Komente
“Bëhuni burra dhe dilni para popullit” – Gazetari Furkan Saliu ka një porosi për partitë shqiptare në pushtet
Furkan Saliu në Facebook:
Nëse u pгotestua me muaj nëpër rrugë për DREJTËSI, e nëse gjashtë vite më vonë drejtësia nuk është askund, e nëse Boban Iliçin e ke të lirë e Agim Ismailoviçin në buгg, çfarë arsye më shumë u duhet partive shqiptare që tërhiqen prej kësaj garniture qeverisëse?
Bëhuni burra dhe dilni para popullit!
Thoni: U premtuam se me Zaevin do ta reformojmë sistemin e drejtësisë dhe do krijojmë kushte që drejtësia të vijë, nuk arritëm ta përmbushim premtimin, po heqim dorë!
Tërhiquni në kohë para se të krijoni një Gruevski të ri!
#PaDrejtësiNukKaQetësi
Komente
AGJËRIMI MUNDËSI PËR T’I PREKUR HORIZONTET E REFLEKTIMIT
“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (183, El Bekare)
Shkruan Afrim Tahiri
Motra e vëllezër, të dashur besimtarë! Ta falënderojmë Zotin Fuqiplotë që, në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë për mbarë njerëzimin, patëm fatin të jemi në prag të Muajit të Bekuar, Muajit të mëshirës, të rahmetit, të shëndetit, të përmbushjes shpirtërore, të spastrimit shpirtëror, të shtimit të ibadeteve, të përkushtimit më të madh ndaj Krijuesit tonë dhe, me të gjitha këto përfitime devotshmërie, të jemi sa më larg të keqes dhe djallëzive. Për një muaj rresht do t’i shijojmë të mirat e Muajit Ramazan, agjërimin.
Agjërimi nuk është vetëm abstenim nga haja, pija e qejfet për një kohë të caktuar ditore. Përtej kësaj, agjërimi mundëson kapjen e të gjitha dimensioneve të së mirës, të së ndershmes, të së moralshmes. Agjërimi është i vetmi çelës që hap horizontet e reflektimit, që mundëson përjetimin e madhështores së përkushtimit ndaj devotshmërisë.
Motra e vëllezër, gjatë Muajit të Ramazanit, Muaj i Bekuar nga Krijuesi i Gjithësisë, të bëjmë përpjekje maksimale që ta arrijmë kënaqësinë e Allahut Mëshirëplotë, duke iu përkushtuar vetëm Atij me ibadetet tona. Le të përpiqemi pa rreshtur dhe le të reflektojmë mbi gabimet tona, mbi lëshimet dhe dështimet tona, mbi zilitë dhe mbrapshtitë tona që i kemi bërë gjatë vitit. Do të trishtohemi, shpirtërisht do të prekemi e ligështohemi, do të zhgënjehemi me veten dhe, gjithësesi që, ky reflektim, do të na japë kurajo, forcë, dëshirë, gjakim të zjarrtë që përulësia jonë duke u penduar para Zotit të na zgjasë përjetësisht.
Të dashur besimtarë, po e përjetojmë kohën e një prej pandemive më të rrezikshme në historinë e njerëzimit. Assesi nuk po na shkon në mend që të inicojmë një lutje gjithënjerezore, t’i lutemi Krijuesit tonë të na shpëtojë nga kjo hata. Kjo lutje do të duhej të kryhet pikërisht ashtu siç na porositë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., në kohë pandemie as mos t’i afrohemi asaj dhe as mos të bëhemi përçuese e saj. Të rrimë brenda dhe, atë mbylljen tonë ta përmbushim me lutje drejtuar Mëshirëplotit. Muaji i Ramazanit është Muaj i Mëshirës, muaj i lutjeve, ibadeteve e falënderimeve drejtuar Krijuesit tonë që pikërisht në këtë muaj na e zbriti Librin e Fjalës së Parë – LEXO.
“Allahu dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Atë (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni vetëm Atë.” (185, El Bekare)
Motra e vëllezër, të dashur besimtarë, si në asnjë muaj tjetër, gjatë Muajit të Agjërimit, na hapet mendja, e ndjejmë fuqinë e brendshme për ta dalluar dhe për ta ndarë të mirën nga e keqja, të ligën nga e mbara, të shëmtuarën nga e bukura, të devotshmën nga hipokrizia. Ne, veprat tona i bëjmë vetëm për Allah, i cili na mëson: “Kur vijnë tek ti hipokritët, thonë: “Ne dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!” (1, El Munafikun).
Nëse abstenojmë shpirtërisht dhe praktikisht nga tundimet qe na vijnë nga djalli, nëse abstenojmë nga ajo që Zoti na e ka bërë haram, duke e shpëlarë shpirtin me hallall, duke e flakur hipokrizinë si burim të të gjitha të këqiave, duke mos u kursyer se luftuari hipokritët, apo duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të na mbajë sa më larg hipokritëve, sapo ta kalojmë Muajin e Agjërimit do të lakmojmë që krejt jetën ta kemi Ramazan dhe Agjërim. Kjo është bukuria dhe madhështia e agjërimit.
Motra e vëllezër – për hajër ky Muaj i Bekuar i Ramazanit. Lutem me shpirt që, bashkarisht, mbarë myslimanët e botës ta kalojmë sa më lehtë e me shëndet të mirë. Ju ftoj në solidaritet e në humanitet, të jemi sa më pranë skamnorëve, të varfërve, të sëmurëve.
Paçi bekimin e të Madhit Zot!
Komente
Pajaziti: Skandaloze, kjo organizatë që duhet të jetë në krah të qytetarit, qenka shndërru në megafon të pushtetit
Naser Pajaziti ne Facebook:
A ka më turp!
Skandaloze, kjo organizatë që duhet të jetë në krah të qytetarit, qenka shndërru në megafon të pushtetit.
Ku jeni ju kur qindra kriminelë pajisen me pasaporta e shtetësi?
Pse turreni kundër një nisme që do të mbyll një të drejt humane dhe jo djallëzore.
Pikërisht këto organizata të tilla në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut me dekada kanë toleruar vuajtjet, odiseadën dhe të këqijat që kanë vuajtur qytetarët pa shtetësi, që janë maltretuar me refuzimet dhe kurthet për të hequr dorë nga shtetësia.
Pse janë toleruar nenet famëkeqe që përpos të rinjve e familjarëve, dhjetëra nëna shqiptare edhe mbi 70 vjeç janë shpallur dhe konsideruar si të rrezikshme për shtetin?
Provimi për gjuhën maqedonase ka eliminuar automatikisht qindra aplikues. Pse nuk u zbatua ligji për gjuhët, që siç shkruan edhe gjuha e mbi 20% (shqipe) është zyrtare?
Bashkësia ndërkombëtare ka qëndruar symbullur në këtë drejtim, por kuptohet falë pushtetmbajtësve shqiptarë që shpesh kanë përsëritur refrenet se gjithçka është në rregull dhe shqiptarët thuajse po jetojnë në “kopshte me lule”.
Miliona euro dhe dollarë fonde janë keqpërdorur dhe ende po keqpërdoren në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut, por ja që tani po zbulohet që me mijëra qytetarë janë cënuar nga e drejta e jetës në këtë shtet, duke jetuar si “jashtëtokësor”, pa shtetësi dhe pa pikë kujdesi ndaj shtetit!
Meqë po del se ka shkelje dhe diskriminim, dhe kemi shumë qytetarë pa shtetësi, atëherë çfarë kanë bërë këto organizata?
Pavarësisht kësaj, këto organizata vazhdojnë me avazin e vjetër, duke mbrojtur ligjet famoze që nëna, baballarë, pleq e të rinj, i shpallin apo i kategorizojnë si armiq të shtetit.
Kuptohet që reagimi i tyre është në sinkron me skenaret kundër dhe për t’i krijuar terren pushtetit dhe opozitës maqedonase.
Komente
A e shihni pse Arijanit Hoxha ishte kundër kërkesave shqiptare sot?
Fatih Qaili në Facebook:
A e shihni pse Arijanit Hoxha ishte kundër kërkesave shqiptare sot?
Skandali: Arjanit Hoxha per 3 muaj e gjysme 23 mije euro per kafe dhe ushqim
Arijanit Hoxha ministri i Bujqësisë nga rradhët e Lëvizjes BESA që nga shtatori kur është emëruar si ministër deri më 28 shkurt të këtij viti dmth vetëm për 6 muaj ka harxhuar plot 22.794 euro për kafe, drekë në ambientet e ministrisë së Bujqësisë respektivisht në bifenë Koncept BAR firmë që shërben kafe dhe ushqim që ka fituar tenderin nga qeveria e Maqedonisë.
Duke pasë parasysh se që nga viti i kaluar jemi në pandemi dhe buxheti i ministrive është shkurtuar për harxhime por që turpi të jetë akoma më i madh është se edhe po mos ishte pandemi këto shuma të egzagjëruara për kafe dhe ushqim të ministrit Hoxha janë përtej vijës së kuqe të nevojave të domosdoshme.
Nga 6 muaj që janë publike të dhënat nga shtatori deri në fund të shkurtit duke mos llogaritur marsin dhe fillimin e prillit i bie 6 muaj që kur është Hoxha ministër. Nga 6 muaj që ka 180 ditë, vetëm 110 ditë janë ditë pune hiqi këtu vikendet dhe festat nga shtatori deri në shkurt i bie që ministria Hoxha shpenzimet ditore për kafe dhe ushqim ti ketë afërsisht 210 euro në ditë.
Këto të dhëna janë marrë nga transparenca për buxhetin pranë Ministrisë së Financave projekt ky i financuar nga USAID dhe IRI.
1.211.666 denarë janë harxhuar në bifenë e ministrisë ndërsa 201.820 denarë në një restoran në Shkup.
Bashkangjitur i keni foto dhe linkun nga ku janë marrë këto të dhëna.https://open.finance.gov.mk/
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl