Connect with us

Denoncime

in7 sjell prova të reja për plagjiaturën e “Beadinëve” – Libri i Sheqibe Beadinit, kopje e librit të prof. Artan Shkoza

Published

on

Ditëve të fundit ka plasur skandali me plagjiaturat e disa mësimdhënësve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Më të përfolurit janë çifti i profesorëve, Nexhbedin dhe Sheqibe Beadini. Nexhbedin Beadini dikur ka qënë edhe Rektor i Universitetit të Tetovës. Ai u shkarkua dhe zëvendësua nga Sadi Bexheti. Në vitin 2008 ndaj tij ishte ngritur edhe padi penale për veprimtarinë e tij në USHT. Akuzat ndaj çiftit Beadini, vajzës së tyre dhe disa profesorëve tjerë, u bënë publike tek Revista ‘Veritas’, të cilën in7 e publikoi para disa ditësh.

Sot do të publikojmë prova të reja që dëshmojnë plagjiaturën në librin “Fiziologjia” me autore Prof.Dr. Sheqibe Beadini, të botuar në vitin 2018,  por që nga disa faqe e tema të trajtuara brenda, dallohet se janë kopje e librit “Fiziologjia e njeriut” me autor Artan Shkoza, të botuar fillimisht në vitin 2007, me dy ribotime në vitet 2009 dhe 2018.

Nëse do të lexoni me vëmendje në fotografitë më poshtë, do të vëreni se temat e trajtuara në fakt janë kopje, identike mes tyre. Indi lidhor, indi epitelial, shkatërrimi i eritrociteve, përbërja dhe funksionet e gjakut, janë disa nga temat që në librin e Sheqibe Beadinit janë kopjuar nga libri i Artan Shkozës, informon in7.

Shkoza është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arritëm të kontaktojmë me të. Megjithatë, nga studentë në USHT mësuam se për këtë temë mund të ketë një proces gjyqësor, ku siç thuhet, Artan Shkoza ka paditur Sheqibe Beadinin për plagjiaturë. 

Për pretendimet e revistës “Veritas”, ditë më parë foli edhe ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Tetovë, Kastriot Haxhirexha, i cili konfirmoi se pretendimet e “Veritas” për plagjiaturë janë të vërteta. Sipas tij, për plagjiaturën, që para një viti kanë qenë të informuar edhe rektori, dekanët, doktorantët dhe disa profesorë në Universitetin e Tetovës. reagimi ndaj kësaj çështjeje, sipas Haxhirexhës, i ka kushtuar atij shkarkimin nga pozita e dekanit.

“Ka një vit, që nga marsi i vitit të kaluar që unë personalisht si dekan i fakultetit të shkencave të mjekësisë, rektori i UT, zyra për shkencë e UT, dhe disa pedagog eminent, janë bombarduar me emaile të këtilla bombarduese……. Në mbledhjen e parë që kemi pasur për avancimin në gradë akademike të njërit prej profesorëve që u apostrofua në revistën Veritas gjitha të vërtetat u zbuluan dhe kemi debatuar ashpër në këshillin mësimor, sepse unë kam mbrojt dinjitetin e fakultetit të mjekësisë dhe UT se nuk mund të mbyllim sytë dhe të tejkalojmë këta probleme sepse problemi nuk mbyllet me mbulim”, u shpreh për Alsat, Kastriot Haxhirexha, ish dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Reaguan pas dy ditësh edhe nga Universiteti i Tetovës, nga ku theksuan se hulumtimet shkencore në këtë universitet zhvillohen në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore.

“Universiteti i Tetovës e ndjek me vëmendje publikimin e “informacioneve”, që hedhin dyshime për hulumtimet shkencore të disa profesorëve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë. Edhe pse nuk është në detyrën e institucionit tonë që t’i komentojmë “zbulimet” e “revistave” me autorë anonim, e njoftojmë opinionin publik se veprimtaria arsimore, hulumtuese shkencore e njësive akademike në Universitetin e Tetovës, zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore. Avancimet akademike, mbrojtja dhe publikimi i punimeve shkencore u nënshtrohen mekanizmave filtrues, që e verifikojnë apo e skualifikojnë një kontribut të caktuar hulumtues”, thuhet në reagimin e Universitetit të Tetovës, përcjell in7.

