Teknologji
Bitcoin tejkalon vlerën 60 000 dollarë për herë të parë
Bitcoin kaloi sot kufirin e 60 000 dollarëve për herë të parë në historinë e tij, shifër e rritur, sipas analistëve, nga plani i stimulimit i SHBA-së.
Sipas faqes së specializuar “CoinMarketCap”, kriptovaluta u rrit në 60 197 dollarë në 12:34 GMT dhe vazhdoi të lëkundet rreth këtij pragu simbolik sot herët pasdite.
Aktualish, bitcoin poi shtyn vazhdimisht rekordet e tij dhe është trefishuar në vlerë gjatë tre muajve të fundit.
Ndërsa disa janë të kujdesshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregut të bitcoin, të tjerët besojnë se situata është shumë e ndryshme nga 2017, kur çmimet u rritën me një forcë edhe më të madhe, para se të binin në fillim të 2018.
Teknologji
Vlera e Bitcoin-it arrin nivel rekord
“Fluturon” vlera e Bitcoin-it, arrin nivel rekord.Vlera e kriptovalutës së famshme, Bitcoin, të martën arriti vlerë rekorde, duke e vazhduar ecurinë pozitive të nisur në fillim të vitit, duke shkuar në 62.575 dollarë amerikanë për një njësi.
Kriptovalutës më të madhe në botë i është rritur vlera për më shumë se dyfish këtë vit, pas zgjerimit të pranimit të saj si mënyrë pagese, në kohën kur investitorët po kërkojnë asete pas shkallës së ulët të interesit.
Kompani të mëdha si “BNY Mellon”, “Mastercard” dhe “Tesla” janë në mesin e atyre që i kanë pranuar kriptovalutat ose që kanë investuar në to, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Disa javë më parë, shefi i prodhuesit të veturave elektrike, “Tesla”, Elon Musk, njoftoi se ata që janë të interesuar të blejnë vetura nga kompania e tij, tani e tutje këtë mund ta bëjnë edhe përmes Bitcoin-it.Sidoqoftë, tregjet financiare ende kanë ngurrime ndaj kriptovalutave për shkak të vlerës së tyre të paqëndrueshme.
Pak kohë pas rekordit të mëparshëm, Bitcoin-i filloi të pësonte rënie, duke treguar luhatje vështirë të parashikueshme.
Bota
Kompania kineze “AliBaba” gjobitet me 2.8 miliardë dollarë
Kompania kineze e shitjeve online “Alibaba” është gjobitur me 2.8 miliardë dollarë me arsyen se ka shkelur ligjin kundër monopolit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Autoriteti Rregullator Shtetëror i Tregut (SAMR) në Kinë thuhet “Alibaba” ka kufizuar konkurrencën dhe ka keqpërdorur pozicionin dominues në treg duke penguar lëvizjen e lirë të mallrave.
SAMR më 12 mars me arsyen se kanë shkelur ligjin kundër monopolit njoftoi gjobitjen me nga 77 mijë dollarë të 12 kompanive, përfshirë edhe Tencent, motorin kinez të kërkimit Baidu Inc, Didi Mobility dhe Softbank.
Kina më 8 shkurt vendosi në zbatim rregulloret e reja për të parandaluar praktikat monopolizuese të kompanive të mëdha të teknologjisë.
Bota
Miliona përdorues “në hall” / Probleme me aplikacionet Facebook dhe Instagram
Miliona përdorues kanë probleme me qasjen në rrjetet Fejsbuk dhe Instagram
Fejsbuk dhe Instagram nuk kanë funksionuar mbrëmë, dhe këtë mëngjes, përdoruesit në disa pjesë të botës njoftuan se nuk mund t’i përdorin këto rrjete sociale, lajmëron “Indeksi” kroat.
Arsyeja e rënies së rrjeteve sociale është ende e panjohur. Tuiteri funksionoi normalisht.
Problemet filluan pak pas orës 23, kur ra faqja në Fejsbuk për një numër të madh përdoruesish. Pas mesnatës situata u përmirësua, por ka ende probleme të herëpashershme.
Sipas portalit “Downdetector”, problemet janë paraqitur në disa kontinente. Shumë përdorues nuk mund të hynin fare në këtë rrjet social, disa mund të aksesonin vetëm pjesërisht ose u desh një kohë e gjatë për tu kyçur.
Portali tregon se dhjetëra mijëra raporte u regjistruan brenda një kohe të shkurtër. Rreth 56 për qind e njerëzve thanë se nuk mund të hynin fare në Fejsbuk, 26 për qind thanë se kishin probleme me hyrjen dhe 16 për qind gjatë kyçjes.
Gjithashtu është e vështirë për të hyrë në Instagram.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl