey – “Don’t Need Love”
Aitch x AJ Tracey feat Tay Keith – “Rain”
Dua Lipa – “Physical”
Harry Styles – “Watermelon Sugar”
Headie One feat AJ Tracey dhe Stormzy – “Ain’t It Different”
Joel Corry x MNEK – “Head and Heart”
Nathan Daëe x KSI – “Lighter”
Regard dhe Raye – “Secrets”
S1mba feat DTG – “Rover”
Young T & Bugsey feat Headie One – “Don’t Rush”

Albumi i vitit:

Arlo Parks – “Collapsed in Sunbeams”
Celeste – “Not Your Muse”
Dua Lipa – “Future Nostalgia”
J Hus – “Big Conspiracy”
Jessie Ware – “What’s Your Pleasure?”

Solo artistja më e mirë ndërkombëtare:

Ariana Grande
Billie Eilish
Cardi B
Miley Cyrus
Taylor Swift

Solo artisti më i mirë ndërkombëtar:

Bruce Springsteen
Burna Boy
Childish Gambino
Tame Impala
The Weeknd

Grupi ndërkombëtar:

“BTS”
“Fontaines DC”
“Foo Fighters”
“Haim”
“Run the Jewels”

Ylli në ngritje:

Griff

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Pa vend” nuk e fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Published

on

By

Filmi “Pa vend” nuk e fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Sonte (e shtunë) është mbajtur nata finale e Festivalit të Filmit në Kanë.

Filmi me produksion kosovar, “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, i cili konkurronte për një nga çmimet e mbrëmjes, fatkeqësisht do të kthehet pa trofe në shtëpi.

Ky film arriti sukses duke u futur në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër.

Lexo po ashtu:
Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë
Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë
Mirëpo ky çmim shkroi për filmin “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)”, i cili fitoi trofeun e ashtuquajtur “Palma e Artë” për këtë kategori.

Filmi “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)” fiton “Palmën e Artë” për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër (Foto: AFP)

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.

Regjisor i filmit është Samir Karahoda, njëherësh edhe skenarist – gjersa në shkrimin e këtij të fundit ka kontribuuar edhe Zgjim Terziqi. /Telegrafi/

Continue Reading

Kulturë

19 vjeçarja nga Kumanova, Besjana Ismani rrëfen për pasionin e saj për artin

Published

on

By

19 vjeçarja nga Kumanova, Besjana Ismani rrëfen për pasionin e saj për artin

Që e vogël ka filluar të kombinojë ngjyrat dhe të shfaq talentin e saj përmes pikturave të ndryshme. Bëhet fjalë për Besjana Ismanin, 19 vjeçaren nga Kumanova e cila rrëfen për Portalb për pasionin e saj për artin si dhe dëshirën e saj të madhe për dizajnin e modës. Ndërkaq, ajo i drejtohet rinisë me mesazhin, që t’ju bëhet ëndrra juaj realitet duhet të luftoni vazhdimisht.

Për këto dhe të tjera ju ftojmë të ndiqni intervistën e saj në vazhdim.

Për të gjithë ata që nuk të njohin, kush është Besjana?

Përshëndetje, quhem Besjana Ismani, jam 19 vjeçe. Jetoj në qytetin e Kumanovës, sapo kam mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë së përgjithshme në Kumanovë dhe pasioni im është arti.

Si ka filluar pasioni yt për artin?

Pasioni im për artin ka filluar që në kohën kur isha shumë e vogël në moshën 4-5 vjeçe dhe i huazoja mjetet e artit, motrës time dhe filloja të pikturoja. Pikturat i bëja jo edhe aq keq sa mund ti bëjë një fëmijë në moshën 4-5 vjeçe dhe po ashtu ngjyrat dija t’i kombinoja shumë mirë. Nga ajo kohë, unë ditë dhe më shumë e adhuroj artin dhe në veçanti dizajnin e modës.

A mendon që talentin tënd që ke për artin, t’a zhvillosh më shumë në të ardhmen?

Dëshira ime që në të ardhmen të merrem profesionalisht vetëm me dizajnin e modës, kurse sa i përket pikturave dhe portreteve do mbesin vetëm si pasion, që do të merrem në kohë të lirë.

Përveç artit me çfarë merret tjetër Besjana?

Unë përpos që merrem me art, merrem edhe me grim, me stilimin e flokëve si dhe dekore për festa të ndryshme.

Pikturë e Besjana IsmanitPikturë e Besjana Ismanit

Mesazhi i Besjanës për krejt rininë ishte:

Një mesazh për rininë?

Mesazhi im për rininë është që ata të merren me gjëra me të cilat ndjehen të lumtur, për shkak se më me rëndësi është lumturia juaj e pastaj lumturia e të tjerëve. Që t’ju bëhet ëndrra juaj realitet duhet të luftoni vazhdimisht dhe jo rastësisht thoshte edhe filozofi i njohur gjerman Albert Einstein se jeta është ngasja e biçikletës, për të ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrojmë në lëvizje.

Besjana gjatë kohës së lirë merret dhe me gjëra të tjera, e një ndër to është grimi dhe stilimi i flokëve. Kështu, ajo në rrjetet sociale, më shumë në TikTok realizon video duke aplikuar grim në fytyrën e saj. Në intervistën më poshtë do gjeni të bashkangjitur një video të tillë.

Continue Reading

Kulturë

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën!

Published

on

By

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial! Hollivudi nuk e mbajti fjalën!

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka iniciuar një peticion online për të xhiruar një film për Skënderbeun në platformën gjigande Netflix.

Ai shkruan se prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë.

“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur”, shkruan Loris Castriota Skanderbegh në llogarinë e tij në Facebook.

Peticioni i nisur ditën e djeshme ka arritur më shumë se 2637 firma në më pak se 24 orë dhe pritet të kalojë limitin e 5 mijë firmave.

Continue Reading

Aktuale