Connect with us

Kosovë

Investitori i kriptovalutave tregon sesi mund të tërhiqen të ardhurat

Published

on

Investitori i kriptovalutave, Granit Kadolli, ka shpalosur përvojën e tij me tregtinë digjitale.Si mysafir në dokumentarin “Expose”, ai ka treguar edhe mënyrën sesi tërhiqen paratë, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Kadolli tha se kjo formë e tregtisë është legjitime, prandaj edhe bankat nuk kanë arsye për ndalesa, përveç shumave të mëdha kuptohet, për të cilat besoj se kanë rregullore të veçanta.

“Pjesën e tërheqjes mund të bëhet përmes Kraken nga një exchange që bën IBAN transfer. Aty mund ta kthesh valutën Etherum ose BTC ne Fiat, pra në Dollarë. E hap një llogari në bankë USD e merr IBAN Transfer, dhe Swift ta gjenerojnë ata, forma është legjitime si për cdo transaksion që bëhet pë rata që blejnë në Kinë.Momentin që ty të dalin paratë në përshkrim e shkruan që i ki prej përfitimit që i ke bo “trade”. Shumën e cakton, adresën, emrin e bankës, IBAN numri dhe S2ift Kodin që ta ofrojnë Bankat dhe dalin paratë. Nëse bankat komerciale nuk bëjnë ndalesa, aq sa kam dëgju unë, nuk bëjnë ndalesa sepse shumat kanë qenë 1000 – 2000 euro. Por për shuma të mëdha, me siguri ka naj rregullore të cilës duhet me iu përmbajt si përfitues”, tha Kadolli.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Takim Konjufca – Krasniqi: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Sërbia

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast Konjufca ka thënë se adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende.

Andaj pohoi se është obligim i tyre institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend, sepse nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtij krimi çnjerëzor lufte.

Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti prezanton nismën për luftimin e korrupsionit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se qeveria e drejtuar prej tij ka marrë një vendim me shumë rëndësi për sa i përket luftimit të korrupsionit.

Kurti në një postim në mediat sociale shprehet se në Kosovë për më shumë se dy dekada, korrupsioni ka qenë në nivele të larta dhe e përqendruar në zyrat e shtetit. Pikërisht për këtë të fundit qeveria e tij premton se do të jetë luftë të ashpër.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria do t’i hapet rrugë ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe sipas Kryeministrit “do t’i jepet fund epokës ku dominonte parulla ‘Rroga e vogël, fitimi i madh’.

Askush nga ne nuk mund të shpenzojë pasurinë që nuk e fiton. Në jetën e përditshme ne skuqemi kur na bie zori që të kërkojmë diçka hua, dhe bëjmë gjithçka që të jetojmë brenda mundësive tona, nga rroga dhe puna jonë e ndershme. Por, ju e dini se për shumë kohë, ata që kishin duart në buxhetin e shtetit nuk ju mjaftonin pagat e privilegjet por përvetësuan pasuri që nuk e justifikojnë dot. Kjo nuk është e drejtë dhe as e ndershme, prandaj edhe duhet të veprojmë që të krijojmë një shtet ku secili merr fitimin që meriton dhe paguan detyrimin që i takon“, shkruan kreu i qeverisë

Më tej ai shton se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private e as e ligjshme sepse ajo kurrë nuk është fituar./tvklan.al

Continue Reading

Kosovë

Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak

Published

on

By

Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit.

Krasniqi mbrëmë në një emision tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda, shkruan portali arbresh.info

Aida përmes rrjetit social ‘facebook’, ka ironizuar me deklaratën e hoxhës, duke postuar një foto gjatë kohës së luftës ku ajo shihet me armë, bashkë me dy ushtarë tjerë.

Për deklaratat e Krasniqit pati reagime të shumta nga shumë figura publike. / arbresh.info/

Continue Reading

Aktuale