Connect with us

Denoncime

“Oksfordi i Strugës”, ironia që përdori Monika Kryemadhi në denoncimin e saj të fundit

Published

on

Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka bërë një denoncim në media, lidhur me koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Kryemadhit, ka patur shkelje të rënda ligjore lidhur me këtë koncesion, disa prej të cilave nga Ministria e Mjedisit, e drejtuar në atë kohë nga Lefter Koka. Herë pas here, Kryemadhi i referohej ministrsisë së Mjedisit, si “Oksfordi i Strugës”, si një ironi ndaj Lefter Kokës, që ka kryer studime të larta, në moshë të vonë, në Universitetin e Strugës, themeluar në vitin 2007.

Kryemadhi deklaroi se i gjithë ky dokumentacion do t’i dorëzohet SPAK-ut, për të nisur hetimet dhe ka kallëzuar penalisht, Lefter Kokën. Erion Veliajn dhe disa zyrtarë të tjerë.

“Skemë e pastër e një strukture kriminale, që grabit paratë e qytetarëve shqiptarë. Ne do t’i zbardhim më tutje. Por kjo është padia që unë do të dorëzoj në SPAK. Skema e pastrimit të parave, që vjen nga shumë lëvizje të tjera financiare, ju bëj me dije, se do të firmos padinë drejtuar SPAK. Eshtë e para dhe nuk do të ndalem. Jo vetëm deri në 25 prill, por edhe më pas. Një kallzim penal që unë si Monika Kryemadhi i’a drejtoj SPAK për Lefter Kokën, Erion Veliajn, Engjëll Agaci, Alqi Bllako dhe Komisionin për dhënin me koncesion të inceneratorit të Tiranës, për veprën penale shpërdorim detyre“, tha Kryemadhi.

Më poshtë disa nga deklaratat e Kryemadhit:

“Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.

Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve.

Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë.

Në gjithë këtë të vërtetë, unë sot do t’ia drejtoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ose siç e quajmë ne në kuadrin e Reformës së re në Drejtësi, SPAK-ut, dhe shpresoj që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim.

Sot është vetëm fillimi i këtij kalvari grabitjeje dhe mashtrimi tronditës që qeveria e Edi Ramës në bashkëpunim me grupe mafioze dhe të strukturuara kriminale i bëjnë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe ligjit shqiptar.

Do t’ju kërkoja pak durim, çdo dokument është i faktuar dhe këtu janë prezent të gjitha materialet, të cilat e kanë kapur ‘shah mat’ Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetat që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë. Durim, çdo fakt që ju do të shihni në këtë material të përgatitur nga unë është i faktuar me dokumente zyrtare, me vulë, me firmë dhe numër protokolli.

Këtu kemi në datën 23 qershor një shprehje interesi nga firma ‘Integrated Energy’, e cila paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë një letër interesi për ndërtimin e një landfilli të tillë dhe brenda pesë ditësh kemi një kthim nga Ministria e Mjedisit, e cila e pranon letër – ofertën dhe gjithashtu vendos në dijeni edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shumë shpejt. Për 30 vjet bëhet një aplikim për 400 milion euro, të cilat do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.

Më datë 24 gusht të 2016-s, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës caktimin e përfaqësuesve të tyre, pra ngrenë menjëherë komisionin për dhënien e koncesionit.

Një angazhim shumë i shpejtë, i jashtëzakonshëm. Të mos harrojmë që ky angazhim i menjëhershëm nuk ka ndodhur asnjëherë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti apo për t’iu gjendur pranë të sëmurëve me COVID-19 në Shqipëri.

Në datën 1 shtator 2016 shoqëria në fjalë paraqet pranë Ministrisë së Mjedisit, me dijeni edhe Bashkinë e Tiranës, studimin e fizibilitetit. Dhe vetëm më 5 shtator Ministria e Mjedisit ngre Komisionin e dhënies me koncesion për projektin, ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit, ku në krye të komisionit vendoset zonja Valbona Ballgjini.

Më 9 shtator 2016 zhvillohet mbledhja e parë. Mos harroni që për situatën e tërmetit nuk kemi pasur asnjëherë asnjë mbledhje. Bëhet mbledhja e parë e komisionit. Ky është proces-verbali i parë ku janë pjesëtarë dy përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe ATRAKO.

