Connect with us

Lajme

Sela: Zaev duhet të thirret në Gjykatë për të sqaruar deklaratat e tij për rastin “Monstra”(VIDEO)

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se kryeministri aktual, Zoran Zaev duhet të merret ne pyetje nga organet e drejtësisë për deklaratën e tij, se njerëz të pafajshëm qendrojnë ne burg për rastin “Monstra”.

“Ai është i detyruar ta thotë të vërtetën që gjatë kohë e ka premtuar. Unë këto ditë po zhvillojë takime me diplomatë të huaj me ç’rast po kërkoj që prokuror dhe gjykatës nga BE-ja të vijnë te ne dhe të hapin të gjitha rastet e montuara dhe për të cilat ka dyshime. Vetëm kështu kthehet besimi te drejtesia”, tha Sela./Gazeta Lajm

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Tahiri: Prioritet sigurimi i vaksinave, pastaj dialogu me Serbinë

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kanë kërkuar që në seancën e ardhshme që do të mbahet të hënën, të raportojë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për sigurimin e vaksinës dhe gjendjen me pandeminë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, tha se prioritet i të gjitha institucioneve në vend duhet të jetë menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se kanë kërkuar që në seancën e ardhshme që do të mbahet të hënën, të raportojë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për sigurimin e vaksinës dhe gjendjen me pandeminë.

I pyetur për çështjen e dialogut me Serbinë, ai tha që me prioritet duhet të jetë pandemia dhe raportimi i ministrit për këtë çështje.

“Prioritet duhet të jetë çështja me pandeminë, nënshkrimi i kontratës për vaksina dhe pastaj dialogu dhe kompromiset kanë ndodhur në çdo proces dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, theksoi tutje ai.

Continue Reading

Lajme

VMRO dorëzon padi për Talat Xhaferin dhe dy deputetët me skafander

Published

on

By

VMRO-DPMNE sot në Prokurorinë Publike ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe dy deputetët e shumicës parlamentare për mosrespektim të protokolleve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

Të dielën në seancën e 32 dhe 36 në Kuvend ishin prezent dy deputetë të cilët ishin të infektuar me koronavirus. Ata në seancë erdhën me skafanderë dhe u vendosën në kabina të posaçme.

Më parë edhe partia e Majta njëjtë ka ngritur padi për dy deputetët dhe kryetarin Xhaferi.

Continue Reading

Lajme

Anita, kandidate për deputete në Shqipëri, fushata e saj me “foto +16”

Published

on

By

Anita Dervishi është kandidate për deputete në zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë në Shqipëri dhe synon një karrige në sallën e Kuvendit.

Ajo mban numrin tre në listën e kandidatëve, në qarkun e Durrësit për partinë e kreut të Konservatorëve Kujtim Gjuzi, i cili është regjistruar në KQZ me “Aleanca Bashkimi Popullor ABEOK”.

Kandidatja për deputete ka bërë fushatë edhe në rrjetet sociale, ku në Instragram, bien në sy pak postime që të kenë lidhje me aktivitetin politik dhe fushatën.

Ajo që bie lehtësisht në sy janë fotot e Anita Dervishit, me poza dhe veshje provokuese dhe ku nxjerr në pah linjat trupore.

Continue Reading

Aktuale