Connect with us

Spektakël dhe Yje

Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës përfaqësuese të Eurovisionit

Published

on

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka prezantuar së fundmi klipin e plotë të këngës përfaqësuese në Eurovision.

Artistja, e cila fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, vjen e mrekullueshme në videoklipin e “Karma”.

Ajo bëri një paraqitje të mahnitshme, ndërsa u shfaq me vetëm dy veshje – një fustan të gjatë të bardhë e një të tillë të kuq.

Projekti tashmë është lansuar në faqen zyrtare të ‘Eurovision Song Contest’, si një këngë që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2021’.

Anxhela ndërkohë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar ka lënë pas Sardi Strugën në vendin e dytë dhe Festina Mejzinin në të tretin.

Në fillim të muajit shkurt, janë publikuar tre skenarë për mënyrën se si mund të zhvillohet edicioni i sivjetmë i Eurovisionit për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, presim në vijim të shohim se si do realizohet në të vërtetë ky eveniment madhështor. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Spektakël dhe Yje

“Love On The Brain” e Rihannas interpretohet në mënyrë të mrekullueshme nga Ana Kabashi

Published

on

By

Ajo shquhet për vokalin e veçantë dhe këtë tashmë e ka dëshmuar prej vitesh.

Bëhet fjalë për artisten nga Peja, Ana Kabashi, e cila tani ka zënë një vend mjaft të mirë në estradën shqiptare.

Këngëtarja, e cila në Instagram numëron mijëra fansa, ka bërë së fundmi një interpretim të një prej këngëve më të pëlqyera të kohës.

“Love On The Brain” vjen e kënduar në mënyrë të mrekullueshme nga Kabashi, në një version më ndryshe.

“Një ‘cover’ në këtë natë të vonë, kushdo që është zgjuar. Cilën këngë tjetër duhet ta bëj ‘cover’”, ka shkruar ajo.

Kënga origjinale e Rihannas është publikuar në qershor të vitit 2016 dhe për kaq vite ka mbledhur mbi 300 milionë klikime.

Ana ndryshe po vazhdon punën për projekte të reja dhe së shpejti pritet të kthehet me një prurje tjetër muzikore. /Telegrafi/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Nora shfaqet në top formë, vjen plotë shkëlqim në imazhet e reja

Published

on

Këngëtarja Nora Istrefi, ka treguar asetet në fotot e saj të fundit

Këngëtarja dhe bukuroshja kosovare duket se ka akumuluar energji gjatë pandemisë, për të treguar kështu asetet e saj në disa fotografi që ajo ka postuar në Instagram.

Në fotot e fundit, Nora shfaqet e mahnitshme derisa tregon belin e saj të hollë.

E shkurorëzuar nga Robert Berisha, Nora po vazhdon të jetë një nënë beqare, por pas nuk po e lënë as karrierën.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar Nora realizoi një sesion akustik me hitet e saj më të mira ndër vite.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Aktori i njohur mbetet ‘trokë’, ish-gruaja e tij shpenzon 200 mijë dollarë në muaj për rroba

Published

on

By

Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka thënë dje se divorci i vështirë i ish-yllit të ekranit me Grace Hightoëer i ka mbaruar të gjitha paratë.

Një gjykatës ka vendosur më herët se ish-gruaja e tij duhet të përfitojë 1 milionë dollarë në vit dhe se çifti duhet të ndajnë paratë e shitjes së shtëpisë së tyre me vlerë rreth 20 milionë dollarë. Por beteja e divorcit e nisur prej dhjetorit 2018 ende nuk duket se do të marrë fund së shpejti.

Fillimisht dyshja luftonte për kujdestarinë e fëmijës së tyre nëntë vjeçar, por tashmë qendrën e skenës e kanë marrë argumentet për paratë dhe pronat.

Avokati i De Niros thotë se Hightower shpenzonte një mesatare mujore prej $215,000 nga kartat e kreditit, dhe rreth $160,000 në para të thata.

Disa muaj më herët De Niro fitoi $5 milionë nga roli në filmin e gangsterëve të regjizorit Martin Scorsese “The Irishman” (Irlandezi). Por Hightower pretendon se pasuria e De Niro eshte diku te $500 milionë.

Avokati i De Niro thotë se stili ekstravagant i jetesës së ish-gruas qe faji i ndarjes së tyre.

“Zoti De Niro është 77 vjeç. Megjithse ai e adhuron profesionin e tij, nuk duhet të detyrohet të punojë për këto arsye”, tha avokati.

Ndërsa Kevin McDonough, avokati i Hightower, refuzon pretendimet e De Niro se është ‘i varfër’ duke thënë se ka shpenzuar $450,000 për qeranë e një apartamenti veror në Amagansett në 2019, $150,000 për pushime dimërore dhe $1 milionë për fëmijët e tij të rritur në 2019 e 2020.

“Kur zoti De Niro shkon për drekë të dielën në Connecticut, ai marr një helikoter për të fluturuar atje. Ndërsa kur shkon për të takuar një mik në Florida merr avionin privat. Atij nuk i pëlqen klasi i parë me çmim $1,500, por shpenzon $50,000 për avion privat në fundjavë”, tha ai.

Nga ana tjeter avokati i De Niro thotë se ish-gruaja rriti dastikisht shpenzimet në vitet e fundit të martesës.

“Ajo shpenzoi $1.2 milion në butikë luksi: Dolce and Gabbana, rroba nga Stella Mccartney, apo dyqani Madison Etro. Manolo Blahnik.

Blerjet përfshinin gjithashtu bizhuteri në vlerë $700,000 dhe një diamant 1.2 milionë dollarë”.

Continue Reading

Aktuale