Connect with us

Kosovë

Ali Ahmeti i tregon Albin Kurtit se si duhet të punojë

Published

on

Maqedonia e Veriut është duke pritur konstituimin e institucioneve në Kosovë për të vendosur për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti në një intervist për Kosovapress, thotë se kjo mbledhje duhet të shfrytëzohet që të jetë në dobi të dy vendeve.

Ahmeti përshëndet procesin e rregullt të zgjedhjeve në Kosovë, të cilën e quan vlerë të çmueshme demokratike, derisa edhe uron kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fitoren e 14 shkurtit.

Ndërkohë, ai thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë një epilog përfundimtar, e jo të zvarritet.

“Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që u krijuan në Kosovë nuk u arrit që kjo mbledhje të realizohet. Kështu që mbetet pas konstituimit të organeve në Republikën e Kosovës të vlerësohet momenti se kur do bëhet një mbledhje e përbashkët ndërmjet dy qeverive tona të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Është në dobi të dy vendeve tona, është një moment që duhet të shfrytëzohet dhe të jetësohet në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona”, thotë ai.

Ai thotë se Kurtin në qeverisje e presin sfida të vështira.

“Uroj që zotëri Kurti në radhë të parë të ketë shëndet dhe tani me përballje që e presin sepse vjen në rrethana dhe situatë tepër të vështirë. Vjen në një moment që shumë çështje kërkojnë zgjidhje, duke filluar që nga sundimi i ligjit dhe deri tek zgjedhja e problemit përfundimtar mes palës së Kosovës dhe Serbisë. Kështu që po t’i prij shëndeti, nuk do t’i mungoj në instalimin e vlerave për të cilat ka fituar dhe është votuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, thotë ai për KosovaPress.

Duke përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, Ahmeti thotë se kjo është një vlerë shumë e çmueshme e cila duhet të vazhdojë.

“Është shumë e rëndësishme për opinionin vendor, rajonin dhe Evropën që zgjedhjet kanë shkuar për së mbari në një proces demokratik të pranueshme nga të gjitha palët konkurruese. Kështu që ka qenë një afirmim i vlerave këto zgjedhje që kanë bërë për opinionin vendor dhe ndërkombëtar. Uroj që kjo traditë për sëmbari të vazhdojë se është një vlerë tepër e çmueshme. Një vend demokratik vlerësohet nga zgjedhjet si i bënë dhe si organizon dhe a kontestohet nga palët konkurruese. Kështu që ky proces duhet të përshëndetet”, deklaron ai.

Ndërkaq, thotë se problemi i Kosovës me Serbinë është problem i tërë rajonit dhe Evropës.

Për këtë, kërkon një zgjedhje dhe epilog përfundimtar, pasi sipas tij duke zvarritur lëndohen edhe të arriturat e deritanishme.

“Problemi i Kosovës është problem edhe i rajonit, është problem edhe i Evropës. Pa zgjidhjen përfundimtare të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e qetë edhe Evropa. Nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm as Evropa. Besoj që këto ndihma nuk do të mungojnë nga miqtë tanë dhe partnerët tanë ndërkombëtar, e në veçanti nga Uashingtoni dhe Brukseli për një zgjidhje dhe një epilog përfundimtar. Pasi duke i zvarritë gjërat sigurisht që lëndohen dhe proceset demokratike, apo të arritur

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

MASH merr vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

Published

on

By

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar:

-Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë.

-Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore”, thuhet në njoftimin për media.

Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

442 raste pozitive dhe 14 të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 442 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.

Continue Reading

Kosovë

Parim Olluri: Pres kërkim falje nga tre ministrat e Kurtit

Published

on

By

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka shkruar rreth nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ për vaksinat anti-Covid, nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Olluri ka thënë se presim një kërkim falje ndaj Insajderi nga tre ministra të Qeverisë Kurti, Arben Vitia, Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu.

Tutje Olluri ka thënë se gjatë konferencë të së premtes Vitia ishte në siklet sepse nuk e kishte nënshkruar udhëzimin administrativ, që i hapë rrugë blerjes së vaksinave Pfizer.

Hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer, Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ

“Tash presim nje kerkim falje ndaj Insajderit nga Arben Vitia, Donika Gervalla e Albulena Haxhiu.
Arben Vitia ishte ne siklet te premten. Nuk e kishte nenshkruar ende udhezimin administrativ qe i hap rruge blerjes se vaksinave nga Pfizer.Per kete arsye e ofendonte Insajderin”, ka shkruar Olluri.

Duhet theksuar se sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid, e në bazë të tij i hapet rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer.

Continue Reading

Aktuale