Connect with us

Teknologji

NASA sjell imazhe të reja nga Marsi (VIDEO)

Published

on

NASA ka shpërndarë disa fotografi të reja nga sonda “Perseverance”.

Kjo e fundit ndodhet tash e sa ditë me mision në Mars, ku po sjell imazhe të ndryshme.

Sonda u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike, transmeton Telegrafi.

Ajo do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade. NASA shtoi 25 kamera në misionin prej tre miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Teknologji

Vlera e Bitcoin-it arrin nivel rekord

Published

on

By

“Fluturon” vlera e Bitcoin-it, arrin nivel rekord.Vlera e kriptovalutës së famshme, Bitcoin, të martën arriti vlerë rekorde, duke e vazhduar ecurinë pozitive të nisur në fillim të vitit, duke shkuar në 62.575 dollarë amerikanë për një njësi.

Kriptovalutës më të madhe në botë i është rritur vlera për më shumë se dyfish këtë vit, pas zgjerimit të pranimit të saj si mënyrë pagese, në kohën kur investitorët po kërkojnë asete pas shkallës së ulët të interesit.

Kompani të mëdha si “BNY Mellon”, “Mastercard” dhe “Tesla” janë në mesin e atyre që i kanë pranuar kriptovalutat ose që kanë investuar në to, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Disa javë më parë, shefi i prodhuesit të veturave elektrike, “Tesla”, Elon Musk, njoftoi se ata që janë të interesuar të blejnë vetura nga kompania e tij, tani e tutje këtë mund ta bëjnë edhe përmes Bitcoin-it.Sidoqoftë, tregjet financiare ende kanë ngurrime ndaj kriptovalutave për shkak të vlerës së tyre të paqëndrueshme.

Pak kohë pas rekordit të mëparshëm, Bitcoin-i filloi të pësonte rënie, duke treguar luhatje vështirë të parashikueshme.

Continue Reading

Bota

Kompania kineze “AliBaba” gjobitet me 2.8 miliardë dollarë

Published

on

By

Kompania kineze e shitjeve online “Alibaba” është gjobitur me 2.8 miliardë dollarë me arsyen se ka shkelur ligjin kundër monopolit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Autoriteti Rregullator Shtetëror i Tregut (SAMR) në Kinë thuhet “Alibaba” ka kufizuar konkurrencën dhe ka keqpërdorur pozicionin dominues në treg duke penguar lëvizjen e lirë të mallrave.

SAMR më 12 mars me arsyen se kanë shkelur ligjin kundër monopolit njoftoi gjobitjen me nga 77 mijë dollarë të 12 kompanive, përfshirë edhe Tencent, motorin kinez të kërkimit Baidu Inc, Didi Mobility dhe Softbank.

Kina më 8 shkurt vendosi në zbatim rregulloret e reja për të parandaluar praktikat monopolizuese të kompanive të mëdha të teknologjisë.

Continue Reading

Bota

Miliona përdorues “në hall” / Probleme me aplikacionet Facebook dhe Instagram

Published

on

Miliona përdorues kanë probleme me qasjen në rrjetet Fejsbuk dhe Instagram

Fejsbuk dhe Instagram nuk kanë funksionuar mbrëmë, dhe këtë mëngjes, përdoruesit në disa pjesë të botës njoftuan se nuk mund t’i përdorin këto rrjete sociale, lajmëron “Indeksi” kroat.

Arsyeja e rënies së rrjeteve sociale është ende e panjohur. Tuiteri funksionoi normalisht.

Problemet filluan pak pas orës 23, kur ra faqja në Fejsbuk për një numër të madh përdoruesish. Pas mesnatës situata u përmirësua, por ka ende probleme të herëpashershme.

Sipas portalit “Downdetector”, problemet janë paraqitur në disa kontinente. Shumë përdorues nuk mund të hynin fare në këtë rrjet social, disa mund të aksesonin vetëm pjesërisht ose u desh një kohë e gjatë për tu kyçur.

Portali tregon se dhjetëra mijëra raporte u regjistruan brenda një kohe të shkurtër. Rreth 56 për qind e njerëzve thanë se nuk mund të hynin fare në Fejsbuk, 26 për qind thanë se kishin probleme me hyrjen dhe 16 për qind gjatë kyçjes.

Gjithashtu është e vështirë për të hyrë në Instagram.

Continue Reading

Aktuale