Connect with us

Argëtim

Fenomen i rrallë në Kroaci, gati 100 gropa janë krijuar rreth zonës së gositur nga tërmeti

Published

on

Një fenomen alarmues gjeologjik po vërehet në Kroaci, në zonën e prekur nga tërmeti i fortë në fund të Dhjetorit i cili shkaktoi dëme të mëdha dhe fatkeqësisht edhe disa viktima dhe të plagosur.

Të paktën njëqind gropa janë hapur në zonat rurale rreth epiqendrës së tërmetit, madje edhe disa kilometra larg saj. Disa prej tyre janë të mëdhaja dhe të afta për të përfshirë ndërtesat, duke rezultuar kështu në një rrezik për popullatën lokale. Komuna e Donji Kukuruzarit ishte ndër më të prekurat.

Sipas InMeteo, fenomeni ishte vërejtur dhe dokumentuar tashmë midis janarit dhe shkurtit. Në fillim të muajit të kaluar tashmë kishte rreth tridhjetë vrima. Javët e fundit, janë krijuar vrima të reja, mbase të favorizuara edhe nga shirat, duke shqetësuar ekspertët dhe banorët e zonës.

Ndërsa ky nuk është një fenomen kaq i pazakontë pas tërmeteve të forta, gjeologët nuk janë të sigurt për shkaqet nxitëse. Ka shumë të ngjarë që ato të jenë gropa të thjeshta, kjo zonë ballkanike, në fakt, është e mbushur me shpella dhe zgavra, aq sa i gjithë rajoni mund të përcaktohet si pjesë e Karst, një pllajë gurësh gëlqerorë që shtrihet midis Friuli- Venezia Giulia, Sllovenisë dhe Kroacisë, të njohur historikisht për të qenë skenë e betejave të dhunshme gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe për formimin e veçantë të territorit të saj.

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

“A të vjen keq që s’jam e jotja?”, Arsimi i përgjigjet Anës dhe e thumbon publikisht

Published

on

By

Pas ndarjes Ana Lleshi i bëri Arsimit një pyetje therëse në rrjete sociale.

Ajo publikoi një foto krahas së cilës shkroi “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”.

Doni ta dini përgjigjen e Arsimit?

Ish-konkurrenti i “Përputhen” ka publikuar një foto të tij në Instagram dhe i ka bërë thirrje Anës t’i ndalojë lotët.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota”, ka shkruar ai, duke shtuar se i mungon Tirana, se është beqar dhe gati për të njohur vajzën e duhur.

Continue Reading

Argëtim

Publikohen fotografitë nga kurorëzimi i Andit me Melisën

Published

on

By

Andi dhe Melisa u martuan, publikohen edhe fotografitë.

Ish-protagonsitët e programit “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, prej kohësh janë përfolur për një romancë të mundshme me njëri-tjetrin.

Kjo romancë me sa duket ka marrë edhe kahje tjetër, pasi sipas ndjekësve dyshja i kanë dhënë fund beqarisë.

 

Dyshimet për një martesë të mundshme janë bërë për shkak të një fotografie të publikuar ku shihen.

Melisa bashkë me Andin veshur me rroba zyrtare.Por ende nuk ka pasur asnjë reagim nga dyshja për lajme të tilla.

 
Continue Reading

Argëtim

Mosmarrëveshje në Përputhen / Aristela i zbulon një sekret Princit

Published

on

By

Tregon se çfarë i ka ofruar ai Sindit në prapaskenë

Në episodin e sotëm Aristela i ka zbuluar një të fshehur Princit.

Sot kanë ndodhur disa mosmarrëveshje të ndryshme mes konkurrentëve të “Përputhen”, shkruan lajmi.net.

Ndërsa Aristela ka vendosur të tregojë një të fshehtë të Princit, i cili sipas saj e kishte bërë një gjest të pahijshëm kundrejt saj dhe Sindit.

Ajo zbuloi se Princi i ka ofruar Sindit ta shoqërojë deri në shtëpi, menjëherë pasi i kishte bërë asaj një skenë xhelozie.

“Shpirt hajde me mua në makinë”, i kishte thënë Princi Sindit.

Ndërsa Princi u shpreh se ai fjalën ‘shpirt’ nuk e kishte me ndonjë paramendim dhe se ajo është vetëm një mënyrë e të folurit të tij.

Continue Reading

Aktuale