Connect with us

Kosovë

Këto janë kërkesat e Shqiprim Arifit për Albin Kurtin

Published

on

Nga kryeministri potencial, Albin Kurti, përfaqësuesi i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi po kërkon përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë se diplomat e të rinjve që po studiojnë në Kosovë, nuk po u njihen në Preshevë dhe kjo është edhe një prej arsyeve pse dëshiron të jetë në tryezën e dialogut.

Ani pse i pari i LVV-së, nuk e ka përmendur bashkimin me tri komunat e luginës, kryetari i Preshevës insiston për një gjë të tillë, megjithatë për këtë ka kushte.

Shqiprim Arifi, i cili është duke udhëhequr aktualisht me komunën me shumicë shqiptare, thotë për KosovaPress, se procesi zgjedhor i parakohshëm në Kosovë është rezultat i turbulencave politike të shumë vjetëve më parë. Të gjithë këto, sipas tij, kanë ndikuar edhe në luginë.

Arifi në një intervistë për KosovaPress, thotë se marrë parasysh numrin e votave për partinë e Albin Kurtit, do të krijohet një stabilitet politik, jo vetëm për Kosovën por edhe për luginën.

“Paralelisht të forcohet Lugina e Preshevës. Unë pres prej Qeverisë Kurti 2 që të jetësoj, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë Fondin Kombëtar të Solidaritet, fond i cili përfshin Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Një fond i cili ka minimum pesë milionë euro, dhe i cili i prek të gjitha sferat e jetës të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Që me mbet kjo luginë gjallë dhe të mbes një luginë që jep perspektive dhe të mos shndërrohet në një Çamëri të dytë. Fondi Kombëtar është obligim politik të Qeverisë Kurti 2”, deklaron ai.

I pari i Preshevës thotë se Kurti kur do që të vazhdojë procesin e dialogut, duhet të përfshijë edhe ata në këtë proces.

“Pjesëmarrja e Luginës së Preshevës në dialog është e domosdoshme. Unë pres prej Qeverisë Kurti 2 që ne të jemi pjesëmarrës në këtë dialog…. Për neve nuk është me rëndësi se në cilin rang të listës së prioriteteve është, me rëndësi për neve që të jemi në dialog. Për Luginën e Preshevës, dialogu është me rëndësi sepse të rinjtë dhe të rejat tona të cilat studiojnë në Kosovë dhe të cilat dëshirojnë të punësohen në Komunën e Preshevës, është e pamundur sepse nuk pranohet diploma”, shton ai.

Teksa flet për bashkimin e Kosovës me luginën, ai thotë se për këtë kanë kushte. Shprehet insistues se nuk pranojnë shkëmbim territoreve, por as edhe korrigjim të kufijve.

“Ne të bashkangjitemi në bazë të referendumit të Republikës së Kosovës, por me disa kushte. Dhe aty kemi qenë në një vijë me Albinin. Kushti numër 1 është që të mos ketë shkëmbim territoresh. Kushti numër 2 është që ndryshimi i kufijve të mos nënkuptojë parcializimin e luginës. Dhe mbështetja ndërkombëtare që është kushti numër 3”, thekson Arifi për KosovaPress.

Përkundër kësaj kërkese, kryetari i partisë e cila doli e para nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti ka përmendur referendumin për bashkim me Shqipërinë, por jo edhe atë me luginën. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Takim Konjufca – Krasniqi: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Sërbia

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast Konjufca ka thënë se adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende.

Andaj pohoi se është obligim i tyre institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend, sepse nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtij krimi çnjerëzor lufte.

Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti prezanton nismën për luftimin e korrupsionit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se qeveria e drejtuar prej tij ka marrë një vendim me shumë rëndësi për sa i përket luftimit të korrupsionit.

Kurti në një postim në mediat sociale shprehet se në Kosovë për më shumë se dy dekada, korrupsioni ka qenë në nivele të larta dhe e përqendruar në zyrat e shtetit. Pikërisht për këtë të fundit qeveria e tij premton se do të jetë luftë të ashpër.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria do t’i hapet rrugë ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe sipas Kryeministrit “do t’i jepet fund epokës ku dominonte parulla ‘Rroga e vogël, fitimi i madh’.

Askush nga ne nuk mund të shpenzojë pasurinë që nuk e fiton. Në jetën e përditshme ne skuqemi kur na bie zori që të kërkojmë diçka hua, dhe bëjmë gjithçka që të jetojmë brenda mundësive tona, nga rroga dhe puna jonë e ndershme. Por, ju e dini se për shumë kohë, ata që kishin duart në buxhetin e shtetit nuk ju mjaftonin pagat e privilegjet por përvetësuan pasuri që nuk e justifikojnë dot. Kjo nuk është e drejtë dhe as e ndershme, prandaj edhe duhet të veprojmë që të krijojmë një shtet ku secili merr fitimin që meriton dhe paguan detyrimin që i takon“, shkruan kreu i qeverisë

Më tej ai shton se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private e as e ligjshme sepse ajo kurrë nuk është fituar./tvklan.al

Continue Reading

Kosovë

Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak

Published

on

By

Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit.

Krasniqi mbrëmë në një emision tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda, shkruan portali arbresh.info

Aida përmes rrjetit social ‘facebook’, ka ironizuar me deklaratën e hoxhës, duke postuar një foto gjatë kohës së luftës ku ajo shihet me armë, bashkë me dy ushtarë tjerë.

Për deklaratat e Krasniqit pati reagime të shumta nga shumë figura publike. / arbresh.info/

Continue Reading

Aktuale