Për skandalin me plagjiaturat në Universitetin e Tetovës pati reagime të shumta në opinion, nga studentë të mjekësisë, nga intelektualë, profesorë të ndryshëm, aktivistë dhe përfaqësues të subjekteve politike opozitare. Ende nuk dihet se çfarë epilogu do të marrë kjo temë, e cila në javën e fundit po diskutohet dhe trajtohet gjithmonë e më shumë./in7.tv/

Continue Reading
Advertisement

Denoncime

Rashkovski, bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, vozit “xhip” luksoz, që nuk figuron në fletën anketuese të tij

Published

on

Ish Sekretari Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është duke ngarë një “xhip” luksoz, të cilin nuk e ka paraqitur në fletën anketuese, publikoi “360 stepeni”, përcjell in7.

Bëhet fjalë për gjeneratën aktuale të kompanisë “Volvo”, modeli më i theshtë i të cilës kushton rreth 74 mijë euro.

Rashkovski nuk është përgjigjur se pronë e kujt është automjeti në fjalë, të cilin e ka përdorur për punë private, ndërsa informacion të tillë nuk kanë dhënë as nga MPB.

Komisioni për AntiKorrupsion ka paralajmëruar se do të kryejë kontrollet e nevojshme për të mësuar se e kujt është vetura në kuadêr të lëndës për hetimin e pasurisë së Rashkovskit.

Rashkovski u bë temë debati në momentin që u zbulua se si sekretar qeverie, për nevojat e qeverisê kishte kontraktuar një lloj softueri, të cilin nuk e ka përdorur askush, përcjell in7. Për këtë qëllim, lëndë kundër tij ka hapur edhe Prokuroria Publike.

BURIMI

Continue Reading

Denoncime

Skandaloze, dy infektologët shqiptarë, kryesorët në luftën kundër Covid-19 anashkalohen nga Shoqata e Mjekëve / Dekorata vetëm për maqedonasit

Published

on

By

Reagime të shumta kanë vërshuar rrjetet sociale pas publikimit të listës së mjekëve që kanë marrë mirnjohje nga shoqata e mjekëve në Maqedoni për luftën kundër Covid 19, e në të cilën list fare nuk figurojnë dy infektologët shqiptar, Ilir Demiri dhe Fadil Cana, shkruan Zyrtare.net.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani por edhe mjeku shqiptar dhe njëherit përfaqësuesi i ASH-së, Bekim Tateshi e kanë reaguar ashpër për mospërfshirjen e dy mjekëve shqiptar, heroj të vërtetë në ballafaqimin me pandeminë Covid19.

“Dhënja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia por zemërmëdhej për nga humanizmi”, ka theksuar mes tjerave zv ministri Hasani.

“E lexoj këtë listë dhe ju garantoj që 80% të këtyre nuk kanë takuar pacient me COVID 19 e le më të mjekojnë. Por, përsëri mendoj se është PR i ulët i partive qeveritare për ta defokusuar vëmendjen nga përditshmëria e zymtë dhe skandalet e njëpasnjëshme“, ka shkruar mjeku Bekim Tateshi./Zyrtare.net/

Continue Reading

Denoncime

Pjesë të Tetovës pa rrymë / Iniciativa BOLL MË denoncon: A ka fund papërgjegjësia dhe diletantizmi i EVN-së

Published

on

Iniciativa qytetare “Boll më” nê facebook denoncon:

Dhjetëra herë gjatë këtij dimri, lagjet e Tetovës mbeten pa energji elektrike?!
Sonte, Lagjja “Bllok 82”, një pjesë e lagjes “Teqe”, “Reçicë e vogël”, “Reçicë e Madhe”, “Bogovinë” dhe disa lagje tjera, për disa orë pa paralajmërim paraprak janë pa energji elektrike?!
Edhe me rregjim të orës policore edhe pa energji elektrike, ÇKA DUHET TË BËJ POPULLATA? KY ËSHTË KULMI !
Deri kur?
A ka fund PAPËRGJEGJËSIA DHE DILETANTIZMI I EVN-së?
Ku mbetën direktivat evropiane për furnizim me energji elektrike???
DERI KUR DO TË TOLEROHET SJELLJA E TILLË E EVN-së???

EVN_OFF
#BOLL_MË 😡

Continue Reading

Aktuale