Lajmet kryesore
‘Kërset’ dajaku ndërmjet disa vajzave në Ferizaj (Video)
Një rrahje ndërmjet disa vajza të moshës së re sapo ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, shkruan Syri Kosova.
Në një video të postuar në “Facebook” nga faqja e këtij qyteti ‘Ferizaj 05”, shihen disa vajza teksa rrahën me grushte dhe disa djem të tjerë që tentojnë t’i ndajnë ato nga përleshja që ka ndodhur në qendër të këtij qyteti.
Për më shumë shikojeni videon më poshtë:
Lajmet kryesore
Çelsi, Mançester Siti dhe Real Madridi para përjashtimit nga LK, vendimi të premten
Një përfaqësues i lartë i Asociacionit Evropian të futbollit (UEFA) nuk e përjashtoi mundësinë Real Madridi, Maçester Siti dhe Çelsi, tre prej 12-të klubeve të cilat u ndalën pas Superligës së re, të përjashtohen nga gjysmëfinalja në sezonin vijues të Ligës së Kampionëve, duke paralajmëruar se vendimi do të sillet të premten.
“Klubet duhet të largohen, ndërsa pret kjo të ndodhë të premten”, deklaroi pasdite anëtari i Komitetit ekzekutiv i UEFA-s dhe kryetar i Federatës së futbollit të Danimarkës, Jesper Moler.
“Për të premten është caktuar takim i jashtëzakonshëm i Komitetit ekzekutiv, ndërsa atëherë duhet të vendosim se si do të përfundojë sezoni”, shtoi Moler në deklaratën për Radiotelevizionin danez.
Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve duhet të luajnë PSZH – Mançester Siti dhe Real Madridi – Çelsi.
Ndeshjet e para janë caktuar për më 27 dhe 28 prill, ndërsa ndeshjet kthyese janë për më 4 dhe 5 maj.
Finalja duhet të luhet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.
Lajme
Njolla gjaku në tokë/ Shikoni pamjet brenda selisë blu në Kavajë ku ndodhi plagosja me armë
Top Channel ka siguruar pamjet e selisë blu në Kavajë ku ndodhi plagosja me armë gjatë mbrëmjes së sotme.
Aty duken njollat e gjakut të Bledi Oshtunit, i cili u plagos nga Ndricim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndricim Jonuzi. Pas ngjarjes, atje shkoi menjëherë kreu i PD, Lulzim Basha së bashku me kandidatë për deputetë të selisë blu për të parë nga afër se si është situatë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije Ndricim Tahiri se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.
Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri. Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.
Top Channel
Lajme
Vetëm 841 teste të bëra / Këto janë rezultatet e fundit për koronavirusin në Maqedoni
Regjistrohen 135 raste të reja me Kovid-19 prej 841 testimeve, 35 të vdekur, 900 të shëruar
Në pajtim me të dhënat nga Instituti për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 841 testime, ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja me Kovid-19, janë raportuar 35 të vdekur dhe janë shëruar 900 pacientë.
Nga të infektuarit e rinj, në Shkup janë 81, Tetovë -15, Kumanovë -13, Prilep -8, Kavadar -7, Makedonski Brod-3, Shtip-2, Manastir-2, Koçani, Kërçovë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Berovë-nga 1.
Nga 900 pacientët e regjistruar të shëruar, nga Shkupi janë 363, Manastir – 62, Kumanovë – 54, Prilep – 51, Veles – 46, Ohër – 44, Kavadari – 40, Strugë – 32, Koçan dhe Gostivar – nga 23, Strumicë – 22 , Tetovë – 16, Shtip – 14, Kërçovë dhe Gjevgjeli – nga 12, Probishtip – 11, Berovë – 9, Negotinë, Sveti Nikollë dhe Kriva Pallanka – nga 7, Resnjë, Radovish dhe Bogdanc – 6, Dellçevë – 5, Makedonski Brod , Vinicë, Kratovë dhe Makedonska Kamenica – nga 4, Vallandovo – 3, Pehçevë – 2 dhe Krushevë – 1.
Janë raportuar gjithsej 35 persona të vdekur: 14 nga Shkupi (46, 46, 54, 56, 69, 70, 77, 79, 79, 81, 87, 87, 87, 89), nga 3 persona të vdekur nga Manastiri (72 , 74dhe 84) dhe Kumanovë (62, 64 dhe 68), nga 2 persona nga Prilepi (61 dhe 62), Strumica (70 dhe 76), Shtipi (58, 72) dhe Vinica (68 dhe 70), nga një person nga Velesi (67), Ohri (83), Struga (75), Gostivari (71), Koçani (77), Kërçova (70) dhe Negotina (69). Nga pacientët e vdekur, 3 vdiqën në shtëpi dhe 32 të tjerët vdiqën në spital.
Janë bërë 841 testime përmes: ISHP-114, QSHP Shkup-34, QSHP Manastir-0, Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile-0, Mjekësia ligjore-0, laboratoria spitali Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji-0, SPQ “8 Shtatori”-0, Instituti për mikrobiologji-0, ASHAM-70, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-97, Avicena-0, Biotek-128, Sistina-174, laboratoria Laor-0, Sinlab-0, Remedika-0, Plodnost-0, Genea-0, ISHP dhe ISHP (rapid test)-gjithsej 224.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 692.096 testime në Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 147.229, numri i pacientëve të shëruar është 123.710, të vdekurve 4.478, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.041.
Sipas analizave epidemiologjike për momentin, distribuimi në qytete është ky:
Distribuimi nëpër dyqane Të sëmurë (gjithsej) Raste aktive (gjithsej)
Shkup 65415, aktivë 8676
Kumanovë 8066, aktivë 1209
Prilep 7910, aktivë 935
Tetovë 6918, aktivë 672
Manastir 5732, aktivë 1236
Veles 5206, aktivë 698
Gostivar 4994, aktivë 447
Kavadar 4993, aktivë 488
Shtip 4742, aktivë 454
Ohër 4709, aktivë 846
Strumicë 3783, aktivë 549
Strugë 2867, aktivë 247
Koçan 2582, aktivë 294
Kërçovë 2349, aktivë 298
Negotinë 2113, aktivë 240
Gjevgjeli 2118, aktivë 339
Sveti Nikollë 1433, aktivë 147
Kriva Pallankë 1178, aktivë 84
Resnjë 1168, aktivë 218
Radovish 1039, aktivë 129
Berovë 967, aktivë 65
Dellçevë 930, aktivë 96
Dibër 910, aktivë 69
Probishtip 753, aktiv 42
Vinicë 742, aktivë 109
Vallandovë 633, aktivë 89
Krushevë 457, aktivë 99
Bogdanc 469, aktivë 73
Demir Kapi 392, aktivë 39
Demir Hisar 358, aktivë 57
Kratovë 350, aktivë 18
Makedonski Brod 347, aktivë 32
Pehçevë 250, aktivë 16
Makedonska Kamenicë 224, aktivë 11
Dojran 132, aktivë 20.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl