Argëtim
Shenjat që do të përjetojnë një ditë me stil unik të frymëzuar – Horoskopi i ditës
Dashi
Nëse ndiheni të lënë pas si pasojë e suksesit të një tjetri, mos u shqetësoni, çdokush do e ketë momentin e tij. Me rëndësi është që të mos hiqni dorë nga dëshira për të përparuar.
Demi
Mundohuni të kaloni më shumë kohë në natyrë nesër. Bëni një shëtitje të gjatë jashtë. Kjo do t’ju ndihmojë që të tejkaloni çdo stres të akumuluar përgjatë këtyre ditëve.
Binjakët
Roli në jetë ndryshon, askush nuk mund të jetë në vendin e “shoferit” gjatë gjithë kohës. Por nesër ju mund të prisni një ndryshim më radikal. Një mik apo një partner papritmas do jetë në gjendje të ketë më shumë ndikim mbi jetën tuaj se zakonisht.
Gaforrja
Stili juaj unik ka frymëzuar mjaft njerëz që t’ju imitojnë. Personaliteti juaj i vërtetë do të shkëlqejë shumë shpejt. Vazhdoni të jeni vetvetja dhe mos lejoni që pasiguria e përkohshme t’ju ndryshojë karakterin.
Luani
Sjellja juaj plot stil mund të duket si diçka e së kaluarës, kur të përballeni me një person shumë arrogant. Fatmirësisht, takimi do të jetë mjaft i shkurtër. Sa i përket gjendjes financiare, parashikohet e qëndrueshme.
Virgjëresha
Ndërsa bashkëpunoni me një koleg nesër, mos u habitni nëse ai tregohet pak më kritik ndaj vendimeve ose veprimeve tuaja. Mund të jetë koha që ju të delegoni përgjegjësitë dhe të vazhdoni më vete karrierën.
Peshorja
A keni një listë dëshirash të parealizuara ende? Nesër uluni dhe rishikoni të gjitha arritjet e së kaluarës suaj. Hapi i parë drejt realizimit të gjërave të mëdha është të mendosh për t’i bërë ato të ndodhin.
Akrepi
Keni të gjithë të drejtën që të mendoni për gjërat tuaja nesër, duke lëne pas dore kërkesat e disa njerëzve që ju rrethojnë. Në fund të fundit, nuk mund të jesh gjithmonë mik i të gjithëve. Mos kompromentoni suksesin tuaj vetëm për të kënaqur të tjerët.
Shigjetari
Pikëpamjet që nuk kanë kuptim për ju janë ato që duhet të përpiqeni t’i dëgjoni, sepse prej tyre mund të mësoni gjëra të reja. Diskutoni me ata që provokojnë mendimet tuaja dhe zbuloni arsyet prapa pikëpamjeve të tyre.
Bricjapi
Jeni duke bërë përparim të shkëlqyer në punë, por nuk keni mbaruar akoma. Kjo nuk është koha për të hequr dorë. Plani juaj është i mirë dhe duhet ta ndiqni atë deri në fund.
Ujori
Nëse njerëzit përpiqen të vënë kufizime në atë që ju dëshironi nga jeta, mos i lejoni. Qëllimet, dëshirat tuaja dhe shpresat tuaja janë vetëm tuajat! Mos lejoni që dikush tjetër t’ju fusë brenda një kutie, por gjithashtu ruani qetësinë.
Peshqit
A keni nevojë për një favor? E pra, nesër është dita për të kontaktuar ata miq në pozita të larta që mund t’ju ndihmojnë të fitoni atë që dëshironi. Dhe mos harroni se gjithmonë duhet të falënderoni njerëzit që ju ndihmojnë.
Argëtim
“A të vjen keq që s’jam e jotja?”, Arsimi i përgjigjet Anës dhe e thumbon publikisht
Pas ndarjes Ana Lleshi i bëri Arsimit një pyetje therëse në rrjete sociale.
Ajo publikoi një foto krahas së cilës shkroi “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”.
Doni ta dini përgjigjen e Arsimit?
Ish-konkurrenti i “Përputhen” ka publikuar një foto të tij në Instagram dhe i ka bërë thirrje Anës t’i ndalojë lotët.
“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota”, ka shkruar ai, duke shtuar se i mungon Tirana, se është beqar dhe gati për të njohur vajzën e duhur.
Argëtim
Publikohen fotografitë nga kurorëzimi i Andit me Melisën
Andi dhe Melisa u martuan, publikohen edhe fotografitë.
Ish-protagonsitët e programit “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, prej kohësh janë përfolur për një romancë të mundshme me njëri-tjetrin.
Kjo romancë me sa duket ka marrë edhe kahje tjetër, pasi sipas ndjekësve dyshja i kanë dhënë fund beqarisë.
Dyshimet për një martesë të mundshme janë bërë për shkak të një fotografie të publikuar ku shihen.
Melisa bashkë me Andin veshur me rroba zyrtare.Por ende nuk ka pasur asnjë reagim nga dyshja për lajme të tilla.
Argëtim
Mosmarrëveshje në Përputhen / Aristela i zbulon një sekret Princit
Tregon se çfarë i ka ofruar ai Sindit në prapaskenë
Në episodin e sotëm Aristela i ka zbuluar një të fshehur Princit.
Sot kanë ndodhur disa mosmarrëveshje të ndryshme mes konkurrentëve të “Përputhen”, shkruan lajmi.net.
Ndërsa Aristela ka vendosur të tregojë një të fshehtë të Princit, i cili sipas saj e kishte bërë një gjest të pahijshëm kundrejt saj dhe Sindit.
Ajo zbuloi se Princi i ka ofruar Sindit ta shoqërojë deri në shtëpi, menjëherë pasi i kishte bërë asaj një skenë xhelozie.
“Shpirt hajde me mua në makinë”, i kishte thënë Princi Sindit.
Ndërsa Princi u shpreh se ai fjalën ‘shpirt’ nuk e kishte me ndonjë paramendim dhe se ajo është vetëm një mënyrë e të folurit të tij.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl