Bota
Ish-presidenti i Francës dënohet me burg
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tri vjet burgim – dy prej tyre me kusht – nën akuzat për korrupsion.
Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.
Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012. Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.
Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë. Ai është presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chirac, që ishte akuzuar për korrupsion. Chirac ka vdekur në vitin 2019.
Bota
Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve
Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim
Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.
Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.
Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.
Bota
“Të qëndrojmë përballë Rusisë” / Kërkohet shtimi i trupave amerikane në Bullgari dhe Rumani
Esper: SHBA-ja duhet të sistemojë ushtri shtesë në Bullgari dhe Rumani
Ish-ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se SHBA-ja duhet të vendosë trupa shtesë përgjatë bregdetit të Detit të Zi në Bullgari dhe Rumani, për të ndaluar agresionin e mundshëm rus, në një kohë kur tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit po rriten.
“Mendoj se është e nevojshme edhe më tej të qëndrojmë përballë Rusisë dhe të përpiqemi të ndalojmë sjelljen e saj të keqe”, deklaroi Esper, i cili tani punon në Institutin për lidership ndërkombëtar Mekejn në Universitetin shtetëror të Arizonës, përcjell in7 prej Agjencisë Informative Mediatike.
Uashingtoni duhet t’u japë siguri aleatëve evropianë dhe të forcojë lidhjet me NATO-n duke vendosur forca shtesë në Poloni, në vendet baltike, nëse kjo ka kuptim, dhe në vende si Bullgaria dhe Rumania, ndoshta jo përgjithmonë, por mbi bazë rrotulluese”, tha Esper për disa media amerikane.
SHBA-ja dje publikoi përforcim të kontingjentit të tyre në Gjermani, mes tensioneve të reja në marrëdhëniet me Rusinë mbi Ukrainën. Uashingtoni me këtë i ka anuluar planet e ish-presidenti Donald Tramp të tërheq rreth 12.000 trupa amerikane nga 36.000 ushtarë, të sistemuar në këtë vend.
Bota
Rekord i zi në Indi, Mumbai po përgatitet për mbyllje
India sot arriti numër rekord të të sapoinfektuarve me koronavirus, pas së cilës qyteti i Mumbait po përgatitet për mbyllje të plotë nga sonte në mesnatë.
Edhe përskaj kësaj, qindra mijëra pelegrinë ende mblidhen në festivalin fetar në veri të vendit.
India ka lajmëruar 184.372 raste të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vend është afër 14 milion, dhe deri më tani 172.085 persona kanë vdekur.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl