Connect with us

Sport

Klasikja gjermani shkon për Bayernin, Dortmundi “lëshon” në fund (VIDEO)

Published

on

Bayern Munchen ka mposhtur Borussia Dortmundin në një ndeshje spektakolare në kuadër të javes së 24-të të Bundesligës.

Borussia Dortmund e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte duke befasuar Bayernin, ishte sulmuesi në formë, Erling Haaland i cili i ndëshkoi “Bavarezët” me dy gola të shpejtë.

Golin e parë Haaland e shënoi në min (2’) nga një asistim nga Thomas Delaeney. Haaland doli në skenë prap, ai shënoi golin e dytë personal në min (9’).

Bayerni nuk lejoi që të poshtërohet në Allianz Arena, ata reaguan shpejtë. Robert Lewandowski ngushtoi epërsinë e Dortmundit, ai shënoi në min (27’).

Lewandowski shënoi golin e dytë nga penaltia në min (44′) për të barazuar rezultatin.

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Bayern 2-2 Dortmund.

Në pjesën e dytë, pati më pak raste por Bayerni nuk e humbi besimin.

Haaland u largua në min (60’), Dortmund reagoi me zëvendësime të shumta por nuk arriti të shënojë.

Por, “Bavarezët” nuk u dorëzuan dhe treguan fytyrën e kampionit, ata arritën të përmbysin rezultatin. Ishte Leon Goretzka i cili shënoi për të përmbysur rezultatin në min (88′).

Robert Lewandowski shënoi prap, polaku e kompletoi hetrikun e tij në min (90′). Tani ai ka shënuar 31 gola në Bundesliga.

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 4-2 Borussia Dortmund.

Tani, me këtë fitore, Bayerni rikthehet në vendin e parë me 55 pikë, dy më shumë se RB Leipzig, ndërsa Dortmund ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë total./

Continue Reading
Advertisement

Sport

Zemërim, sarkazëm, humor – reagime ndaj formimit të Superligës

Published

on

By

Përderisa disa klube të futbollit në pronësi të huaj paralajmëruan planet për “shkatërrimin” e futbollit evropian përmes formimit të Superligës, një klub me pronësi amerikane me kënaqësi publikoi se nuk e ka ndërmend t’i bashkohet formatit të ri.

“Edhe krahas dy fitoreve me 4:0 këtë javë, mund ta konfirmoj se nuk do të kërkojmë anëtarësim në Superligën evropiane”, publikoi me sarkazëm në tuiterin e tij klubi i Uellsit, Vreksam, i cili luan në divizionin e pestë anglez, ndërsa për një kohë është në pronësi të yjeve të Hollivudit Rajan Rejnolds dhe Rob Makelheni.

Reagimet e ndryshimeve potenciale sizmike që i shtyjnë përpara 12 klube të fuqishme evropiane lëvizin nga humori në sarkazëm, nga gjykimi deri tek zemërimi.

“Kemi fituar numër të njëjtë titujsh në Premier ligë sikurse Totenhemi, por dëshirojmë të konfirmojmë se nuk do të marrim pjesë në çfarëdo Superligë”, publikoi ekipi i ligës së parë irlandeze Brej Uonderers.

Ekipi i ligës së parë ruse, Spartak Moska iu drejtua drejtpërdrejtë tifozëve të 12 klubeve, të cilët mund të jenë të pakënaqur nga zhvillimi i ngjarjeve.

“Nëse keni nevojë për klub të ri për të cilin do të bëni tifo, këtu jemi për ju. Përshëndetje të përzemërta, Spartak Moska”, theksoi klubi rus.

Totenhemi është njëri ndër klubet që vendosi nënshkrimin në formimin e formatit të ri, ndërsa tifozët e tij e porositën udhëheqësinë e klubit se “e kanë tradhtuar klubin dhe historinë e tij”.

Ithtarët e Premier ligës londineze e porositën udhëheqësinë se është e gatshme ta “rrezikojë prestigjin e klubit dhe të ardhmen e tij në kërkim të përfitimit dhe bënë thirrje për ndryshimin e strukturës pronësore nëse Totenhemi menjëherë nuk tërhiqet nga Superliga”.

Vendimin e udhëheqësive të klubeve si tradhti e komentuan edhe tifozët e katër klubeve të tjera angleze të cilat iu bashkuan projektit të ri – Çelsi, Arsenali, Mançester Junajted dhe Mançester Siti.

Reaguan edhe kryetarët e federatave të futbollit të Suedisë, Rumanisë, Danimarkës si edhe Premier ligës ruse, Bundesligës gjermane….

“Kjo është ide e keqe për më shumë arsye … Është e pakuptimtë të formohet ligë e mbyllur në të cilën qëllimi i vetëm i klubeve do të jenë paratë”, deklaroi njeriu i parë Federatës së futbollit të Danimarkës, Jakob Jensen.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Çelsi, Mançester Siti dhe Real Madridi para përjashtimit nga LK, vendimi të premten

Published

on

By

Një përfaqësues i lartë i Asociacionit Evropian të futbollit (UEFA) nuk e përjashtoi mundësinë Real Madridi, Maçester Siti dhe Çelsi, tre prej 12-të klubeve të cilat u ndalën pas Superligës së re, të përjashtohen nga gjysmëfinalja në sezonin vijues të Ligës së Kampionëve, duke paralajmëruar se vendimi do të sillet të premten.

“Klubet duhet të largohen, ndërsa pret kjo të ndodhë të premten”, deklaroi pasdite anëtari i Komitetit ekzekutiv i UEFA-s dhe kryetar i Federatës së futbollit të Danimarkës, Jesper Moler.

“Për të premten është caktuar takim i jashtëzakonshëm i Komitetit ekzekutiv, ndërsa atëherë duhet të vendosim se si do të përfundojë sezoni”, shtoi Moler në deklaratën për Radiotelevizionin danez.

Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve duhet të luajnë PSZH – Mançester Siti dhe Real Madridi – Çelsi.

Ndeshjet e para janë caktuar për më 27 dhe 28 prill, ndërsa ndeshjet kthyese janë për më 4 dhe 5 maj.

Finalja duhet të luhet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Continue Reading

Sport

Tjetër klub i madh refuzon ftesën e Superligës Evropiane

Published

on

By

Sevilla është skuadra më e fundit që ka refuzuar të jetë pjesë e Superligës Evropiane.

Pas Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig, Sevilla ka njoftuar se nuk do marrin pjesë në këtë Superligë.

Drejtori sportiv i klubit tha se është krenar që klubi ynë e mohon ftesën.

“Jam krenar për klubin tonë, ne i themi jo Superligës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do t’i bashkohet edhe ndonjë skuadër tjetër kësaj Superlige Evropiane.

Continue Reading

Aktuale