Connect with us

Kolumna

Tregimi (narrativi) kritik ndaj opozitës i imponuar në opinion është në shërbim të rehatisë së pushtetit

Published

on

Shefik Duraku- Udhëheqës i Departamentit për Informim-Aleanca për Shqiptarët

Tregimi (narrativi) i imponuar në opinion, i tipit “po këta”(BDI) i dijmë më, s’kanë bërë asgjë, as që duam të merremi me ata, kanë dështuar, janë të pa aftë, por ju (opozita) çka bëni, s’keni kapacitet, vetëm ankoheni,ju nuk dini,blla blla) ky tregim (narrativ) i imponuar nëpër debate televizive, shpresojmë jo nga pushteti për të fituar “qetësinë” dhe amnestinë,për të relativizuar dështimet e tyre, por edhe për ti ikë kritikës nga opinioni dhe ballafaqimit me opozitën, vlerësoj se është shumë i dëmshëm, lëre që ka tendencë për të amnestuar politikisht pushtetin për dështimet, por më e keqja është se kjo është tendencë për të ngulfatur debatin pozitë-opozitë dhe kjo është goditje direkte edhe për ardhmërinë, është tentim për “kidnapim” të ndryshimit që të gjithë e thonë zëshëm se është shumë i nevojshëm.

Ata,që besoj me pavetëdije kanë rënë në këtë kurthë,sipas meje të krijuar nga pushteti, duhet ta kenë të qartë se edhe ata kanë përgjegjësi për vonesën e ardhjes së ndryshimit, pjesa intelektuale, studentët, gazetarë dhe opinionistë, analistët e pavarur etj. Sigurishtë se ata janë masa kritike që është vendimtare nëse do të ndodhë ndryshimi. Opozita,është ajo që e bartë proçesin, i prinë por edhe e merr përgjegjësinë për të sjellë ndryshimin.

Ky tregim (narrativ) i imponuar se “BDI-në e dimë se ska bërë asgjë, por ju çfarë do bëni”, në vete përmbanë agjendën e përhumbjes, dekoncentrimit të subjekteve politike opozitare, defokusimin e opinionit publik dhe moralizimin e rremë të një “populli” që qenka në pritje të madhe të ndryshimit. Po fakt, populli po e pret ndryshimin e madh, popull ky pa ëndrra dhe që shikojnë të pashpresë drejt qiellit e me sy të mavijosur nga pagjumësia nga dertet e skamjes që ua ka shkaktuar pikërisht BDI për këto 20 vite.

Apsolutisht nuk jamë kundër kritikës, por në një gjendje ku ndodhemi në si shtet, duke pasë parasysh nivelin e lartë të korrupsionit, sistem gjyqësorë të kalbur dhe me nuanca fashiste, e qasje selektive, me një ekonomi të rrënuar dhe diskriminuese, me sistem arsimor të pareformuar dhe të udhëhequr nga politikanë të frustruar, sistem shëndetsorë me standarde të shekullit kaluar, me një fjalë, një shoqëri me një sistem të rrënuar vlerash pikërishtë nga politika hajdute dhe zhvatëse, sigurishtë se të kritikosh opozitën është një luks që nuk mundë të ja lejojmë vehtes, në një situatë të këtillë, përgjegjësia është e të gjithë neve nëse do të vijë ose jo ndryshimi, ose më mirë thënë e duam ose jo ndryshimin,në duhet të përcaktojmë prioritete dhe jo të kërkojmë arsye.

Kritikat ndaj opozitës do të ishin të bazuara nëse opozita do të tregohej e mbyllur dhe nuk do të jepte mundësi, por të qëndrosh “neutral” dhe të kritikosh opozitën se nuk po bën mjaftueshëm mendoj se nuk qëndron, sepse opozitë është çdo një qytetarë që nuk mban pozitë shtetrore.

Tregimi (Narrativi) i imponuar më shumë ndihmon pushtetin sesa opozitën, jo që opozita ka mungesë kapaciteti, por opozita ka nevojë për logjistikë, për përkrahje morale nga shtresa intelektuale, por mbi gjitha opozita ka nevojë për guximin e shtresës intelektuale.

Prandaj, tendenca për të gjetë arsyetime nuk është e mjaftueshme për të qëndruar neutral. Është momenti që të gjithë ne ta ndiejmë peshën e përgjegjsisë si individë por edhe si shoqëri, sepse ndryshimi nuk vjen vetvetiu, as nuk vjen nga të qëndruarit indiferent, e aq më pak nga të kritikuarit e opozitës, sidomos kur asnjëher nuk ke kërkuar hapsirë dhe mundësi veprimi.

Për fund koalicioni ASH/AAA është sihaqiri më i mirë në funksion të fuqizimit të shqiptarit politik të nëpërkëmbur, vizionit për një të ardhme politike dhe fitores kundër sistemit të kriminalizuar.

Continue Reading

Kolumna

A kanë zemër dhe ndërgjegje Rama e Meta!

Published

on

By

A kanë zemër dhe ndërgjegje Rama e Meta!

Naser Pajaziti

Sot ditë zie në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Bullgari, ndërsa në Shqipëri ditë e zakonshme.

Në Nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet: Republika e Shqipërisë mbron dhe kujdeset për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Por, çka se ky nen?!

Kot fare për Edi Ramën e Ilir Metën!

Për ta gjithçka mori fund me një postim rutinor ngushëllimesh sikur edhe kryeministrat e tjerë botëror.

Terkun nuk e prishën as televizionet me programaciomet e tyre. Dramat, përçyrrjet në BB dhe alivanosja e Fifit po duken më interesante se një tragjedi fatale ku humbën jetën 46 bashkëkombas, mes tyre 12 fëmijë.

Pse ky mosinteresim apo edhe injorim, kur shohim se shtetet fqinje kanë strategji dhe plane speciale për bashkëkombasit e saj jashtë kufijve. Pse kjo molisje kombëtare pikërisht nga qendra e shtetit shqiptar.

Continue Reading

Kolumna

Kauza dhe tradhtia

Published

on

By

Kauza dhe tradhtia

Politika bazohet mbi racionalen dhe të mendueshmen kurse raportet njerëzore mbi ndjeshmërinë dhe empatinë reciproke. Si shoqëri duhet përpjekur parreshtur që të mbajmë gjallë empatinë si mundësi për ta shpëtuar dashurinë dhe njerëzoren, kurse kritikën dhe arsyen si instrumente për ta emancipuar politikën dhe politikbërjen varësisht paradigmës politike

Nga Latif MUSTAFA

Ditët që kaluam ishin dramatike për shtetin dhe shoqërinë. E si mos të jenë dramatike për një shoqëri e cila e ka të lidhur fatin e vet me buxhetin e shtetit resursi i “vetëm”i mbijetesës. Nëse do të ishim një shtet dhe shoqëri ku shteti nuk do të ishte punëdhënësi më i madh, por sektori privat do të ishte determinuesi i mirëqenies ekonomike dhe sociale, kritika dhe vetëdija qytetare, për më tepër, fatin e tij qytetari do ta lidhte me shkathtësitë e tija intelektuale dhe teknike dhe jo me servilizmin, mllefin dhe besimin e verbër në raport me mbijetesën e tij. Kështu ndodh edhe tek ne.Njerëzia dalëngadalë përmes entropisë dhe regresit po i ofrohet nivelit të gjendjes natyrore ku njeriu për njeriun po bëhet ujk, sipas thënies së Hobsit homo hominis lupus est në kuptimin që shoqëria në fillimet e saja ishte në gjendje natyrore lufte dhe gjithandej mbretëronte kaosi.