Këtu z. Lefter Koka i ka dërguar një letër z. Arben Ahmetaj, ku kërkon një material përsa i përket studimit të fizibilitetit, analizën financiare të këtij studimi, ku ai i bën të qartë mungesën e plotë të dokumentacionit dhe draft-kontratën. Pra, z. Ahmetaj kërkon kush do të jetë financuesi i këtij projekti

Pavarësisht nga refuzimi i Ministrisë së Financave, Ministria e Mjedisit i drejtohet disa ministrive të tjera njëherazi për përqindjen e dhënë, sepse i duhet vendimi i qeverisë, ku i drejtohet Ermonela Felajt, Milva Konomit, ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit.

Ylli Manjani e refuzon. Pra Ministria e Drejtësisë më datë 15 nëntor 2016 e refuzon një vendim të tillë të qeverisë dhe kërkon respektimin e procedurës ligjore, ku sqaron parimisht dhe teknikisht se përse nuk duhej të futej në vendim qeverie një vendim i tillë, sepse kishim shkelje ligjore por edhe teknikisht përsa i përket impaktit në mjedis dhe problemeve sociale që sillte. Për të mos vijuar më pas me procedura dhe të dhëna të tjera që do na dalin gjatë rrugës.

Ju lutem bëni pak durim, sepse janë fakte dhe letra që kanë impakt të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit në flagrancë. Sigurisht që Milva Konomi e aprovon me zell të madh, pa e lexuar fare. Pra, në datën 21 nëntor zonja Konomi, po kështu edhe z. Gjiknuri, për të cilin nuk mund të kishim dyshim.

Ministrja për Bashkëpunimin me Parlamentin, Ermonela Felaj, e refuzon. Ndalojmë pak këtu, ku përsëri Arben Ahmetaj e refuzon. Normalisht që refuzon për shkak të relacionit që i është bashkëngjitur kërkesës për vendim qeverie.

Në pikën 9 të relacionit të vendimit të qeverisë, nëse nga ministri i Drejtësisë kishim çështje ligjore përsa i përket dhënies së koncesionit, nga ministri i Financave, z. Ahmetaj, bën me dije se në relacionin e z. Koka që ishte ministër i Mjedisit, pika e nëntë te raporti i vlerësimit të të ardhurve dhe shpenzimeve buxhetore, që është shumë e qartë kjo pikë, këtu fillon konsumimi i veprës penale për mashtrim me qëllim të Këshillit të Ministrave, vetë procedura koncesionare, nëse do të ketë një fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekt shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë tërësisht me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do t’i shtohet vlera koncesionare që do të detyrohet të paguajë subjekti.

Le të vijojmë më tej. Pra, z. Ahmetaj, Ministria e Financave i kërkon kush është financuesi i këtij projekti për të cilën Ministria e Mjedisit kërkon favorizim për kompaninë e inceneratorëve në garën koncesionare.

Ndalojmë pak këtu: Nga sa më sipër, konstatohet se nuk del e qartë se bashkitë e qarkut e kanë të parashikuar mbulimin e tarifës së depozitimit mbi bazë të sasisë së mbetjeve në buxhetin e tyre afatmesëm 2017-2019. Në këtë shkresë shtohet përsëri një argument tjetër, pra mungon analiza se sa bashkitë e qarkut Tiranë, ku jua bëj me dije që nuk është vetëm Bashkia e Tiranës në qarkun e Tiranës, por janë pesë bashki: Është Bashkia e Kamzës, Bashkia e Vorës, Bashkia e Kavajës, Bashkia e Rrogozhinës dhe ajo e Tiranës, ku në këtë rast, nga relacioni i paraqitur për mbledhjen e qeverisë nuk ka asnjë të dhënë jo vetëm përsa i përket buxhetit afatmesëm të përgatitur nga të pesta bashkitë e qarkut të Tiranës, por nuk ka asnjë lidhje midis këtij projekti dhe bashkive të Qarkut të Tiranës, ku Ministria e Financave e ka evidentuar këtë mungesë të informacionit.

Përsëri Ministria e Mjedisit i dërgon shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Marrëdhënieve me Parlamentin për vendimin e qeverisë për të cilën kërkohet bonusi për të avantazhuar apo për të favorizuar kompaninë e inceneratorëve.

Më datë 25 nëntor 2016 Ministria e Drejtësisë ia refuzon për herë të dytë një vendim të tillë. Të mos harrojmë që roli i Ministrisë së Mjedisit për vendimin e Këshillit të Ministrave është i domosdoshëm, sic janë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Edhe pse nuk janë ministritë e linjës, janë dy ministritë kryesore, të cilat njëra e përputh vendimin e Këshillit të Ministrave me anën ligjore, pra e bën vendimin e Këshillit të Ministrave të pacenueshëm ligjërisht, kushtetues dhe nga ana ligjore dhe Ministria e Financave është ajo që është garantuese e financimit të këtij projekti. Pra, dy ministritë kryesore, janë dy ministritë, të cilat e rrëzojnë në tokë një marrëveshje të tillë, ose një favorizim të tillë që kërkohej ti jepej një kompanie koncesionare.

Bazuar në ligjin 900 të 2003-it, pas refuzimit të kryera nga dy ministritë, ky akt nuk mund të futej në vendim qeverie, ishte e pamundur sepse kishim tre ministra të qeverisë që ishin kundër, por Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, z. Agaçi e përgatit dhe e çon drejtpërdrejt në mbledhjen e qeverisë dhe kalon në vendimin e qeverisë më 7 dhjetor të 2016-s. Si rrallë herë në këtë mbledhje qeverie merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, që në shumicën e rasteve ka qenë z. Niko Peleshi, ai që ka firmosur të gjitha vendimet e qeverisë dhe miratojnë bonusin me tetë nga dhjetë pikë të avantazhuar për të favorizuar kompaninë ‘Integrated Energy’ që është kompania e inceneratorit të Qarkut të Tiranës.

Kemi z. Rama që firmos, ku e dimë që të gjitha vendimet janë firmos nga z. Niko Peleshi.

Më pas Ministria e Financave vjen përsëri një letër nga Ministria e Mjedisit, sepse ajo i ka kërkuar studimin e fizibilitetit për ta miratuar, sepse edhe pse ky vendim qeverie kalon në mënyrë të paligjshme, Ministria e Financave është ajo që miraton drejtpërdrejt studimin e fizibilitetit të kësaj kontrate që ka të bëjë me koncesionin e inceneratorëve. Dhe z. Ahmetaj refuzon përsëri. I kthen një shkresë për herë të tretë Ministrisë së Mjedisit. Ndalojmë pak këtu: Në datën 23 janar, me shkresën 131 88 / 3, Ministria e Financave pasi ka shqyrtuar studimin e fizibilitetit i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit duke i evidentuar radhazi problematikat që kanë të bëjnë me këtë koncesion. Pra, do të thotë që vërtet ti zotëri ke marrë në mënyrë të paligjshme tetë pikët që favorizojnë kompaninë koncesionare të inceneratorit, por unë si Ministri Financash nuk mund të pranoj një kontratë të tillë, një studim fizibiliteti sepse ka disa shkelje flagrante që do të ndjekim.

Ju lutem ndiqini me vëmendje, sepse për të gjithë ata që i kuptojnë sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, kuptojnë haptas dhe saktë se çfarë ka ndodhur vërtetë, dhe shkresat të cilat tregojnë haptas abuzimin dhe interesin e drejtpërdrejtë të grupit mafioz të lidhur me kohën e shtetit. Ndoshta nga sinqeriteti, ose ndoshta edhe nga diçka tjetër.

Studimi i fizibilitetit nuk ka një argument të qartë dhe të plotë në lidhje me bazën krahasimore të përdorur midis modelit të prokurimit publik dhe modelit të koncesionit dhe pse është me leverdi. Pra, në pikën 1 të këtij vendimi të kësaj letre që z. Ahmetaj nga Ministria e Financave i drejton z. Koka. Pra, çdo të thotë me këtë pikë, që është pika numër 1? Do të thotë që ti zotëri më bëj të qartë se çfarë i kushton më shumë shtetit shqiptar, koncesioni apo i kushton prokurimi publik, pra të hapë një ofertë ku të garojnë disa kompani? Sepse nuk dimë dhe nuk ka asnjë të dhënë në materialin apo në studimin e fizibilitetit, apo qoftë edhe një studim nga Ministria e Mjedisit se kush do ti kushtonte më pak qeverisë shqiptare, do ti kushtonte koncesioni 400 milion euro kompanisë që qeveria i ka dhënë me vendim qeverie në mënyrë të paligjshme bonusin tetë pikë, apo do të ishte një garë e hapur ku të merrnin pjesë disa kompani ku nga 400 milion euro mund të shkonte edhe 100 milion euro për 30 vjet. Pra mund ti kursente qytetarëve shqiptarë 300 milion euro. Por kjo ka një histori tjetër më mbrapa, sepse kanë kaluar tashmë 400 milion euro për katër vjet.

Pika e dytë: Dhe kjo është shumë interesante. Kjo pikë thotë: More zotëri, cili është risku i këtij koncesioni? Nëse kjo kompani nuk djeg 550 ton plehra, kush do ti dalë për zot, kur në fakt në kontratë është që i del për zot shteti. Pra, edhe në qoftë se inceneratori i qarkut të Tiranës nuk do të djegë 550 ton plehra, por do të djegë 100 ton, atëherë qeveria shqiptare dhe qarku i Tiranës do të paguajë kokërr me kokërr edhe për plehrat që nuk digjen në inceneratorin e Tiranës. Pra, në raste të tillë, anglisht thuhet ‘ëin-ëin’, në këtë rast është: Rrip, rrip sa mund të rrjepësh dhe rrjep shqiptarët. E ka thënë Ministria e Financave, nuk po e themi ne.

Pika e tretë: Përsa i përket pikës së tretë të Ministrisë së Financave, ka të bëjë me pronësinë e tokës. Mos harrojmë që kush do të ishte pronësia e tokës dhe kush do ta paguajë shpronësimin e tokës dhe kush i del për zot shpronësimit të pronës publike nga ana financiare, por edhe nga ana e përdorimit të saj për ndërtimin e inceneratorit.

Pika e katërt që është akoma dhe më e rëndësishme tregon që buxheti i këtij koncesioni kalon tavanet buxhetore të qeverisë shqiptare dhe të bashkive të qarkut Tiranë. Pra, sipas propozimit, pra pasi hymë në mbledhjen e qeverisë me një relacion ku thamë pak më parë: Për rikutjesë: Në pikën 9 të relacionit të mbledhjes së qeverisë që: procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues – fitues dhe kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit. Pas vendimit të qeverisë që mori bonusin e tetë pikëve, tashmë kur paraqitet studimi i fizibilitetit, pas vendimit të qenërisë, kemi një zë në buxhetin e shtetit: 130 milion e 883 mijë e 750 euro pa TVSH, shtojini edhe 20 për qind të TVSH-së dhe në buxhetin e bashkive të qarkut të Tiranës kemi një buxhet prej 91 milion e 784 mijë e 500 euro pa TVSH. Pra ç’do të thotë? Para mbledhjes së 7 dhjetorit, e kishim zero investimin dhe impaktin në buxhetin e shtetit dhe të bashkive. Pasi morëm bonusin, pasi mashtruam dhe falsifikuam dokumentet për mbledhjen e qeverisë së 7 dhjetorit, tani na dalin gati 220 milion euro, të cilat do ti paguajnë shqiptarët, pa llogaritur se ç’do të paguajnë më vonë. Mos u shqetësoni për këtë. Ju lutem durim!

Përsëri z. Ahmetaj i kthen përgjigje me këtë shkresë, ku ju lutem ndalojmë pak këtu! Është treguar pak xhentil, për hir të së vërtetës, nuk i ka treguar që keni gënjyer dhe falsifikuar në relacionin e mbledhjes së qeverisë, por thotë: Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues, pra jeni shprehur ju në projekt-aktin e mbledhjes së qeverisë, këto janë me dokumente, janë të faktuara dhe këtu nuk është asgjë e montuar. Kjo është çdo gjë e sqaruar dhe e faktuar me vulë e me firmë.

Projekt-aktit të paragrafit të fundit të pikës 9 jeni shprehur se vetë procedura koncesionare, nëse do trë ketë një ofertues – fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do ti shtohet edhe vlera koncesionare. Pra, do të thotë që ky jo vetëm që s’do të merrte para nga shteti, por do ti jepte para shtetit shqiptar. Përsa më sipër do të kërkonin argumente dhe sqarim përkatëse lidhur me këtë kontradiktë të konstatuar. Pra, fjala kontradiktë, shqip dhe troç do të ishte, me këtë mashtrim të konstatuar.

Pra, këto që thamë deri tani janë arsyet ligjore dhe financiare se përse ky projekt nuk duhet të zhvillohej dhe vërteton që është qartas një aferë korruptive, me një skemë mafioze. Përsëri z. Lefter Koka vazhdon me një vullnet të paparë për të dërguar letër më datë 1 shkurt të 2017-s Ministrisë së Financave për miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti, ku të mos harrojmë që kërkon pjesën e pagesës për mbetjet dhe tashmë e ndërron, kalon që do ta paguajnë bashkitë e qarkut të Tiranës, pra nuk kërkon më nga buxheti i shtetitë, tha nder të tjera Kryemadhi.

Continue Reading
Advertisement

Denoncime

“Veritas” godet sërish, publikon dokumente tjera për “plagjiatorët” në Universitetin e Tetovës

Published

on

By

Nisma Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsimin Universitar – NIRCAU, përmes një e-maili ka dërguar në adresën tonë numrin e ri të revistës “Veritas”, ku siç thuhet, vazhdon denoncimi i plagjiaturave dhe keqpërdorimeve në Universitetin e Tetovës. Sipas k;saj nisme, ky universitet së fundmi ka filluar të “privatizohet”, duke aluduar në nepotizmin e madh që po mbizotëron brenda UT-së, përcjell in7.

“Korrupsioni akademik, ky treg jo i ligjshëm që merret me shitblerje, mashtrim akademik, dhe shumë vepra tjera që janë sinonim i problematikës të cilën e kemi hulumtuar tash e disa muaj, e që konkretisht ka të bëje me hulumtimet plagjitaurë, dhe servohet nga profesorë të këtij fakulteti, të cilat nuk janë pak, e ndërkaq askush nuk po ua zë rrugën e ti ndaloj në kryerjen e kësaj vepre. Dëmi që shkakton kjo dukuri është i pamatshëm në kontekstin e efekteve që prodhon ajo, duke qenë se kjo dukuri bën të mundur përligjjen e një kuadri të pakompetencë i cili mëpastaj si i tillë do i shërbejë gjeneratave vijuese duke krijuar standarde “normale”. Edhe pse ky mashtrim akademik ekziston, udhëheqësia e këtij universiteti e zhytur në krim vazhdon të mbajë sytë mbyllur, të mbroj dhe të shtiren kinse nuk e kuptojnë se profesorët e studentët e tyre, mes tyre ‘kapua’ Nexhbedin Beadini, i cili vazhdon me keqpërdorimet në këtë institucion”, thuhet në kumtesën e dërguar bashkë me revistën nga Nisma Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsimin Universitar – NIRCAU.

Në parathënien e revistës “Veritas” sqarohet se çka përmban ky numër i saj, ndërsa synimi i autorëve të saj, thuhet se nuk është sulmi ndaj Universitetit të Tetovës, por ndaj individëve që sillen sikur ata janë universiteti vetë. Universiteti i Tetovës sipas tyre, po dëmtohet jo vetëm nga plagjiatorët, por edhe nga ata që heshtin ndaj këtij fenomeni.

“Ata që mendojnë se Universiteti është pronë e tyre nuk janë asgjë më shumë se sa emra të përveçëm që sillen si ushujza dhe nuk ngopen së thithuri gjakun e atij Universiteti. Më e pakta që ata mund të bëjnë në këto momente është dorëheqja morale, dhe mos të vazhdojnë ti hapin më shumë plagë e ta baltosin me veprat dhe emrin e tyre atë tempull të dijes, për të cilin shumë qytetarë kanë sakrifikuar familjet, pronën dhe jetën e tyre. Nëse vazhdon mbrojtja e këtyre individëve, atëherë do të vërtetohen jo vetëm faktet por edhe dyshimet e shumta se për komoditetin e tyre kujdesen jo vetëm udhëheqësia e atij institucioni, por edhe strukturat e tjera të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për tregtarin dhe matrapazin e zellshëm Nexhbedin Beadini, nuk kemi çka të shtojmë më tepër PËR MOMENTIN, sepse për bëmat e tij ka dëgjuar tashmë çdokush, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Megjithatë, ajo që mund të themi tani është se, në këto raste, ajo që i dallon shoqëritë demokratike dhe të arsimuara nga ato të prapambetura, është mënyra se si intelektualët, profesorët, studentët dhe qytetarët bashkohen për të reaguar ndaj skandaleve të tilla, fundja për të mbrojtur edhe dinjitetin, mundin dhe intelektin e tyre. Për këtë mjafton të paktën distancimi publik nga akte të tilla. Përndryshe, Plato ka thënë “heshtja është aprovim”, një aprovim që na bën palë me “banditët akademik” të cilët dita ditës po kalbin themelet e kësaj shoqërie”, thuhet mes tjerash në parathënien e revistës, të cilën in7 po e publikon të plotë.

Në këtë numër të “Veritas” publikohen plagjiatura të reja nga personat e përmendur edhe në numrin e kaluar, ndërsa sulmohet edhe vetë Rektori i UT-së, por edhe Inspektorati i Arsimit, për siç thuhet, moskryerjen e detyrës së tyre kundër këtij fenomeni në këtë universitet.

Skandali me plagjiaturat në UT “plasi” para disa javësh kur e njëjta nismë publikoi numrin e parë te revistës, e cila u publikua e plotë në in7.tv . Për plagjiaturat, u deklarua ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Kastriot Haxhirexha, i cili pohoi se këto pretendime ishin të sakta. Sipas tij, për këtë kanë qënë të njoftuar edhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës, ndërsa reagimi i tij për çështjen e plagjiaturave i kishte kushtuar atij “shkarkimin nga pozita e dekanit”.

Nga Universiteti i Tetovës theksuan se ndjekin e vëmendje zhvillimet, porse kishin dyshime mbi publikuesit e tyre, të cilët ishin anonim.

“Universiteti i Tetovës e ndjek me vëmendje publikimin e “informacioneve”, që hedhin dyshime për hulumtimet shkencore të disa profesorëve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë. Edhe pse nuk është në detyrën e institucionit tonë që t’i komentojmë “zbulimet” e “revistave” me autorë anonim, e njoftojmë opinionin publik se veprimtaria arsimore, hulumtuese shkencore e njësive akademike në Universitetin e Tetovës, zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore. Avancimet akademike, mbrojtja dhe publikimi i punimeve shkencore u nënshtrohen mekanizmave filtrues, që e verifikojnë apo e skualifikojnë një kontribut të caktuar hulumtues”, thuhej mes tjerash në reagimin e UT-së.

Disa ditë pas publikimit të skandalit, pati edhe një debat mes ish dekanit, Kastriot Haxhirexha dhe ish rektorit të akuzuar për plagjiaturat, Nexhbedin Beadini. Në UT hyri edhe Inspektorati i Arsimit për të bërë hetimet e nevojshme. Ende nuk ka ndonjë epilog të qartë rreth kësaj çështjeje./in7.tv/
Lexo këtu – REVISTA VERITAS

Continue Reading

Denoncime

Funksionarët e BDI-së, për popullin kufizime e orë policore, ndërsa për vete iftar në “tufë”

Published

on

Funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, të shoqëruar edhe nga nipi i kryetarit të tyre, sot kanë ngrënë iftar në një lokal në Qafëthanë, pa rregulla e pa protokolle.

Valdet Xhaferi – ish ministër e tani drejtor në Byronë për Ekspertizë Ligjore, Dashmir Nasufi – drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Strugë, Resul Kaba – Kryetar i Këshillit të Strugës, Bujar Ahmedi – nip i Ali Ahmetit dhe mësimdhënës në Universitetin e Tetovës, bashkë me 5 shokë të tjerë kanë shpërndarë fotografi nga një restorant në prag të kohës së Iftarit. Fotografia vjen në kohën kur në Maqedoni janë mbyllur objektet hotelierike dhe të gastronomisë, ndërsa menjëherë pas Iftarit në orën 20, fillon ora policore, shkruan in7.

Ndoshta lokali gjendet në pikën kufitare, pak metra në anën e Shqipërisë dhe atje nuk ka kufizime, por nga ajo që dimë, zyrtarët shtetërorë duhet të jenë shembull për respektim të ligjeve, në këtë rast të protokolleve kundër pandemisë së koronavirusit Covid-19.

“Një iftar me shokët nga Struga”, shkruhet mbi fotografinë e shpërndarë në rrjetin social Facebook.

 

“Neve, popullin thjeshtë na mbyllën në kohë Ramazani, ndërsa vetë ikën e na lavdërohen nga Shqipëria, duke ngrënë darka tufa-tufa nga dhjetë persona. Këto janë funksionerët e BDI-së. Si arsyetohet kjo punë? A vlejnë rregullat për të gjithë”, pyet në adresën e in7.tv qytetari që na dërgoi fotografinë./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Zvarritja e punëve nga komuna sot rrezikoi jetën e qytetarëve në Banjën e Qytetit të Tetovës

Published

on

By

Rrëshqitjet anësore të dheut në Banjën e Qytetit për të cilën Portalb.mk ka informuar ndër vite, sot kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Personat të cilët kishin shkuar për rekreacion nuk kanë mundur të ngjiten në pjesën kryesore të banjës ndërsa veturat janë bllokuar nga shembja e tokës përreth. Nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjen se a e kanë në plan të intervenojnë dhe kur, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse rruga e banjës mund të konsiderohet si rrugë e re, pasi që e njëjta është ndërtuar në vitin 2017, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth.

Sot që flasim, qytetarët kanë dërguar një fotografi deri te Portalb.mk ku shihet se si pasojë e shembjes anësore të dheut është bllokuar tërësisht rruga për te Banja e Qytetit në Tetovë.

Rikujtojmë se pasi nga Komuna e Tetovës nuk e mbajtën premtimin për parandalimin e shembjeve anësore në Banjën e Qytetit për muajin mars, punët për këtë filluan në fillimin e këtij muaji.

“Ajo që punohet tani është sigurimi i hapësirës i cili deri tani ishte i rrezikshëm për këmbësorët. Kemi filluar me ndërtimin e kaskadave në disa pjesë, kështu do të mbrohen pikat kritike në të cilat pas ndryshimit të kushteve klimatike ka mundësi për rrëshqitje të dheut dhe me këtë të shkaktojnë dëm natyrës dhe kalimtarëve. Pas pjesëve më kritike, në të ardhmen do të gjenden pjesët ku duhet të vazhdohet me punë për këtë. Parashohim projekt edhe më të madh për mbrojtjen e kësaj pjese të banjës së qytetit”, tha Senazana Novakovska nga Komuna e Tetovës, me datë 7 prill.

Përveç kësaj, nga Komuna e Tetovës konfirmuan se njëkohësisht punohet edhe për rregullimin e murit mbajtës të rrezikshëm, i cili ndër vite është gati duke rënë kurse autoritetet komunale deri tani nuk kishin ndërmarrë asnjë masë për këtë.

“Po, pikërisht edhe për atë lokacion po punohet” tha Armend Fazliu nga Komuna e Tetovës me datë 7 prill.

Tash 4 vite premtohen muret mbajtëse për shembjet anësore në Banjën e Qytetit

Në vitin 2018 nga Komuna e Tetovës, pikërisht për Portalb.mk premtuan se do të zgjidhin problemin me shembjet anësore në Banjën e Qytetit, edhe atë për atë vit, kjo ende nuk ka ndodhur.

Ndryshe, aktivistë të shoqërisë civile ndër vite kanë kërkuar rregullimin e këtij problemi, ata atëherë u shprehën se rruga e cila çon deri në Banjën e Tetovës në më tepër vende është e rrezikshme. Erozionet zgjatin përgjatë gjithë rrugës, kurse të dëmtuara janë edhe mbrojtëset anësore. Ata thonë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë për rekreacion, thonë se rrënojat kanë filluar që nga momenti kur autoritetet kanë filluar rekonstruktimin e rrugës.

Continue Reading

Aktuale