Connect with us

Lajme

Edi Rama vlerësohet me çmim

Published

on

Guvernatori i Puglia-s Michele Emiliano i ka dhënë Çmimin “Rrënja e Puglia-s” kryeministrit Edi Rama duke e konsideruar si një qytetar të Puglia-s me origjinë shqiptare. Në fjalën e tij Emiliano ka vlerësuar kontributin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në zhvillimin e vendit.

“Je nga ata njerëz që ke patur kapacitetin për të ndërtuar një lidership politik universal. Kryeministri Rama nuk e pëlqen retorikën, por unë e ndjej që ky vlerësim duhet thënë. Të kam ndjerë gjithmonë afër, kur ke bërë atë që mund të bëje, duke na ndihmuar me popullin tënd kur na ndihmuat me mjekët. Rrënja e Puglias do thotë që të marrësh përsipër që të mbrosh edhe tokën time përveç tëndes. Çmimi është pak i madh si volum por është për masën tënde.”

Rama i surprizuar nga ky çmim që jepet vetëm për puljezët, tha se këtë befasi e dëshmon edhe mungesa e kravatës ndërsa nuk ishte aq i sigurtë që e meritonte këtë nder.

“Ne i jemi mirënjohës përjetë Italisë, atyre që kanë drejtuar në vite qeveritë italiane që pavarësisht nga ngjyrat politike dhe sherret e brendshme kanë thënë gjithnjë në mënyrë të qartë atë që mund të kishim thënë nëse do të ishim aty. Italia ka qenë avokati ynë mbrojtës i Shqipërisë, në të gjitha selitë ndërkombëtare ku Shqiperia ka qenë nën akuzë. Kjo thotë gjithçka për ne. Ju falenderoj për qetësinë që më dëgjuat pasi ndjek parlamentin tuaj dhe ky nuk është një virtyt që shfaqet aty,” u shpreh Rama.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se BE nuk duhet ta konsiderojë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë.

“Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermierë arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Italia shpreson që brenda këtij viti të ketë rezultat në lobimin e saj për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë.

Klan News

Continue Reading
Advertisement

Lajme

3 milionë denarë ka kushtuar shtegu i biçikletave në Tetovë (VIDEO)

Published

on

Gjendemi në pikë nisjen e shtegut në biçikletave në qytetin e Tetovës. Se sa është i kalueshëm ky shteg për biçikleta, le ta provojmë.

Vetura të parkuara, kosha me mbeturina, gropa dhe shumë pengesa të tjera.

Ky projekt komunës së Tetovës i ka kushtuar 3 milion denarë. Në këtë shumë janë paraparë edhe fazat tjera, si shënimi i shtegut në rrugët kryesore, ulja e trotuareve etj.

Elmir Mustafai, nga Sektori për rrugë edhe tokë ndërtimore, pranë komunës së Tetovës për pengesat rrugore thotë se ato kanë qenë vetëm në disa pjesë dhe se të njëjtat janë mënjanuar, ndërsa ç’vendosja e koshave të plehrave dhe veturave do të duhet të behët gjatë ditëve në vazhdim.

“Në disa vende që ka nevojë që skajoret e trotuareve të ulen, aty veç më janë realizuar nga kompania që merret me ato skajore. Ato janë katër apo pesë vende që bënë edhe bujë në internet. Veturat duhet të largohen me ndihmën e SPB-së dhe ndihmën e merimangës dhe kontonjerat. Kemi problem se dyqanet nuk i duan para dyqaneve dhe duhet të ndërtohen edhe xhepa si ju themi neve dhe të rregullohet ai problem”, tha Elmir Mustafai – Sektori për Komunikacion i Komunës së Tetovës.

Shtegu i biçikletave është i gjerë një metër dhe është ndërtuar bulevardin “Ilinden” me një gjatësi 5.5 kilometra. Mos ulja e trotuareve në kohë, vizat e shtrembra bërën që në rrjetet sociale aktivistë dhe qytetarë të tallen me këtë projekt, duke thënë se komuna e Tetovës është duke ndërtuar një pistë olimpike

Continue Reading

Lajme

Debati/ Rakipi – Bashës: Pse nuk thua emrat e oligarkëve? Basha: Oligark është Edi Rama!

Published

on

Në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka patur një debat mes drejtuesit të emisionit dhe kandidatit për kryeministër, Lulzim Basha, lidhur me oligarkët.

Pjesë nga debat:

Ylli Rakipi: Ju nuk përmendni oligarkët e Shqipërisë. Kush janë ata? Vetëm në një seminar që kam qenë edhe ju, por nuk flisni.

Basha: Përbri emrave të kompanive shiqptarë apo offshore, kanë qenë emrat e pronarëve. Do të vazhdojmë që vendimarrja të jetë në dorë të Ramës dhe atij që zgjedh ai për të qenë partneri i tij? Është produkt i një politike të korruptuar.

Rakipi: A ka oligarkë këtu? Mund të më thoni pesë prej tyre?

Basha: Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama.

Rakipi: Kuptoj që këta emra, që në fillim i kishte Berisha, pastaj i majmi Edi Rama, nesër do ti kesh ti!

Basha: Një politikan që ka pushtetin, të japë koncesion, mund të kapë pronarë mediash, mund të ndërrojë njërin me tjetrin. Dokumentat janë aty. Kush ka shkelur ligjin do të japë llogari para ligjit. Për këtë kemi një platformë.
Ligji anti mafia, ndjek parimin, që ndjek paranë për të shkuar tek përgjegjësia individuale. Ju keni qenë të pranishëm kur ne e kemi shpjeguar një ligj të bazuar në parimet e anti-mafias. Kjo është garancia që koncesionet do të hetohen.

Ç’do nëpunës publik, nga kryeministri, nuk do të kenë mundësinë t’i kthehen kësaj praktike të korruptuar. Sot mund të jetë dikush që shet dhallë, e merr i jep kontratë. Ata janë pjesë e sistemit por përzgjidhen nga i pari i sistemit.

/TPZ.al/

Continue Reading

Lajme

Njolla gjaku në tokë/ Shikoni pamjet brenda selisë blu në Kavajë ku ndodhi plagosja me armë

Published

on

By

Top Channel ka siguruar pamjet e selisë blu në Kavajë ku ndodhi plagosja me armë gjatë mbrëmjes së sotme.

Aty duken njollat e gjakut të Bledi Oshtunit, i cili u plagos nga Ndricim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndricim Jonuzi. Pas ngjarjes, atje shkoi menjëherë kreu i PD, Lulzim Basha së bashku me kandidatë për deputetë të selisë blu për të parë nga afër se si është situatë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije Ndricim Tahiri se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.

Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri. Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.

Top Channel

Continue Reading

Aktuale