Connect with us

Lajme

Probleme e paqartësi – Filloi regjistrimi i mërgimtarëve

Published

on

Filloi regjistrimi, regjistrohen mërgimtarët, diplomatët, të burgosurit dhe të pastrehët

Faza e parë nga Regjistrimi i Popullsisë, amvisërive dhe banesave fillon sot me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjeve të tyre, të diasporës, të anëtarëve të Armatës jashtë vendit, të burgosurve dhe të pastrehëve. Ky aktivitet do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, i cili do të fillojë më 1 prill. Qëndrimet e pushtetit dhe opozitës mbesin të pandryshueshme – disa pohojnë se shteti e organizon regjistrimin sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, se nevojitet për vendin dhe është në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa të tjerët se ai nuk është sipas standardeve statistikore, për shkak se, siç thonë, ekziston mundësi për keqpërdorim. Problem shtesë për opozitën është që ai duhet të zbatohet në kushte të pandemisë.

Tani për tani vlerësimi i institucioneve kompetente është që përgatitjet dhe fillimi i regjistrimit po zhvillohet në rend të mirë sipas rregullave dhe protokolleve të përcaktuara nga institucionet kompetente. Prej dje në dy javët e ardhshme, do të regjistrohen, 2.200 të dënuar dhe të paraburgosur në institucionet ndëshkuese përmirësuese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Regjistrimi po zhvillohet në disa faza dhe do të angazhohen katër regjistrues të autorizuar gjatë këtij procesi.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi dje u dërgoi mesazh qytetarëve se ky është një operacion shumë i rëndësishëm dhe u bëri thirrje aktivisht të kontribuojnë për zhvillimin e shtetit të tyre.
“Mbledhja e këtyre informacioneve është e dobishme për të gjithë që të mund të krijojmë politika edhe në kuptim arsimor edhe në aspekte financiare dhe ekonomike, shëndetësore dhe aspekte tjera. Të gjithë duhet të kemi besim në regjistrimin që profesionalisht zhvillohet, sipas rregullave dhe standardeve të konfirmuara me të gjitha masat mbrojtëse lidhur me Kovid-19 dhe mundemi në një mënyrë të shpejtë dhe efikase ta përfundojmë në interes të qytetarëve”, ka thënë Mariçiqi.
Ka apeluar edhe deri te faktorët politik siç tha të ndalohet me politizimin e regjistrimit edhe me kontestime shtesë dhe ka apeluar të bashkohen dhe të dërgojnë porosi deri te qytetarët aktivisht të marrin pjesë në regjistrim.
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski konsideron se regjistrimi është i domosdoshëm, se vendi nuk ka të dhëna të sakta për qytetarët e vet, për atë me çfarë disponon.
Timço Mucunski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i VMRO-DPMNE-së konsideron se regjistrim duhet të ketë, por sipas tij, dilema është nëse sivjet duhet të zbatohet, duke theksuar se shumë vende të rajonit e kanë dëgjuar rekomandimin e Kombeve të Bashkuara dhe e kanë anuluar për vitin e ardhshëm.

 

Lidhja Demokratike u bëri thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë në diasporë, dhe kanë shtetësi të Maqedonisë së Veriut, numër amë de adresë në Maqedoni, ta shfrytëzojnë mundësinë e cila u ofrohet me Ligjin për regjistrim dhe masivisht të regjistrohen përmes aplikimit onlajn, në periudhën nga 1 marsi deri më 31 mars të këtij viti.

Në seancën e kryesisë qendrore të Aleancës për Shqiptarët, që u mbajt në Tetovë, kryetari i partisë Ziadin Sela ka kërkuar që Enti shtetëror për statistikë t’i largojnë problemet e diasporës, e cila sipas informatave të tyre nuk ka arritur të regjistrohet. Sipas tij, në ditën e parë të sotme, partia e tyre ka marrë ankesa se mërgimtarët nuk mund ta bëjnë procedurën përmes internetit. “Shpresoj se ky është problem teknik, se nuk bëhet fjalë për problem të qëllimshëm algoritëm nga ana e Entit për statistikë, i cili do të kishte për qëllim që çdo të pestin, të gjashtin ose të shtatin ta përjashtojnë nga regjistrimi, pasi në atë mënyrë regjistrimi nuk do të jetë valid”, Sela.

Prej sot në funksion është edhe regjistri për diasporën, të hapur në faqen e internetit të Entit Shtetëror për Statistikë, ndërsa siç tha drejtori Simovski, kanë marrë informacione se qytetarët tanë nga jashtë maksimalisht e shfrytëzojnë këtë aplikim për vetëregjistrim.

MPJ-ja do të zbatojë një fushatë mediatike për të motivuar personat për vetëregjistrim, që mungojnë jashtë vendit: për të punuar në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, zyrat përfaqësuese ose përfaqësuesit e dhomave të tregtisë jashtë vendit, njësitë e biznesit jashtë vendit, ushtria përfaqësuesit e Ushtrisë jashtë vendit dhe studentët dhe qytetarët e angazhuar nga Republika e Maqedonisë Veriore në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik dhe bashkëpunimit tjetër, si dhe anëtarët e familjeve / amvisëritë e tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e përmendur.

Ministria e Punëve të Jashtme si përgjegjëse për diasporën, përmes PDK-së do të përfshihet në informimin e të huajve dhe qytetarëve të tjerë jashtë vendit që të renditen në internet përmes ueb faqes së PDK-së. PDK-ja do të jetë mbështetje logjistike. Në ueb faqen e MPJ-ja tashmë ka një link për komunikim me numrat e telefonit që do të punojë 24 orë në ditë dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve për informacion dhe sqarime.

Të dhënat për qytetarët tanë jashtë vendit që do të merren në regjistrim, do të jenë një mundësi e shkëlqyeshme për planifikimin e politikave të diasporës, për shërbimet që u nevojiten të zhvendosurve.

Vetëregjistrimi i personave në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit bëhet përmes aplikimit të regjistrimit, deri tek i cili mund të arrihet përmes këtyre ueb faqeve:
www.stat.gov.mk
https://popis2021.stat.gov.mk/default.aspx

Vetëregjistrimi nënkupton plotësim të aplikacionit të regjistrimit nga ana e vetë personit i cili është njësi e regjistrimit.

Të dhënat për familjen i jep njëri prej anëtarëve të rritur të familjes i cili ka njohuri për të dhënat, ndërsa për fëmijët deri në 15 vjeç, njëri prej prindërve use kujdestari.

Personi i cili i jep përgjigjet e Regjistrimit është i detyruar të japë të dhëna të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.

Të dhënat gjatë vetëregjistrimit do të regjistrohen sipas situatës në 31 mars të vitit 2021 në ora 24:00, gjegjësisht në mesnatë, midis 31 marsit dhe 1 prillit të vitit 2021.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Reporterë pa kufij: Maqedonia e Veriut për dy pozita më lartë, por me kritika

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Dy pozita më lartë, por kritikat mbeten. Nga pozita e 92-të, Maqedonia e Veriut u gjet në pozitën e 90-të të indeksit të Reporterëve pa kufij. Viti i kaluar 2020 është prezentuar si vit i jashtëzakonshëm në Maqedoninë e Veriut, në të cilën ishte shpërndarë Kuvendi, në pushtet erdhi qeveria teknike, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë për shkak të pandemisë.

Në raportin më të ri për lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut theksohet se komplikim shtesë në raportim është pandemia e koronavirusit.

“Organizatat të cilat i prezentojnë mediat fuqimisht i kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për mediat shtetërore dhe private në Ligjin për radiodifuzion, me të cilat do të mundësohet reklamimi shtetëror në media. Ato kundërshtojnë duke vlerësuar se kjo do ta inkurajojë klientelizmin. Ministria e Drejtësisë është duke punuar në ligj të ri i cili duhet t’u sigurojë siguri më të madhe gazetarëve dhe punonjësve mediatikë”, thuhet në analizën e Reporterë pa kufij për vendin.

Në nivel botëror, Reporterë pa kufij ka konstatuar se gazetaria është e bllokuar tërësisht ose pjesërisht në 130 prej 180 shteteve të ranguara në botë. Në krye të listës janë shtetet skandinave Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, ndërsa në pozitën e fundit është Koreja e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 148 raste me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

By

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa 148 raste pozitive janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre orëve janë shëruar edhe 430 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Raste aktive me koronavirus janë 24,888.

Shqipëria ka tejkaluar Serbinë dhe Kroacinë me numrin e të vaksinuarve për COVID-19.

Continue Reading

Lajme

Java e planetit Tokë: Nevojiten masa për rimëkëmbje të zonave mbrojtëse pas Kovid-19

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Rimëkëmbja pas kovid në zonat e mbrojtura” ishte një nga temat në të cilat është diskutuar në vigjilje të shënimit të Ditës së planetit Tokë – 22 prill në ngjarjen onlajn përkushtuar gjendjes së zgjidhjes dhe drejtimeve për tejkalim të shumë sfidave të cilat dolën nga pandemia, të organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (VVF) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një nga ndikimet më të dukshme gjithsesi janë pasojat ekonomike si rezultat i kufizimit të aktiviteteve turistike në zonat e mbrojtur. Efektet e tilla më së shumti i goditën rajonet e mbrojtura të cilat së pari janë orientuar ndaj të ardhurave nga turizmi. Masat restriktive ndërrohen me kalimin e kohës, ashtu që efektet e pandemisë mbi rajonet e mbrojtura u ndryshuan, që shumë shpesh e bën gjithë situatën ende më serioze dhe komplekse për drejtuesit”, thuhet në raportin e “Parqet Dinarici” për gjendjen me Kovid dhe zonat e mbrojtura, që e prezantoi Jelena Marojeviq.

Humbjet nga turizmi në zonat e mbrojtura kanë ndikim negativ mbi bashkësitë lokale të cilat jetojnë në sektorin turistik. Ekziston frikë e vërtetë se për shkak të trendeve të pavolitshme dhe ekonomike ata mund të kthehen drejt shfrytëzimit të paqëndrueshëm të resurseve tjera natyrore në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini deklaroi se kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ruajtje të zonave të mbrojtura, supozimet janë se pandemia e tanishme dhe pasojat e saj mund t’i minojnë përpjekjet njëdekadëshe për ruajtje të natyrës dhe vendosje të sistemit efektiv në mbrojtje dhe menaxhim.

“Veçanërisht në periudhën kur shënojmë suksese të mëdha në shpalljen e zonave të reja, rreziqet e pandemisë mund të jenë ende më serioze. Për atë nevojitet aksion i përbashkët dhe sinkronizues për mbrojtje dhe përparim të trashëgimisë natyrore në kombinim me mbështetjen efektive të drejtuesve të zonave tona mbrojtëse”, deklaroi Nuredini.

Në punëtorinë virtuale prezantime të tyre kishin edhe përfaqësuesit e parqeve nacionale të Maqedonisë. Ata ranë dakord në mënyrë të barabartë se mbështetja financiare për menaxhimin me parqet nacionale mungon, por është nga vlera e madhe për funksionim të suksesshëm dhe mbrojtje të zonave, me ç’rast dërguan apel deri te institucionet shtetërore për fillim me financimin shtetëror në zonat e mbrojtura.

Konkluzioni është se në zonat e mbrojtura duhet t’u ofrohet ndihmë e nevojshme dhe mbështetje. Si për bizneset, ashtu edhe për institucionet publike, mbështetja financiare gjatë pandemisë është nga vlera esenciale për vazhdim të funksionimit të parqeve nacionale dhe zonat tjera mbrojtëse.

Continue Reading

Aktuale