Connect with us

Bota

A ka shenja për fundin e pandemisë së koronavirusit?

Published

on

Ndërkohë që shumë druajnë për mutacionet dhe një valë të tretë, në mbarë botën po ulen shifrat e infeksioneve. A po humbet virusi forcën apo masat e marra po japin efekt?

Me fillimin e pranverës edhe durimi tek shumë njerëz ka një fund: Ata duan një perspektivë, se kur do të shfuqizohet lockdown-i gradualisht, kur do të mund të vaksinohen dhe kur do të marrë fund kjo pandemi.

Diskutime të tilla morën hov edhe nga fjalët që qarkulluan, sikur OBSH pret një fund të shpejtë të pandemisë së koronavirusit. Drejtori i OBSH-së për Europën, belgu Hans Henri Kluge, në një intervistë për radion daneze citohet të ketë thënë, se për pak muaj do të jetë përballuar pandemia”.

Por vetë drejtori i OBSH-së thotë, se e kanë keqkuptuar. Pas debatesh të ashpra në qarqet e ekspertëve dhe në rrjetet sociale, Kluge bëri të qartë për televizionin gjerman ZDF, se ai “nuk e ka thënë kurrë këtë”. Ai thekson, se ajo që ka thënë është, se askush nuk mund të parashikojë, se kur do të jetë përballuar pandemia.

“Do të thoja – si një hipotezë analize – se në fillim të 2022 ne do ta kemi lënë pas pandeminë”, sqaron më tej drejtori, por Kluge thotë në ZDF, se beson, që nuk do të jenë më të nevojshme masat e bezdishme.

Virologët gjermanë paralajmërojnë të mos zbuten masat kufizuese

Në qarqet shkencore citati i drejtorit të OBSH-së, Kluge, shkaktoi habi. Në twitter virologu gjerman Christian Drosten nga Charité në Berlin i hodhi poshtë të gjitha hamendësimet, se virusi është dobësuar: “Jo, ndërkohë nuk ka shenja dobësimi tek asnjëri nga mutacionet e njohura. Ky do të ishte vetëm një spekulim”, thotë Drosten.

Virologu i Charité-së në fillim të janarit në një podcast për radion NDR shpjegoi, se do të zgjasë shumë derisa virusi të bëhet endemik, pra që ai do të mbetet si virus, por mund të shfaqet i lokalizuar.

Më 2021 gjendja me koronavirusin mund të bëhet edhe më e rrezikshme, tha për revistën „Spiegel” virologu i Charité-së.

Edhe epidemiologu Karl Lauterbach mendon ngjashëm dhe i paralajmëron politikanët që te mos nxitojnë me zbutjen e masave. Kryeministri i bavarisë në radion Bayrische Rundfunk duke iu referuar konsultimit mes landeve dhe federatës tha, se tani nuk duhet të biem në një lloj „dehje për hapjen”.

Tendenca e shifrave të infeksioneve

Numri i infeksioneve të konfirmuara me SARS CoV-2 në fund të shkurtit në mbarë botën ishte rreth 114 milionë.

Rreth 2,5 milionë të infektuar kanë humbur jetën, mbi 64,4 milionë janë shëruar.

Parë në shifra absolute këto të dhëna janë tronditëse dhe në vende të veçanta virusi po vazhdon të bëjë kërdinë. Kësaj i shtohet edhe shqetësimi i krijuar prej mutacioneve që përshpejtojnë një valë të tretë.

Por parë në planin global po vërehet një lloj çtensionimi befasues. Sipas OBSH-së në mbarë botën shifrat e infeksioneve që prej dy muajsh po bien dukshëm, madje qartazi më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Në mes të janarit çdo ditë infektoheshin 700.000 vetë, ndërkohë infektohen diçka më shumë se gjysma. Edhe numri i vdekjeve me ose prej COVID-19 brrenda një muaji pothuajse është përgjysmuar.

Sado me kujdes Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i konsideroi shifrat në rënie si një „shenjë shprese”: „Kjo tendencë na kujton, se edhe pse ne sot diskutojmë për vaksinat, COVID-19 me masat e provuara të shëndetit publik mund të mposhtet dhe të mbahet nën kontroll një virus. Në fakt kjo është pikërisht ajo që kanë bërë shumë vende.”

Përse bien shifrat e infeksioneve në mbarë botën?

Ka mjaft arsye që përmenden për rënien e dukshme të numrit global të infeksioneve që përdoren si argumenta për qasjen e mëtejshme. E qartë është se kjo nuk ka të bëjë vetëm me vaksinën, sepse deri tani është vaksinuar vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale.

Sigurisht që rregullat e distancës dhe të higjenës në shumë vende japin efekt. Kjo bën që të mund të fillojë ngadalë zbutja e masave për ndalimin e kontakteve.

Në disa vende si SHBA apo në Brazil ndërkohë janë infektuar shumë njerëz, gjë që ka bërë që të avancojë imunizimi bazë i popullsisë. Me një mënyrë me shumë humbje në SHBA gradualisht po krijohet një lloj imuniteti i tufës, nëse mbledh së bashku rastet e reja të regjistruara dhe shifrën e hamendësuar të rasteve të paregjistruara.

Disa studiues janë të mendimit, se koronavirusi në një afat të mesëm përmes mutacioneve do të dobësohet, edhe pse tani për tani një parashikim i tillë mund të duket si i çuditshëm.

Ne me stë shkurtit studiuesit në SHBA në universitetet e Atlantës dhe Pensilvanisë nën drejtimin e biologes Jennie Lavine botuan në revistën shkencore Science një studim që tërhoqi shumë vëmendjen. Në të ato parashikonin, që mutacionet shumë shpejt do të bëhen „endemike”, pra duke mbetur të lokalizuara. Në këtë mënyrë virusi do të humbasë vrullin e infektimit dhe po ashtu vaksinimi do ta përshpejtojë këtë proces.

Edhe pandemitë e gripit janë zhdukur papritur. Këtë parashikim e konfirmon edhe epidemiologu Klaus Stöhr, i cili ka drejtuar programin e OBSH-së Global-Influenza dhe ka qenë atje koordinator i studimeve shkencorre për SARS. Përvojat me gripin në të kaluarën, sipas Stöhr kanë treguar qartë, se ecuria e infeksioneve me shumë gjasë mund të bjerë papritur.

Gjatë pandemisë së gripit të rëndë aziatik më 1957, prej nga humbën jetën deri në katër milion njerëz si dhe gripit të Hongkongut më 1968 me rreth tre milionë të vdekur, gripi u zhduk shpejt dhe papritur, ashtu siç edhe u shfaq.

USA Grippewelle Spanische Grippe
 

Gjatë valës së dytë të gripit spanjoll pas fundit të Luftës së Parë Botërore pati më shumë viktima. Gjatë kësaj pandemie në vitet 1918/19 dhe 1920 mendohet se kanë humbur jetën mbi 50 milionë njerëz. Vala e tretë u shua shumë shpejt, por virusi mbeti. Edhe sot virusi H1N1shfaqet në formë të dobësuar gjatë një gripi të zakonshëm.

A do të jetë koronavirusi një mysafir i përhershëm pa qeder?

Një ecuri të ngjashme mund të ketë edhe virusi SARS-CoV-2: Me gjasë koronavirusi do të mbetet dhe do të shfaqet vetëm i lokalizuar. Nëse ai dobësohet prej mutacioneve, humbet edhe efektin shkatërrimtar.

Derisa të arrihet konsolidimi i tendencës positive globale, do të duhet të përballohet situata e vështirë mes kufizimit të kontakteve dhe zbutjes së mundshmë të masave kufizuese.

DW.com

Continue Reading
Advertisement

Bota

Palestina u kërkon vendeve islame që ta tërheqin njohjen e Kosovës si shtet

Published

on

By

Palestina u ka kërkuar vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që t’i ndërpresin marrëdhëniet me Kosovën, për shkak të vendimit të autoriteteve në Prishtinën zyrtare për të hapur ambasadë në Jerusalem, raporton mediumi serb, Vecernje Novosti.

Sipas informacionit të cilin e citon ky medium, kërkesa u deklarua nga ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Riyad al Maliki, në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës.

Siç shpjegoi Al-Malki, marrëdhëniet duhet të ndërpriten, sepse “vendimi i Kosovës shkel ligjin dhe rezolutat ndërkombëtare, por gjithashtu sulmon hapur popullin palestinez dhe të drejtat e tij”. Nëse anëtarët e OBI-së do ta pranonin kërkesën palestineze, Prishtina do të përballej me një humbje të madhe të mbështetjes, pasi pavarësia e Kosovës u njoh prej 30 nga 57 vendet anëtare të kësaj organizate. Sipas mediumit serb, vlerësohet se këto vende zyrtarisht nuk do t’i tërhiqnin vendimet e njohjes, por një numër i madh i tyre do të mund të mos e mbështesnin më Kosovën në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Prishtina zyrtarisht vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin më 1 shkurt, dhe njoftimin se do të hapej një ambasadë në Jerusalem, OBI e dënoi më 3 shkurt.

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan kohët e fundit deklaroi se akti i hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është shkelje e parimeve të vendeve arabe dhe islamike, të cilat besojnë se Jerusalemi është qytet i okupuar.

Ai deklaroi se Turqia gjithashtu kundërshton një veprim të tillë dhe pyeti se sa ia vlen të merret njohja e një vendi dhe të humbet mbështetjen e më shumë se 60 vendeve tjera.

“Të gjithë anëtarët jo të lidhur që kanë një qëndrim të ngjashëm, si dhe OBI, do ta shohin veprimin negativisht. Pra, e gjithë bota do ta shikojë atë negativisht, sepse ajo bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe sigurisht nuk i jep Prishtinës një vizë tranziti në OKB”, tha Nabhan, duke i bërë thirrje Serbisë që të mos e zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jerusalem, për të cilën kjo e fundit u zotua me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar..

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), është një organizatë ndërkombëtare e karakterit religjioz, që është themeluar në vitin 1969. Deri në nëntor të vitit 2017 kjo organizatë numëron gjithsej 57 shtete anëtare, me një popullatë të përgjithshme prej 1.6 miliardë banorësh, sipas regjistrimeve të vitit 2008.

Continue Reading

Bota

Biden: ShBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi me njohje reciproke

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë letër, Biden përveç urimeve që i ka përcjellë Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, ai ka theksuar se ShBA mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përqendrohet në njohje reciproke.

Biden ka thënë se SHBA-ja do t’i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme mes dy vendeve.

“SHBA-ja do të vazhdojë t`i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit dërguar Osmanit.

Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është esenciale për Kosovën që të realizojë potencialin për integrim në institucionet euroatlantike.

“E di që për të arritur këtë duhet fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe SHBA-ja do të jetë partner i juaj në çdo hap”, ka thënë Biden në letrën dërguar Osmanit. /Telegrafi/

Continue Reading

Bota

OBSH: Certifikatat për vaksinim janë diskriminuese

Published

on

Komiteti i jashtëzakonshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar që certifikatat për vaksinim të mos jenë parakusht për udhëtimet ndërkombëtare sepse vaksina shpërndahet në mënyrë të pabarabartë midis vendeve.

Ekspertë të pavarur nga Komiteti, në kumtesën e publikuar pas takimit të së enjtes së kaluar, iu referuan dëshmive të kufizuara se vaksinimi kundër Kovid-19 e zvogëlon përhapjen e infeksionit, si dhe “pabarazisë në shpërndarjen globale të vaksinave”.

Prandaj Komiteti rekomandoi që shtetet të konsiderojnë se dëshmitë për vaksinim e thellojnë pabarazinë dhe lirinë e pabarabartë të lëvizjes.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së arritën përfundim të ngjashëm javën e kaluar.

Në pozicionin e përbashkët të rënë dakord, i cili do të jetë baza për negociatat me Parlamentin Evropian, certifikatat për vaksinim nuk mund të jenë kusht për lëvizjen e lirë, duke e theksuar parimin e mos-diskriminimit të personave që nuk janë vaksinuar.

Parlamenti Evropian duhet të bie dakord për pozicionin e tij më vonë këtë muaj, pas së cilës mund t’i fillojë bisedimet me Këshillin e BE-së. Rregullorja pritet të miratohet në fund të qershorit.

Në mes të marsit, Komisioni Evropian propozoi futjen e një certifikate digjitale jeshile, e ashtuquajtur kovid- pasaportë për lëvizje të lirë në BE gjatë pandemisë, e cila do të jetë dëshmi e vaksinimit, një test negativ ose virus i tejkaluar.

Continue Reading

Aktuale