Connect with us

Lajmet kryesore

Shqiptarët e Palestinës kërkojnë vendosjen e kontakteve me vendin e origjinës

Published

on

Palestinezët me prejardhje shqiptare kërkojnë themelimin e qendrave për mësimin e gjuhës shqipe

Kuds – ESAT FIRAT

Të vendosur në Palestinë, sipas disa gojëdhënave, gjatë ekspeditës së Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Ali Pashës, sundimtarit të Egjiptit, e sipas disa gojëdhënave nëpërmjet ushtrive të Shtetit Osman, e vetmja gjë që i ka ngelur familjes Arnavuti trashëgimi nga historia është mbiemri, që ka kuptimin e atdheut të tyre të dikurshëm, me të cilin ata kanë dëshirë të kenë kontakte.

Familja Arnavuti jeton në Kuds dhe Akka, qytetet më të rëndësishme të Palestinës historike, djepin e civilizimeve, i cili krahas arabëve dhe hebrenjve, ka strehuar edhe kurdë, turq dhe çerkezë.

Shqiptarët palestinezë, numri i të cilëve është afërsisht 550, kanë marrë traditat dhe zakonet e tokave të shenjta ku kanë jetuar për më shumë se 200 vjet, dhe ata thuajse janë njësuar me shoqërinë arabe palestineze.

Sot, shqiptarët shquhen me besnikërinë e tyre ndaj çështjes palestineze dhe Mesxhid al-Aksasë në Kudsin Lindor, i cili është nën okupimin izraelit, dhe po ashtu janë të rrezikuar nga politikat okupatore.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) bisedoi me shqiptarët palestinezë për historinë, zakonet, traditat, nostalgjinë për të kaluarën dhe pritjet e tyre për të ardhmen.

Shqiptarët në Lindjen e Mesme jetojnë prej më shumë se 200 vitesh

“Nuk dihet data e saktë se kur shqiptarët mbërritën në Palestinë”, thotë 52-vjeçari Muhamed Fevzi Arnavuti, anëtar i familjes shqiptare në Kuds.

“Megjithatë, ata kaluan nga rajoni në rajon në Lindjen e Mesme si pjesëtarë të Perandorisë Osmane. Por ne e dimë që kemi qenë në këto troje për më shumë se 200 vjet”, thekson ai.

“Ne jemi krenarë për prejardhjen tonë”, tha Arnavuti, i cili punon si administrator në një shkollë në Kudsin Lindor të pushtuar, duke theksuar ai ndihet në mënyrë ekuivalente palestinez dhe shqiptar.

“Po ashtu, jemi krenarë që jemi palestinezë dhe që jetojmë këtu. Palestina është një nga vendet e rëndësishme të botës islame dhe në të gjendet e bekuara Mesxhid al-Aksa. Në të njëjtën mënyrë, është një vend ku gjenden lokacione të shenjta të Krishterimit dhe është pikë takimi e civilizimeve”, shprehet Arnavuti.

Duke theksuar se palestinezët janë një popull që jeton nën okupim dhe se nuk mund të kenë kushte njerëzore të jetesës për shkak të këtij okupimi, Arnavuti tha se shqiptarët palestinezë janë gjithashtu të ekspozuar ndaj të gjitha këtyre situatave.

Ai thotë se nuk u ka mbetur më asgjë në jetën e tyre nga traditat dhe zakonet shqiptare.

Thirrje shtetit dhe popullit shqiptar

Muhamed Fevzi Arnavuti nga Kudsi kërkoi nga populli shqiptar të krijojnë marrëdhënie me popullin palestinez.

“Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se kanë të afërm që jetojnë në Palestinë. Po kështu, ne duam që ata të krijojnë qendra mësimore të gjuhës shqipe. Sigurisht, për ne është shumë e rëndësishme që flasim arabisht, por duam që krahas saj, fëmijët tanë të mësojnë edhe shqipen. Sepse gjuha ka një rëndësi të madhe për t’u njohur dhe kuptuar. Ajo luan rol shumë të rëndësishëm në kthimin tonë në rrënjët tona dhe në ndërveprimin kulturor”, thotë Arnavuti.

Megjithëse nuk di aspak shqip, ai thotë se ka dëshirë të madhe ta mësojë këtë gjuhë. Siç thotë ai, edhe gjenerata para tij nuk e dinte gjuhën shqipe.

“Dua shumë të shkoj në Shqipëri dhe të shëtitem në atë vend. Dua shumë ta shoh vendin prej ku kemi ardhur dhe të takohem me bashkatdhetarët atje”, thotë Arnavuti.

“Shqiptarët në Lindjen e Mesme nuk kanë strukturë të organizuar”

Ndërkaq, Abdurrauf Arnavuti, gazetar me prejardhje shqiptare, tha se një nga paraardhësit e tij ka qenë ushtar në ushtrinë osmane.

“Duket sikur është e vështirë t’i mësoj rrënjët e familjes, sepse kemi të bëjmë me një trekëndësh midis Shtetit Osman, Mehmet Ali Pashës dhe Shqipërisë”, thotë ai.

Siç shprehet gazetari, emri Arnavuti është i huaj për palestinezët, mbiemri i tyre nuk u shkruhet asnjëherë në mënyrë korrekte dhe ai përballet me pyetjen se prej cilit vend është.

Ai thekson se ka bërë shumë hulumtime për të mësuar se prej nga ka ardhur familja shqiptare në Palestinë.

“Ka dy gojëdhëna. Ose kemi ardhur drejtpërdrejt nga Anadolli me osmanët, ose me Mehmet Ali Pashën. Supozoj se këtë mund ta mësojmë më së miri në arkivat osmane”, tha Abdurrauf Arnavuti.

Duke theksuar se shqiptarët jetojnë në shumë vende të Lindjes së Mesme, por ata nuk kanë një strukturë të organizuar, Arnavuti tha: “Shqiptarët që jetojnë në këtë rajon nuk kanë asnjë lidhje me vendin e tyre të origjinës. Ky është problem i vetë Shqipërisë. Sepse ajo nuk interesohet”.

“Shqiptarët dhe arabët janë bërë si mishi me thuan”

Arnavuti po ashtu thekson se shqiptarët palestinezë nuk dinë shqip dhe nuk kanë tradita dhe zakone shqiptare.

“Shqiptarët janë bërë të afërm me palestinezët dhe janë bërë plotësisht palestinezë. Nëse më pyet, unë e konsideroj veten palestinez. Traditat dhe zakonet tona janë të gjitha nga Palestina. Nuk kemi asnjë lidhje me Shqipërinë. Shqiptarët dhe arabët janë bërë si mishi me thuan”, thotë Arnavuti.

Duke buzëqeshur, ai thotë se gjëja e vetme që u ka ngelur është inati.

“Unë mendoj se e vetmja gjë që na ka mbetur nga shqiptarët është çështja e inatit. E vetmja gjë që ka vazhduar. Kjo flitet herë pas here në familje dhe bëhen shaka duke thënë: ‘Ja, u shfaq koka shqiptare’. Shqiptari nuk heq dorë kurrë nga qëndrimi i tij. Në fakt, ata janë njerëz shumë të qetë në kushte normale, por kur provokohen, kjo bëhet problem i madh. Këtu lind inati”, tha Arnavuti.

Ai tha se e ka vizituar Shqipërinë më parë dhe se ka qenë shumë i gëzuar që ka shëtitur mëmëdheun, ku familja e tij ka rrënjët.

“Së bashku me bashkëshorten vizituam Turqinë, prej aty shkuam në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Në hotelin ku qëndruam në Shqipëri, habiteshin kur u thonim se jemi shqiptarë. U interesuan dhe na pritën me kënaqësi. Jemi pritur shumë mirë për sa kohë që qëndruam në Shqipëri. Ishte vizita jonë e parë në Shqipëri”, tregon Arnavuti.

Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare të vendosë lidhje me Palestinën dhe shqiptarët në Palestinë.

“Qeveria shqiptare ka një përgjegjësi këtu. Të gjitha vendet në botë kujdesen për subjektet e tyre dhe krijojnë marrëdhënie me bijtë e tyre që kanë shkuar në vende të tjera. Për shembull, Shqipëria ka ambasadë në Izrael. Ndërkaq, në anën palestineze, ajo nuk ka asnjë përfaqësim. Nga qeveria shqiptare pritet të krijojë një kanal komunikimi. Ky komunikim është më i lehtë për t’u vendosur sot. Ne do të dëshironim të përfitonim nga njëri-tjetri reciprokisht. Gjendja ekonomike e familjes Arnavuti në Palestinë është e mirë. Nuk ka nevojë për ndihmë nga dikush (në aspektin ekonomik). Nuk kërkon një gjë të tillë. Megjithatë, ky komunikim është i nevojshëm për lidhjet gjuhësore dhe kulturore”, shprehet më tej Arnavuti.

Duke vënë në dukje se Izraeli po pengon palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e Gazës të vijnë në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Mesxhid al-Aksa, shqiptari i bëri thirrje popullit musliman shqiptar të vizitojë Mesxhid al-Aksanë.

Nuk ka mbetur asnjë lidhje me Shqipërinë

Ndërkaq, 32-vjeçari Abdullah Faid Arnavuti, i cili jeton në Kudsin Lindor, gjithashtu deklaroi se për shkak të okupimit, ai nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët që jetojnë në qytete të tjera të Palestinës ose në vendet e tjera të rajonit.

Duke theksuar se duan të krijojnë lidhje me Shqipërinë, nga ku i kanë rrënjët, Arnavuti tha: “Jo vetëm unë, por të gjithë anëtarët e familjes sonë duan të kenë marrëdhënie me Shqipërinë dhe të mësojnë shqip. Të gjithë, nga të vegjlit deri te të mëdhenjtë, do të japin të njëjtën përgjigje. Unë gjithashtu dua të shkoj në Shqipëri. Natyrisht, askush nuk ngurron të njohë trojet nga e ka origjinën. Megjithatë, kushtet aktuale na e kanë bërë të vështirë të shkojmë jashtë vendit”.

Ai deklaroi se nuk kanë asnjë trashëgimi që ka të bëjë me Shqipërinë.

“Ne e konsiderojmë veten palestinezë, jemi rritur me ndjenjën e të qenit palestinez dhe shteti pushtues na njeh po kështu. Në fakt, të jesh shqiptar është njëlloj, të jesh në harmoni me vendin në të cilin ndodhesh dhe të jesh i lidhur me të përmes sinqeritetit”, tha Arnavuti.

“Shqiptarët nuk e pranojnë zullumin”

Arnavuti tha se e konsideron të papranueshme vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës me Izraelin.

“Shqiptarët nuk e pranojnë zullumin pa marrë parasysh nga kush vjen dhe nuk pranon të jetë i dobët. Kështu kemi mësuar nga paraardhësit tanë. Paraardhësit tanë gjithmonë kishin forcë dhe merrnin pjesë në çlirime. Qoftë Kosova apo Shqipëria, ne nuk i pranojmë marrëdhëniet e këtyre dy vendeve me Izraelin. Për shkak se ky shtet me të cilin ata i kanë normalizuar marrëdhëniet është po ai shtet që shtyp palestinezët me origjinë shqiptare, të cilët kanë gjakun e tyre”, thotë Arnavuti.

Ai thekson se ndihet krenar që është shqiptar.

“Jemi krenar me popullin shqiptar dhe i duam shumë. Ne duam që sa më parë të krijojmë kontakte dhe marrëdhënie me ta”, u shpreh Abdullah Faid Arnavuti.

Continue Reading
Advertisement

Bota

“Të qëndrojmë përballë Rusisë” / Kërkohet shtimi i trupave amerikane në Bullgari dhe Rumani

Published

on

Esper: SHBA-ja duhet të sistemojë ushtri shtesë në Bullgari dhe Rumani

Ish-ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se SHBA-ja duhet të vendosë trupa shtesë përgjatë bregdetit të Detit të Zi në Bullgari dhe Rumani, për të ndaluar agresionin e mundshëm rus, në një kohë kur tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit po rriten.

“Mendoj se është e nevojshme edhe më tej të qëndrojmë përballë Rusisë dhe të përpiqemi të ndalojmë sjelljen e saj të keqe”, deklaroi Esper, i cili tani punon në Institutin për lidership ndërkombëtar Mekejn në Universitetin shtetëror të Arizonës, përcjell in7 prej Agjencisë Informative Mediatike.

Uashingtoni duhet t’u japë siguri aleatëve evropianë dhe të forcojë lidhjet me NATO-n duke vendosur forca shtesë në Poloni, në vendet baltike, nëse kjo ka kuptim, dhe në vende si Bullgaria dhe Rumania, ndoshta jo përgjithmonë, por mbi bazë rrotulluese”, tha Esper për disa media amerikane.

SHBA-ja dje publikoi përforcim të kontingjentit të tyre në Gjermani, mes tensioneve të reja në marrëdhëniet me Rusinë mbi Ukrainën. Uashingtoni me këtë i ka anuluar planet e ish-presidenti Donald Tramp të tërheq rreth 12.000 trupa amerikane nga 36.000 ushtarë, të sistemuar në këtë vend.

Continue Reading

Lajme

Aktakuzë kundër 11 personave lidhur me keqpërdorimin gjatë dhënies së pasaportave

Published

on

By

Prokuroria themelore publike Shkup sot ngriti aktakuzë kundër 11 personave lidhur me abuzimet e kryera gjatë dhënies së pasaportave. Me propozimin e paraqitur, 10 persona akuzohen për vepër të vazhduar penale – Shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa një person akuzohet për nxitje për të kryer krimin e njëjtë.

Për shtatë të akuzuar, përfshirë personin e paarritshëm për organet e ndjekjes, Prokurori publik kërkoi zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar paraprakisht. Një person që më parë është në paraburgim, në procedurë për krim tjetër penal. Për tre, megjithatë, në fuqi janë përcaktuar masa të kujdesit.

Nga Prokuroria thonë se po vazhdojnë hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në lëshimin e pasaportave të paligjshme. Kështu, prokurori publik kompetent lëshoi një urdhër në MPB për të përcaktuar se cilët persona në njësitë organizative të MPB-së për dhënien e pasaportave, sipas një marrëveshje hierarkike, ishin të detyruar të mbikëqyrnin lëshimin e pasaportave, përfshirë këtu pasaportat, në të gjithë periudhën kritike.

Shtojnë se Prokuroria publike intensivisht do të sigurojnë dëshmi me analizimin e personave të cilët kanë të dhëna rreth dhënies së pasaportave kontestuese.

Continue Reading

Kosovë

Takim Konjufca – Krasniqi: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Sërbia

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast Konjufca ka thënë se adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende.

Andaj pohoi se është obligim i tyre institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend, sepse nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtij krimi çnjerëzor lufte.

Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Aktuale