Një imazh të tillë përplasjeje e krijuan mediet sociale paçka se në rrjete, grupet të cilat bëjnë zhurmë janë zakonisht militantët partiak, ata të cilët interesin e tyre e kanë ngushtë të lidhur me partinë, gjegjësisht, ata të cilët militantizmin ideor e ndërlidhin me interesat ditore partiake. Pa harruar që kemi një grup militantësh ideor, të rrallë në vetvete, por që kanë një maturi dhe vetëdije të lartë politike dhe veç se në momente kruciale bëjnë avokimin e çështjeve të caktuara të politikave të mëdha dhe afatgjate. Përtej kësaj, bazuar në vetë nocionin zhurmë, pra ata nuk janë zëra të sinkronizuar racional të cilët manifestojnë një etikë të lartë komunikimi dhe diskutimi por betejat e tyre, “kritikat” e tyre janë sëmbime, hakërrime të ngufatura në një sipërfaqe muri dhe shfryrje dufi e mllefi personal të akumuluar nga fenomente të ndryshme sociale.

Akumulime të tilla shfrenuese dhe skizofrenike zakonisht shpërfaqen tek individë të cilët fshihen prapa një nocioni autodisfatist të keqkuptuar dhe keqinterpretuar siç është termi kauzë e që në gjuhën shqipe e njohim me sinonimin çështje. Nocioni apo shënjimi politik për lëvizjet e mëdha politike është kauzë që në vete ngërthen njëfarë lloj autoriteti moral që nënkupton se ajo ka gjithë legjitimitetin e një “elite” politike që avokon për këtë kauzë. Gjithkush dhe gjithçka jashtë kauze është e shitur dhe tradhti. Normalisht, që e gjithë kjo histeri ka një pasplan të ndërtimit dhe akumulimit historik, gjegjësisht, historiografisë enveriste e cila e projektonte dhe kishte krijuar një leksik të ri politik bazuar në narracionin historik brenda binomit tradhtar-patriot. Të gjithë disidentët dhe kritikët e regjimit ishin të shitur dhe tradhtarë ngaqë ata ishin edhe kundër interesave të popullit. Figurat historike nga të cilët frymëzoheshin këto disidentë dhe kritikë njashtu ishin të shënjuar si tradhtarë, kolabracionistë dhe të shitur tek “armiku i huaj”. Kjo lloj terminologjie politike preku edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, në Kosovë dhe Maqedoni, qoftë përmes librave të historisë qoftë përmes kinematografisë së Shqipërisë enveriste ku gjithçka kundër partisë, ishte edhe kundër popullit. Kundërshtarët e popullit ishin të shitur dhe armiqtë të saj. Ata meritonin çdo lloj persekutimi, linçimi dhe internimi.

Gjuha prodhon realitet. Gjuha shpërfaq mendësi. Gjuha definon kufijtë e mendimit. Ajo shpërfaq edhe traumat, botën fiktive dhe të pavetëdijshme. Gjuha të tradhton. Analizat krejt sipërfaqësore të diskursit politik që eksponentëve të rëndësishëm politik shpjegon ndërtimin e tyre politik. Mendësia dhe pasplani ideologjik i ndërtimit politik të partive të tranzicionit trashëgoi shumë nga mendësia monocentriste e sistemeve socialiste. Nga kjo trashëguan edhe lëvizjet fetare të cilat sot veprojnë në trojet tona, me ç’rast ngrehina e tyre ideologjike edhe pse ndërtohet nga parimet e selektuara të kodeksit fetar, diskursi politik i tyre përkon me diskursin e socializmit arab i cili ishte një produkt dhe miksim i vulgarizimit stalinist dhe nacionalizmit arab. Nocionet si kauza, tradhtia, armiqtë e popullit, të shiturit dhe të ngjashme janë tipike diskurse dhe narrative të sistemeve autoritare dhe diktatoriale dhe që është vështirë për të vendosur demarkacionin shpjegues se çfarë është disidencë, çfarë është mendim ndryshe dhe çfarë është një qëndrim i mirëfilltë politik e partiak.

