Connect with us

Kulturë

Akademi përkujtimore për nder të aktorit, Luran Ahmeti

Published

on

Në Teatrin shqiptar Shkup, sot u mbajt mbledhje komemorative dhe u bënë homazhet për nder të figurës së aktorit Luran Ahmeti.

Luran Ahmeti lindi më 31 korrik të vitit 1974 në Shkup. Në vitin 1999 diplomoi në Fakultetin e Artit Dramatik pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi. Lurani ngelet një nga shtyllat kryesore të shtëpisë së tij amë – Teatrit Shqiptar Shkup, në të cilin në karrierën e tij 25 vjeçare realizoi role impozante dhe la gjurmë në historinë e artit dramatik.

Publiku do të kujtojë personazhet e luajtura nga Luran Ahmeti në: Dy pistoletat, Eshtrat që vijnë vonë, Oleoria, Edipi mbret, Repriza e lirisë, Nënkresbami, Akuariumi, Kafeneja në udhëkryq, Algereto Albania, Paraja, Gjymtimi, Darka e thërrimeve, Vdekja e Dantonit, Metoda, Bregu i pikëllimit sipas veprës së Teki Dervishit, të cilën fatkeqësisht nuk arriti që të performojë në premierën dhe shfaqje, e cila do duhej që të jetë edhe hapja e dyerve të teatrit për publikun pas një periudhe të gjatë të rekontruktimit të tij.

Ndër vite karriera kinematografike e Luran Ahmetit, pos në produksionet e Maqedonisë së Veriut, u zhvillua edhe në projekte të sukseshme rajonale dhe botërore, në filma artistik dhe serialet më të njohura të Turqisë e deri te filmat hollivudian. Mes tyre: Taken 2, Ballkan kan, Limonata, Elveda Rumeli, O sa mirë, Shekulli i madhërishëm, Dasma e Ballkanit, Reisi, Karakoll, Lugina e ujqërve, Një tregim Prishtine dhe shumë të tjerë.

Në akademinë u përmendën edhe disa nga thëniet e tij të njohura, ndër të cilat do të veçojmë: “Nëse prioritet e keni famën, atëherë kurrë nuk do të prosperoni”.

Lurani kishte prioritetet artin dhe përkushtimin e parezervë, që gërshetuar me potencën e tij artistike i sollën atij famë ndërkombëtare. Për veprën e Luran Ahmetit foli edhe Adem Karaga – drejtor i Teatrit Shqiptar Shkup, njëherit mik jete i tij. Fjalë rasti pat edhe ministrja e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zonja Irena Stefoska.

Lurani ishte nga aktorët e rrallë shqiptarë që arriti shpejt të depërtojë në produksionet më të njohura televizive dhe kinematografike të Turqisë. Në këtë rrugëtim ishte bashkë me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, aktorin Ertan Shaban, i cili evokoi kujtimet me të. Pas tij fjalën e mori edhe kolegu dhe miku i tij Xhevdet Jashari. Në fund u dhanë edhe duartrokitjet e fundit për këtë aktor të madh të cilat me të ngritur në këmbë zgjatën disa minuta. Luran Ahmeti vdiq më datë 25.03 të vitit 2021 nga një sëmundje e rëndë.

BURIMI

Continue Reading
Advertisement

Kulturë

Kufiri tek “Molla e Kuqe” në Nish. Çfarë fsheh Serbia?!

Published

on

By

Kufiri tek “Molla e Kuqe” në Nish. Çfarë fsheh Serbia?!

Ne vitin 1877 – 1878 ushtria serbe nderrmori nje sulm frontal e te ashper mbi Sanxhakun e Nishit…

Asokohe e gjithë kjo zone sot ne Serbi, jetohej nga shqiptaret….

Nena, baballare gjysher, femije fare te vegjel u detyruan te lene shtepite e tyre….

Mese 740 fshatra dokumentohet te jene boshatisur nga banoret e tyre autoktone shqiptare.

Sot ne kete hapsire disa mijera kilometra katrore zyrtarisht nuk ka me shqiptare, madje askush nuk lejon qe te flitet per ta dhe historine e dikurshme

Cfare ndodhi me shqiptaret e Sanxhakut te Nishit dhe cilat jane gjurmet qe nuk jane shuar ende edhe sot….

Një hulumtim i fortë, per te zbuluar te vertetat e kesaj zone… Ku shkuan shqiptaret ? Cfare ka mbetur pas ? Perse strukturat perkatese u shqetesuan nga kerkimet tona ?
Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.

Continue Reading

Kulturë

Dua Lipa me tri nominime, DJ Regard shqiptari tjetër në “Brit Awards”

Published

on

25-vjeçarja Lipa ka hyrë në listën e ngushtë të pretenduesve për çmim në kategorinë solo-artistja, në atë të këngës më të mirë me “Physical”, si dhe për albumin më të mirë të vitit, për “Future Nostalgia”. Ndërkaq përveç saj, në listën e të nominuarve është përfshirë të mërkurën edhe një tjetër artist me prejardhje kosovare. DJ-i i lindur në Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard, është nominuar në kategorinë e “këngës më të mirë britanike të vitit”, për këngën “Secrets”, të realizuar në bashkëpunim me artisten RAYE

Vetëm pak kohë pas ngadhënjimit bujëmadh në “Grammy”, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka rezultuar njëra prej pretenduesve kryesore edhe për çmimet prestigjioze britanike të muzikës “Brit Awards”.

Lipa ka kryesuar të mërkurën listën e nominimeve, duke u nominuar në tri kategori të ndryshme, njëjtë sikurse dy këngëtaret dhe tekstshkrueset e tjera britanike, Arlo Parks dhe Celeste.

Në ceremoninë e sivjetme, e cila do të mbahet më 11 maj, 25-vjeçarja Lipa ka hyrë në listën e ngushtë të pretenduesve për çmim në kategorinë solo-artistja, në atë të këngës më të mirë me “Physical”, si dhe për albumin më të mirë të vitit, për “Future Nostalgia”.

Image

DJ-i i lindur në Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard, është nominuar në kategorinë e “këngës më të mirë britanike të vitit”, për këngën “Secrets”, të realizuar në bashkëpunim me artisten RAYE


Albumi i Lipës, i vlerësuar si më i miri pop në ceremoninë amerikane të çmimeve muzikore “Grammy”, përveç nga Celeste dhe Parks sfidohet edhe nga albumet “What’s Your Pleasure?” të Jessie Wares dhe “Big Conspiracy” të J. Husit. Përderisa në kategorinë e solo-artistes më të mirë britanike, Dua Lipa rivalizohet edhe nga Lianne La Havas.

Suksesi me nominime në “Brits” i Lipës e pason atë të vitit 2019, kur kishte marrë katër nominime, dhe një vit më herët kur ishte nominuar pesë herë, një më shumë sesa këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran.

Menjëherë pas shpalljes së nominimeve, këngëtarja e shpërblyer me “Grammy”, ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dy fotografi lidhur me suksesin e saj.

“3 NOMINIME!!! @BRITs, mezi pres që t’ju shoh aty”, ka shkruar Lipa në postim.

Në listën e së mërkurës, përveç Lipës, është përfshirë të mërkurën edhe një tjetër artist me prejardhje kosovare.

DJ-i i lindur në Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard, është nominuar në kategorinë e “këngës më të mirë britanike të vitit”, për këngën “Secrets”, të realizuar në bashkëpunim me artisten RAYE.

Singli i tij i 2019-s “Ride It” është një remix i këngës së 2008-s të Jay Seanit, e cila ishte bërë sensacion viral në “TikTok” dhe që atëherë kishte shënuar sukses të madh ndërkombëtar.

Image

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Britanike të vitit’ në këtë edicion të ‘Brits’. Vetëm dua që t’ju them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe u jam përgjithmonë mirënjohës të gjithë fansave në të gjithë botën. Dashuri për Raye për këngën mahnitëse”, ka shkruar Regard në Facebook. DJ 27-vjeçar nga Kosova prej vitesh jeton në Londër dhe është pjesë e labelit “Ministry of Sound”.

Në kategoritë ndërkombëtare, Bruce Springsteen ka siguruar të mërkurën nominimin e tij të 11-të për “Brit Awards”. Ai e kishte fituar çmimin për solo-artistin më të mirë ndërkombëtar në vitin 1986.

Përderisa kategoria ndërkombëtare për artistet dominohet tërësisht nga pretendueset amerikane, ajo ndërkombëtare për burrat ka një gamë më të gjerë artistësh, duke e përfshirë yllin nigerian, Burna Boy, atë të Australisë, Tame Impala dhe The Weeknd të Kanadasë, sikundër edhe reperin amerikan, Childish Gambino.

Image

E njëjta vlen edhe për kategorinë ndërkombëtare të grupeve, në të cilën yjet e popit koreanojugor “BTS” sfidohen nga bendi punk i Irlandës “Fountaines DC” dhe “Foo Fighters”, “Haim” dhe Run the Jewels” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2021 ishte një vit i fuqishëm për rapin, por në mesin e pretenduesve për “Brits” nuk ka pasur rangim të lartë për artistët, si Nines, Digga D, Ghetts dhe Megan Thee Stallion. Mungon gjithashtu Sam Smith.

Fituesit për vitin 2021 do të shpallen në ceremoninë që do të mbahet në “O2 Arena” të Londrës. Komediani Jack Whitehall do të jetë prezantuesi i ngjarjes për të katërtën herë, përderisa Lipa dhe ylli i ri, Griff, do të kenë performanca gjatë mbrëmjes.

Për të parën herë që nga fillimi i ndarjes së çmimeve “Brits Awards”, artistët nuk kanë qenë të detyruar që t’i lansojnë albumet dhe këngët e tyre për të qenë të denjë për t’u përfshirë në garë.

Mbajtja e kësaj ceremonie sivjet është shtyrë nga data e zakonshme në shkurt, si pasojë e pandemisë së COVID-19. Ndërkaq, ende nuk dihet se në çfarë formati do të mbahet.

Image

Ndryshe, për Dua Lipa viteve të fundit suksesi në “Brit Awards” është i vazhdueshëm. Më 2018, nga pesë nominime Dua Lipa ka marrë dy trofe: atë për solo-artisten më të mirë britanike dhe Çmimin për depërtimin më të mirë të vitit. Kur doli në skenë këngëtarja kosovare do t’i merrte me vete edhe motrën e vëllain, për ta përjetuar edhe ata eksperiencën e saj e të besojnë në mrekulli. Në atë edicion në skenën prestigjioze të “O2 Arena” do të ngjitej për të interpretuar edhe këngëtarja tjetër kosovare, Rita Ora. Më 2019, Lipa mori një “Brit Awards”, me “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris që triumfoi në kategorinë për këngën më mirë të vitit.

Dy javë më parë, Dua Lipa, me “Future Nostalgia” mori “Grammy” për albumin më të mirë pop nga gjashtë nominime. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

Lista e plotë e nominimeve për “Brit Awards”

Solo artistet:

Dua Lioa

Arlo Parks

Celeste

Jessie Ware

Lianne La Havas

Solo artistët:

AJ Tracey

Hedie One

I Hus

Joel Corry

Youngblud

Grupet:

Bicep

Yungblud
Little Mix
The 1975
Young T & Bugsey

Artisti më i mirë i ri:

Arlo Parks
Bicep
Celeste
Joel Corry
Young T & Bugsey

Kënga e vitit:

220 Kid with Gracey – “Don’t Need Love”
Aitch x AJ Tracey feat Tay Keith – “Rain”
Dua Lipa – “Physical”
Harry Styles – “Watermelon Sugar”
Headie One feat AJ Tracey dhe Stormzy – “Ain’t It Different”
Joel Corry x MNEK – “Head and Heart”
Nathan Daëe x KSI – “Lighter”
Regard dhe Raye – “Secrets”
S1mba feat DTG – “Rover”
Young T & Bugsey feat Headie One – “Don’t Rush”

Albumi i vitit:

Arlo Parks – “Collapsed in Sunbeams”
Celeste – “Not Your Muse”
Dua Lipa – “Future Nostalgia”
J Hus – “Big Conspiracy”
Jessie Ware – “What’s Your Pleasure?”

Solo artistja më e mirë ndërkombëtare:

Ariana Grande
Billie Eilish
Cardi B
Miley Cyrus
Taylor Swift

Solo artisti më i mirë ndërkombëtar:

Bruce Springsteen
Burna Boy
Childish Gambino
Tame Impala
The Weeknd

Grupi ndërkombëtar:

“BTS”
“Fontaines DC”
“Foo Fighters”
“Haim”
“Run the Jewels”

Ylli në ngritje:

Griff

Continue Reading

Kulturë

E pabesueshme / Në vend të Mozartit, në Universitetin e Oksfordit kërkohet të mësohet për Dua Lipa-n

Published

on

Akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani kanë bërë një propozim.

Ata kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.

Sipas The Telegraph, është propozuar që të studiohet rryma muzikore e këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Kjo e fundit, theu çdo rekord në ‘livestream’, duke zëvendësuar muzicientët klasikë siç janë Mozarti e Bethoveni.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop. Lipa interpretoi këngën ‘Don’t start now’, e cila gjithashtu u nominua për Këngën e Vitit dhe Regjistrimin e Vitit.

Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te historia evropiane nga periudha e skllavërisë.

Ndryshe, se çka do të ndodh tutje do presim dhe të shohim theksojmë se Dua ende nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale