Connect with us

Bota

Shembet kangjella e ballkonit të universitetit, 7 studentë humbasin jetën! (VIDEO)

Published

on

Shtatë studentë të kolegjit universitar në Bolivi vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një incidenti tragjik, ku u shemb kangjella, duke i rrëzuar ata nga një ballkon i katit të katërt.

Video e incidentit të së martës tregoi një grup studentësh nga Universiteti Publik i El Alto të ulur në ballkon para se të binte kangjella.

Tragjedia ndodhi në ndërtesën e Fakultetit të Shkencave Financiare të universitetit, ndërsa studentët u përpoqën të hynin në një sallë leksionesh për një asamble.

Pamjet, të marra nga New York Post, treguan gjithashtu një grua të re që shtyn një tjetër pranë kangjella pak momente para se ajo të shembej.

Komandanti i përgjithshëm i policisë boliviane Jhonny Aguilera Montecinos tha të mërkurën se gruaja do të merret në pyetje si pjesë e hetimit, njoftoi media lokale.

Montecinos gjithashtu ia atribuoi vdekjet e viktimave “traumës së shumëfishtë”.

“Na vjen keq për tragjedinë e ndodhur në Universitetin Publik të #ElAlto (UPEA), ku kishte disa të vdekur dhe të plagosur”, shkroi Presidenti Bolivian Luis Arce në Twitter.

“Ngushëllimet tona më të thella për njerëzit e El Alto dhe për familjet e vuajtura. Ne presim sqarimin e shpejtë të fakteve”.

Continue Reading
Advertisement

Bota

Palestina u kërkon vendeve islame që ta tërheqin njohjen e Kosovës si shtet

Published

on

By

Palestina u ka kërkuar vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që t’i ndërpresin marrëdhëniet me Kosovën, për shkak të vendimit të autoriteteve në Prishtinën zyrtare për të hapur ambasadë në Jerusalem, raporton mediumi serb, Vecernje Novosti.

Sipas informacionit të cilin e citon ky medium, kërkesa u deklarua nga ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Riyad al Maliki, në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës.

Siç shpjegoi Al-Malki, marrëdhëniet duhet të ndërpriten, sepse “vendimi i Kosovës shkel ligjin dhe rezolutat ndërkombëtare, por gjithashtu sulmon hapur popullin palestinez dhe të drejtat e tij”. Nëse anëtarët e OBI-së do ta pranonin kërkesën palestineze, Prishtina do të përballej me një humbje të madhe të mbështetjes, pasi pavarësia e Kosovës u njoh prej 30 nga 57 vendet anëtare të kësaj organizate. Sipas mediumit serb, vlerësohet se këto vende zyrtarisht nuk do t’i tërhiqnin vendimet e njohjes, por një numër i madh i tyre do të mund të mos e mbështesnin më Kosovën në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Prishtina zyrtarisht vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin më 1 shkurt, dhe njoftimin se do të hapej një ambasadë në Jerusalem, OBI e dënoi më 3 shkurt.

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan kohët e fundit deklaroi se akti i hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është shkelje e parimeve të vendeve arabe dhe islamike, të cilat besojnë se Jerusalemi është qytet i okupuar.

Ai deklaroi se Turqia gjithashtu kundërshton një veprim të tillë dhe pyeti se sa ia vlen të merret njohja e një vendi dhe të humbet mbështetjen e më shumë se 60 vendeve tjera.

“Të gjithë anëtarët jo të lidhur që kanë një qëndrim të ngjashëm, si dhe OBI, do ta shohin veprimin negativisht. Pra, e gjithë bota do ta shikojë atë negativisht, sepse ajo bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe sigurisht nuk i jep Prishtinës një vizë tranziti në OKB”, tha Nabhan, duke i bërë thirrje Serbisë që të mos e zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jerusalem, për të cilën kjo e fundit u zotua me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar..

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), është një organizatë ndërkombëtare e karakterit religjioz, që është themeluar në vitin 1969. Deri në nëntor të vitit 2017 kjo organizatë numëron gjithsej 57 shtete anëtare, me një popullatë të përgjithshme prej 1.6 miliardë banorësh, sipas regjistrimeve të vitit 2008.

Continue Reading

Bota

Biden: ShBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi me njohje reciproke

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë letër, Biden përveç urimeve që i ka përcjellë Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, ai ka theksuar se ShBA mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përqendrohet në njohje reciproke.

Biden ka thënë se SHBA-ja do t’i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme mes dy vendeve.

“SHBA-ja do të vazhdojë t`i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit dërguar Osmanit.

Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është esenciale për Kosovën që të realizojë potencialin për integrim në institucionet euroatlantike.

“E di që për të arritur këtë duhet fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe SHBA-ja do të jetë partner i juaj në çdo hap”, ka thënë Biden në letrën dërguar Osmanit. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

OBSH: Certifikatat për vaksinim janë diskriminuese

Published

on

Komiteti i jashtëzakonshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar që certifikatat për vaksinim të mos jenë parakusht për udhëtimet ndërkombëtare sepse vaksina shpërndahet në mënyrë të pabarabartë midis vendeve.

Ekspertë të pavarur nga Komiteti, në kumtesën e publikuar pas takimit të së enjtes së kaluar, iu referuan dëshmive të kufizuara se vaksinimi kundër Kovid-19 e zvogëlon përhapjen e infeksionit, si dhe “pabarazisë në shpërndarjen globale të vaksinave”.

Prandaj Komiteti rekomandoi që shtetet të konsiderojnë se dëshmitë për vaksinim e thellojnë pabarazinë dhe lirinë e pabarabartë të lëvizjes.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së arritën përfundim të ngjashëm javën e kaluar.

Në pozicionin e përbashkët të rënë dakord, i cili do të jetë baza për negociatat me Parlamentin Evropian, certifikatat për vaksinim nuk mund të jenë kusht për lëvizjen e lirë, duke e theksuar parimin e mos-diskriminimit të personave që nuk janë vaksinuar.

Parlamenti Evropian duhet të bie dakord për pozicionin e tij më vonë këtë muaj, pas së cilës mund t’i fillojë bisedimet me Këshillin e BE-së. Rregullorja pritet të miratohet në fund të qershorit.

Në mes të marsit, Komisioni Evropian propozoi futjen e një certifikate digjitale jeshile, e ashtuquajtur kovid- pasaportë për lëvizje të lirë në BE gjatë pandemisë, e cila do të jetë dëshmi e vaksinimit, një test negativ ose virus i tejkaluar.

Continue Reading

Aktuale