Kosovë
Polici që u gjet i vdekur në Pejë dyshohet se ka kryer vetëvrasje
Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në objektin e Patriarkanës së Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë thënë se zyrtari policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Nikçi tha se trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, së bashku me njësitë relevante. Dyshimet janë se është kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokuroritë të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Kosovë
Takim Konjufca – Krasniqi: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Sërbia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.
Me këtë rast Konjufca ka thënë se adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende.
Andaj pohoi se është obligim i tyre institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend, sepse nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.
Ky është statusi i tij i plotë:
Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.
Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtij krimi çnjerëzor lufte.
Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.
Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kosovë
Albin Kurti prezanton nismën për luftimin e korrupsionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se qeveria e drejtuar prej tij ka marrë një vendim me shumë rëndësi për sa i përket luftimit të korrupsionit.
Kurti në një postim në mediat sociale shprehet se në Kosovë për më shumë se dy dekada, korrupsioni ka qenë në nivele të larta dhe e përqendruar në zyrat e shtetit. Pikërisht për këtë të fundit qeveria e tij premton se do të jetë luftë të ashpër.
Sipas vendimit të miratuar nga qeveria do t’i hapet rrugë ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe sipas Kryeministrit “do t’i jepet fund epokës ku dominonte parulla ‘Rroga e vogël, fitimi i madh’.
“Askush nga ne nuk mund të shpenzojë pasurinë që nuk e fiton. Në jetën e përditshme ne skuqemi kur na bie zori që të kërkojmë diçka hua, dhe bëjmë gjithçka që të jetojmë brenda mundësive tona, nga rroga dhe puna jonë e ndershme. Por, ju e dini se për shumë kohë, ata që kishin duart në buxhetin e shtetit nuk ju mjaftonin pagat e privilegjet por përvetësuan pasuri që nuk e justifikojnë dot. Kjo nuk është e drejtë dhe as e ndershme, prandaj edhe duhet të veprojmë që të krijojmë një shtet ku secili merr fitimin që meriton dhe paguan detyrimin që i takon“, shkruan kreu i qeverisë
Më tej ai shton se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private e as e ligjshme sepse ajo kurrë nuk është fituar./tvklan.al
Kosovë
Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak
Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit.
Krasniqi mbrëmë në një emision tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda, shkruan portali arbresh.info
Aida përmes rrjetit social ‘facebook’, ka ironizuar me deklaratën e hoxhës, duke postuar një foto gjatë kohës së luftës ku ajo shihet me armë, bashkë me dy ushtarë tjerë.
Për deklaratat e Krasniqit pati reagime të shumta nga shumë figura publike. / arbresh.info/
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl