Connect with us

Lajme

Sela për Euronews: Shqetësuese është heshtja e shtetit amë lidhur me problemin e shtetësisë

Published

on

Sela për Euronews: Shqetësuese është heshtja e shtetit amë lidhur me problemin e shtetësisë

Projekt-Ligji i propozuar nga partitë shqiptare për shtetësinë e atyre që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, por ende nuk e kanë përfituar, është kundërshtuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM dhe ajo në opozitë VMRO-DPMNE.

Ziadin Sela, kreu i Aleanca për Shqiptarët thotë se nëse ligji nuk miratohet në Parlament atëherë do të kundërpërgjigje me të njëjtën monedhë duke bllokuar miratimin e çdo ligji.

Sipas analizave të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, bëhet fjalë për mijëra qytetarë pa shtetësi, shumica prej tyre shqiptarë.

Ai shton se pa shtetësi qytetarët nuk mund të marrin shërbime shëndetësore, nuk mund të kryejnë kurorëzime apo nuk mund të bëhen as pjesë e tregut të punës.

Z. Sela thotë se, mesazhi i politikës maqedone është që “qytetari të ndihet i refuzuar nga shteti” dhe kjo sjellje bëhet ndaj shqiptarëve që janë autoktonë.

“Të jesh pa shtetësi nuk është se të mungon vetëm një dokument por është shumë më e madhe se sa kaq. Idesë për t’i shtypur kolektivisht shqiptarët i bashkëngjitet dhe ideja për t’i shtypur individualisht tek e drejta elementare që u takon. Ndryshimet që propozojmë ne nuk kanë tendencë. Nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e shqiptarëve”, tha z. Sela.

Kreu i Aleanca për Shqiptarët thotë se në këtë situatë e shqetëson dhe indiferenca e Shqipërisë, ku theksoi se nuk mund të qëndrojë në heshtje.

“Ajo që më shqetëson është se cili është roli i asaj partie shqiptare që është në pushtet me dekada. Brenda natës kanë marrë shtetësi p.sh pakica Maqedone e Pustecit, kjo me prezencë dhe të BDI ndërkohë që shqiptarët janë autoktonë dhe kanë qenë para se Maqedonia të ishte shtet i pavarur, janë pa shtetësi. Ajo që më shqetëson është heshtja e shtetit amë, që në gjithë këtë situatë nuk duhet të qëndrojë anësh në këtë proces. Nuk është një problem i sotëm por ka 30 vite”, përfundoi z.Sela.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Reporterë pa kufij: Maqedonia e Veriut për dy pozita më lartë, por me kritika

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Dy pozita më lartë, por kritikat mbeten. Nga pozita e 92-të, Maqedonia e Veriut u gjet në pozitën e 90-të të indeksit të Reporterëve pa kufij. Viti i kaluar 2020 është prezentuar si vit i jashtëzakonshëm në Maqedoninë e Veriut, në të cilën ishte shpërndarë Kuvendi, në pushtet erdhi qeveria teknike, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë për shkak të pandemisë.

Në raportin më të ri për lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut theksohet se komplikim shtesë në raportim është pandemia e koronavirusit.

“Organizatat të cilat i prezentojnë mediat fuqimisht i kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për mediat shtetërore dhe private në Ligjin për radiodifuzion, me të cilat do të mundësohet reklamimi shtetëror në media. Ato kundërshtojnë duke vlerësuar se kjo do ta inkurajojë klientelizmin. Ministria e Drejtësisë është duke punuar në ligj të ri i cili duhet t’u sigurojë siguri më të madhe gazetarëve dhe punonjësve mediatikë”, thuhet në analizën e Reporterë pa kufij për vendin.

Në nivel botëror, Reporterë pa kufij ka konstatuar se gazetaria është e bllokuar tërësisht ose pjesërisht në 130 prej 180 shteteve të ranguara në botë. Në krye të listës janë shtetet skandinave Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, ndërsa në pozitën e fundit është Koreja e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 148 raste me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

By

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa 148 raste pozitive janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre orëve janë shëruar edhe 430 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Raste aktive me koronavirus janë 24,888.

Shqipëria ka tejkaluar Serbinë dhe Kroacinë me numrin e të vaksinuarve për COVID-19.

Continue Reading

Lajme

Java e planetit Tokë: Nevojiten masa për rimëkëmbje të zonave mbrojtëse pas Kovid-19

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Rimëkëmbja pas kovid në zonat e mbrojtura” ishte një nga temat në të cilat është diskutuar në vigjilje të shënimit të Ditës së planetit Tokë – 22 prill në ngjarjen onlajn përkushtuar gjendjes së zgjidhjes dhe drejtimeve për tejkalim të shumë sfidave të cilat dolën nga pandemia, të organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (VVF) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një nga ndikimet më të dukshme gjithsesi janë pasojat ekonomike si rezultat i kufizimit të aktiviteteve turistike në zonat e mbrojtur. Efektet e tilla më së shumti i goditën rajonet e mbrojtura të cilat së pari janë orientuar ndaj të ardhurave nga turizmi. Masat restriktive ndërrohen me kalimin e kohës, ashtu që efektet e pandemisë mbi rajonet e mbrojtura u ndryshuan, që shumë shpesh e bën gjithë situatën ende më serioze dhe komplekse për drejtuesit”, thuhet në raportin e “Parqet Dinarici” për gjendjen me Kovid dhe zonat e mbrojtura, që e prezantoi Jelena Marojeviq.

Humbjet nga turizmi në zonat e mbrojtura kanë ndikim negativ mbi bashkësitë lokale të cilat jetojnë në sektorin turistik. Ekziston frikë e vërtetë se për shkak të trendeve të pavolitshme dhe ekonomike ata mund të kthehen drejt shfrytëzimit të paqëndrueshëm të resurseve tjera natyrore në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini deklaroi se kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ruajtje të zonave të mbrojtura, supozimet janë se pandemia e tanishme dhe pasojat e saj mund t’i minojnë përpjekjet njëdekadëshe për ruajtje të natyrës dhe vendosje të sistemit efektiv në mbrojtje dhe menaxhim.

“Veçanërisht në periudhën kur shënojmë suksese të mëdha në shpalljen e zonave të reja, rreziqet e pandemisë mund të jenë ende më serioze. Për atë nevojitet aksion i përbashkët dhe sinkronizues për mbrojtje dhe përparim të trashëgimisë natyrore në kombinim me mbështetjen efektive të drejtuesve të zonave tona mbrojtëse”, deklaroi Nuredini.

Në punëtorinë virtuale prezantime të tyre kishin edhe përfaqësuesit e parqeve nacionale të Maqedonisë. Ata ranë dakord në mënyrë të barabartë se mbështetja financiare për menaxhimin me parqet nacionale mungon, por është nga vlera e madhe për funksionim të suksesshëm dhe mbrojtje të zonave, me ç’rast dërguan apel deri te institucionet shtetërore për fillim me financimin shtetëror në zonat e mbrojtura.

Konkluzioni është se në zonat e mbrojtura duhet t’u ofrohet ndihmë e nevojshme dhe mbështetje. Si për bizneset, ashtu edhe për institucionet publike, mbështetja financiare gjatë pandemisë është nga vlera esenciale për vazhdim të funksionimit të parqeve nacionale dhe zonat tjera mbrojtëse.

Continue Reading

Aktuale