Connect with us

Lajme

SPMG dhe SHGM me përkrahje të tërësishme të fotoreporteres, Arbnora Memeti

Published

on

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë (SPGM) dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër reagojnë për mënyrën, në të cilën pa procedurë dhe mosrespektim të dinjitetit elementar i është paralajmëruar pushimi nga puna të koleges sonë, fotoreporteres Arbnora Memeti nga “Metamorfozis”.

SPMG në mënyrë të hollësishme e shqyrton denoncimin dhe dokumentimin e parashtruar nga kolegia e jonë, në bazë të së cilës konkludojmë se mënyra në të cilën ajo është pushuar nga puna, është joadekuate dhe pa shkak të aryesshëm.

Në të vërtetë, pushimi nga puna nuk mund të dërgohet përmes postës elektronike, ku kërkohet nga fotoreporterja të ndalet me mbrojtjen e të drejtave të saj autoriale, të cilat i janë shkelur nga ana e personave tjerë juridikë.

Në mënyrë shtesë, vet fakti se deri ky moment punëtorja nuk ka marrë paralajmërim zyrtar, ku i është bërë me dije se me diçka e shkel rendin e punës dhe disiplinën, ose nuk i plotëson obligimet e punës, tregon se pushimi nga puna është pasojë e vendimit arbitrar, pas së cilit nuk qëndrojnë shkaqe të arsyeshme.

Në atë kuptim, organizatat e gazetarëve shprehin dënim që “Metamorfozis” jo vetëm që nuk qëndroi në anën e të punësuares, e cila tentoi t’i mbrojë të drejtat e saj autoriale, të cilat në të njëjtën kohë i ndan me redaksinë e saj amë, por e dënoi me pushim nga puna përmes mejlit të dërguar, e më vonë të arsyetuar me tentime për kualifikime negative dhe degradim të punës së saj, me çka praktikisht ia vështirëson çdo angazhim të saj potencial në të ardhmen.

Për fat të keq, kjo nuk është rasti i vetëm i tillë, ku redaksitë, “gjatë natës” i sakrifikojnë të punësuarit e tyre për shkak të ndonjë thirrje telefonike, sugjerim të miqve ose për shkak të mundësisë për ndonjë biznes lukrativ në të ardhmen, por “Metamorfozis” si organizatë, e cila është botues i tre mediumeve, dhe e cila në vitin 2019 e fitoi çmimin për Medium promotor të gazetarisë si e mirë publike “Roberto Beliçanec”, nuk ka guxuar t’ia lejojë vetes këtë.

SPMG dhe SHGM i shprehin përkrahje të tërësishme anëtares së saj Arbnora Memeti dhe i inkurajojnë të gjithë, e posaçërisht gazetarët e rinj që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të solidarizohen mes vete. Vetëm ashtu do të pengohet praktika e pushimeve të paarsyeshme nga puna, të heshtjeve dhe mohimit të tërë punës së investuar në një redaksi në momentin kur ajë vendos se më nuk i takon.

Profesionistët e rinj janë të paktë në këtë sektor dhe nevojitet motivim shtesë që të mbahen dhe inkurajohen në kryerjen e punës së tyre. Për këtë shkak, dërgojmë apel deri te të gjithë mediumet profesionale që t’i kushtojnë vëmendje të posaçme avancimit profesional të gazetareve dhe gazetarëve të rinj dhe punonjësve mediatikë, të cilët me përkushtim punojnë në interes të opinionit.

Continue Reading

Lajme

Maqedoni: Dasmat mund të lejohen nga 1 qershori

Published

on

By

Sipas informacioneve të Alsatit, protokollet për organizimin e ceremonive martesore u diskutuan në seancën e sotme të Qeverisë.

Sipas informacionit nga Qeveria, nëse ruhet trendi i ulët i infektimeve si javët e fundit me koronavirusin, restorantet e dasmave do të hapen më 1 qershor ose maksimumi deri më 15 qershor.

Sigurisht që kjo do të varet nga situata epidemiologjike.

Protokollet për organizimin e festimeve të dasmave janë duke u përgatitur dhe së shpejti do t’u paraqiten pronarëve të objekteve hotelierike, në mënyrë që ata të mund të përgatiten për organizimin e festimeve

Continue Reading

Lajme

Do të publikohet thirrje publike për mbështetjen financiare të studiove për fotografi dhe qendrave të fitnesit, paraqitja deri më 1 qershor

Published

on

By

Do të publikohet thirrje publike për mbështetjen financiare të studiove për fotografi dhe qendrave të fitnesit, paraqitja deri më 1 qershor

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Qeveria sot në seancë e obligoi Sekretariatin e përgjithshëm ta publikojë thirrjen publike për mbështetje financiare për studiot e regjistruara të fotografive dhe qendrat e fitnesit në kuadër të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe për daljen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga KOVID-19.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për studio të regjistruara të fotografive dhe qendra fitnesi të cilat u mbyllën me vendimin e Qeverisë për ndalesën e plotë për vizitorët dhe mysafirët.

Lartësia e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30 për qind rë të ardhurave mesatare mujore ndërsa shtesë, çdo subjekt i regjistruar aktiv do të marrë mbështetje financiare në shumë prej 15.200 denarë për një të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës deri më 31 dhjetor 2020.

Afati për parashtrimin e paraqitjeve për këtë thirrje publike është 1 qershor 2021.

Continue Reading

Lajme

Deri më 1 qershor janë vazhduar masat aktive për kufizim të lëvizjes

Published

on

By

Shkup, 18 maj 2021 (MIA) – Masat aktive për kufizim të lëvizjes vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor të vitit 2021.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se në mbledhjen e sotme, me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria solli konkludim që masat aktive për kufizim të lëvizjes, në vend se deri më 18 maj, të vazhdojnë të vlejnë deri më 1 qershor 2021.

Kufizimi I lëvizjes fillon nga mesnata prej orës 00 deri në orën 04 të mëngjesit.

Continue Reading

Aktuale