Militantëve të interesave ditore të cilët burim të vetëm financiar e kanë partinë mbase u falet sepse frika është më e fortë se çdo mendim racional dhe në momente frike njeriu habitet edhe nga vetja e lëre më nga të tjerët. Yryshi dhe turrja e tyre për të “kryqëzuar” gjithkënd që mendon ndryshe shpërfaq një lloj hipokrizie të lartë e cila nuk është gjë tjetër veçse akumulim i traumave sociale që ushqehen e mbarështrohen si diskurs opozitar e që në fakt janë veç shkarje me nuanca psikotike. Kurse eksponentët politik, kur ata, në vend të termit “interes publik” përdorin termin “kauzë”, në vend të frazës “rrugëtim tjetër politik” e përdorin përcaktorin pezhorativ “i shitur” në vend të frazës “shpërdorim të interesit qytetar” e përdorin nocionin “tradhtar”, kjo nënkupton se prapavija dhe ngrehina mendimore e këtyre eksponentëve, që për fat të keq janë shumë, akoma jeton dhe ushqehet me terminologjinë e shekullit XIX dhe XX, epokën e përplasjeve të mëdha ideologjike dhe politike. Për më tepër termin tradhti e komentojnë nga prizmi shtypës me vokacion dhe mendësi seksiste me çrast politikës i japin ngjyrim gruaje dhe e identifikojnë me seksin dhe marrëdhëniet ndër gjinore, ku tradhtia ndërlidhet me gjininë femërore dhe kurvërinë dhe si e tillë politika mbetet një “kurvë” dhe ato që “tradhtojnë” janë “kurva” politike. Brenda kësaj nënvetëdijeje ideologjike enveriste, fshihet edhe një lloj perversiteti seksist.

Më e rënda nga këto është persekutimi moral që i bëhet tjetrit në saje të një superioriteti të vetëshpallur moral të subjektit politik. Moralizimi, gjegjësisht, kritika për mungesë morali është nga kritikat më të rrepta dhe me pasoja të rënda shoqërore duke marrë parasysh faktin se jetojmë në shoqëri të ngushtë dhe njerëzit njihen me njëri tjetrin. Ky lloj persekutimi rrezikon t’i dekonstruktoj raportet tona shoqërore duke i shpier ato drejt një situate fiktive politike me çrast raportet farefisnore, shpirtërore dhe vëllazërore marrin kuptin dhe bëhen të njëmendta veç nëse janë brenda kornizës së sentimentit të çmendur politik. Në anën tjetër, partia politike, asnjëherë nuk mban kriterin e vërtetësie së gjërave dhe ajo vepron mbi interesat e përkohshme të grupeve të interesit dhe rrallë përfaqësojnë ndonjë interes të përgjithshëm publik.

Rrjedhimisht, kauza apo çështja asnjëherë nuk është partiake, por është fenomen i lëvizjeve shoqërore. Lëvizje kjo, qoftë edhe e ndërtuar përmes leksikut dhe aparatit përkatës ideologjik, ajo nuk mund të jetë partiake e cila kërkon votën qytetare për përfaqësim dhe delegim të pushtetit nga populli tek përfaqësuesi. Partia është grupim e cila synon përmes programit dhe apelit politik të kërkojë shtrirjen sa më të madhe të përfaqësimit të interesave publike brenda parlamentit dhe në qeverisjen e ardhshme qoftë lokale, qoftë qendrore. Kauza apo çështja ka të bëjë me lëvizjet historike të cilat, bazuar nga vetë nocioni çështje kanë të bëjnë me qenësinë dhe vazhdimësinë historike të një subjektiviteti i cili e vullneton shpërfaqjen në histori dhe vendos për veten. Çështja është rrugëtim i gjatë dhe idealistik. Në të kundërtën, brenda sistemeve demokratike ku ne operojmë me të vërteta të përkohshme, interesi publik është nocioni i duhur demokratik dhe i artikuluar racionalisht larg çdo emocioni, e cila për bazë e ka interesin e përgjithshëm publik si interes i universalizuar individual përbri raporteve me qytetin dhe shtetin. Politika bazohet mbi racionalen dhe të mendueshmen kurse raportet njerëzore mbi ndjeshmërinë dhe empatinë reciproke. Si shoqëri duhet përpjekur parreshtur që të mbajmë gjallë empatinë si mundësi për ta shpëtuar dashurinë dhe njerëzoren, kurse kritikën dhe arsyen si instrumente për ta emancipuar politikën dhe politikbërjen varësisht paradigmës politike.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)

Continue Reading

Kolumna

Mehmeti: Shqiptarët e Maqedonisë ndërtuan sistem piramidal të vlerave të rrejshme

Published

on

Shkruan: Kim Mehmeti

Ngjarjet e fundit rreth (mos)rrëzimit të qeverisë së Maqedonisë, më së miri tregojnë se gjitha partitë shqiptare, cila më shumë e cila më pakë, ‘din e iman’, parim e moral, ideologji e ideal…, kanë interesat personale të drejtuesve të tyre, interesa që realizohen vetëm me ardhjen me çdo kusht në pushtet.

Dhe gabon ai që beson se populli nuk e dinë këtë të vërtetë. Duke e ditur këtë, zgjedhësit e këtushëm shqiptarë, veprojnë sipas mendësisë se nga gjitha të këqijat, më së miri të del ta zgjedhësh ‘nënën’ e gjitha fatkeqësive, pra BDI’në, partin të cilës, gjatë këtyre dy dekadave sa ka qenë pjesë e gjitha qeverive, ia ke mësuar ‘sportelet’ dhe ia njeh ‘banditët’ partiak ku bëhet pagesa për proceset gjyqësore, për punësime, për lejet e ndërtimit, për blerjen e tokave shtetërore…

Më në fund, gjatë këtyre viteve sa drejtuesit e BDI-së merren me politika euro-atlantike, ajo realizoi diçka shumë të vlefshme për qarqet politike e policore maqedonase: e kriminalizoi shoqërinë e këtushme shqiptare, ndërtoi sistem piramidalë të vlerave të rrejshme, me çka u lartësua autoriteti i profesorëve që shesin nota, i mjekëve që e njohin vetëm ‘protokollin’ e thellësisë së xhepit, e gjykatësve që i nënshtrohet vetëm ligjit të euros dhe dollarit…!

Dhe si e tillë, BDI-ja u bë partner i pazëvendësueshme për partitë maqedonase. Pra, partitë opozitare shqiptare mund të bëheshin e të bëhen pjesë e qeverisë, vetëm nëse i shërbejnë kësaj partie. Dhe ato e dinë se gjatë zgjedhjeve, nuk kanë përballë vetes vetëm BDI-në, por edhe gjitha qarqet politike e policore maqedonase, e për çka pjesë të fajit kemi edhe të gjithë ne ‘patriotët’ tjerë, që i matim të tjerët, por kurrë nuk e peshojmë vetveten.

Andaj kurrë mos e besoni se ndonjë parti shqiptare vullnetarisht e ka braktisur koalicionin qeveritar, apo se e ka lënë pushtetin për arsye parimore. Këtë mos ua besoni as këtyre ‘besatarëve’ që u bënë deputet me votat e LSDM’së, sepse partitë tjera shqiptare, bëhen pjesë e qeverisë, vetëm sa për t’i mbuluar gjurmët ‘patriotike’ të burrështetasve të BDI’së!

Kështu që, edhe tani, kur flitet për partitë opozitare që do mund t’i bashkëngjiteshin qeverisë së tanishme të Maqedonisë, duhet thënë qartë e shqip: do bëhet parti qeveritare ajo që me kohë e ka vizituar Reçicën e Vogël, ku ka treguar sa e ka ‘çmimin’ dhe ku është betuar se me devotshmëri do i shërbejë BDI’së.

Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë, artikullshkruesi vë bast publik se partia që tani do bëhet pjesë e qeverisë LSDM-BDI, do përfundojë me një autobus votuesish dhe do bëhet anëtare e ‘klubit’ të mjeranëve me zemër në Bruksel, që vetëkidnapohen në Shkup, klub i drejtuar nga ‘tregtari’ më i moçëm për shitblerje politikanësh shqiptarë – nga kryetari i partisë pa anëtarë, i PDSH’së, i cili deri dje, ua shante unazat ‘lindorëve’, e sot, Maqedoninë e mbron nga ndikimi ruso-turk?!

Continue Reading

Aktuale