Connect with us

Kosovë

Vaksinat e premtuara nga Edi Rama për Kosovën që nuk erdhën kurrë

Published

on

“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës”, ishte kjo deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës pasi pranoi dozat e para të vaksinës Pfizer.Rama në momentin që u vaksinua kritikoi Bashkimin Evropian që, sipas tij kishte lënë anash vendet e Ballkanit Perëndimor, sa i përket furnizimit me vaksina.Ai tha se “Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”.

Por, janë bërë një muaj e gjysmë nga kjo deklaratë e kryeministrit shqiptar, dhe vaksinat e premtuara nga ai ende nuk kanë mbërri në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Në përgjigjen e tyre thuhet se MSH e ka mirëpritur nismën e Ramës, por jo edhe nëse kanë pasur ndonjë kontakt zyrtarë lidhur me çështjen e furnizimit me vaksina.“MSh ka pasur kontakte të vazhduara me MSh të Shqipërisë. E ka mirëpritur edhe nismën e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar procesin e vaksinimit anti COVID-19, por dy shtetet tani janë të fokusuara në procesin e vaksinimit në shtrirje më të gjerë. Shqipëria e ka filluar, ndërsa Kosova pret ta filloje së shpejti”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Shteti shqiptar arriti që në fillim të vitit 2021 të sigurojë 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, filloi me 11 janar ku të parët që e morën këtë shërbim ishin punëtorët shëndetësorë, policët dhe shërbyesit e tjerë publikë, si dhe të moshuarit.Ndërkohë, Serbia ishte vendi i parë në Ballkan që u furnizua me vaksinën kundër Covid-19.E njëjta arriti të furnizojë edhe tri shtet të tjera.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina tashmë kanë filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinat e dhuruara nga Serbia.Kurse, Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkan që akoma nuk ka filluar vaksinim e qytetarëve ndaj virusit vdekjeprurës.Bashkimi Kombëtar politika që s’përkon me ShëndetësinëRreth 75 për shqiptarëve janë pro bashkimit kombëtar, sipas hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë”. Por marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve duket se nuk janë aq të afërta sa entuziazmi i qytetarëve për tu bërë një shtet.Kosova nga Shqipëria nuk u ndihmua as atëherë, kuur e gjithë bota u kaplua nga virusi vdekjeprurës, i quajtur “Covid-19”, dhe kur spitalet u stërmbushën me pacientë që kërkonin ndihmë nga mjekët.

Shteti shqiptar zgjodhi ta ndihmojë Italin.Më 23 mars 2020 Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë në përballje me pandeminë e koronavirusit.Kështu 10 mjekë dhe 20 infermierë, shkuan në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre për të shpëtuar jetët e pacientëve të prekur me COVID-19.Ndërkohë, Kosova, e cila në këtë periudhë po përballje me mungesë të testeve për Covid-19, u ndihmua nga shteti serb, ndihmë kjo që ngriti zëra pro dhe kundër pranimit të tyre.Serbisa e furnizoi Kosovës me 1000 teste për Covid-19.

Pranimi i këtyre testeve ishte bëra nga ish-qeveria e drejtuar nga Albin Kurti derisa dhurimi i tyre nga qeveria e Serbisë ishte pranuar si ndihmë në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit.Kosova si dorë shpëtimin në përballje me koronavirusin i kishte vendet e Ballkani, dhe Gjermanin, Francën, Turqinë, Anglin dhe Amerikën.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Takim Konjufca – Krasniqi: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Sërbia

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast Konjufca ka thënë se adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende.

Andaj pohoi se është obligim i tyre institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend, sepse nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfie Krasniqi – Goodman.

Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtij krimi çnjerëzor lufte.

Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende. Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi.

Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti prezanton nismën për luftimin e korrupsionit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se qeveria e drejtuar prej tij ka marrë një vendim me shumë rëndësi për sa i përket luftimit të korrupsionit.

Kurti në një postim në mediat sociale shprehet se në Kosovë për më shumë se dy dekada, korrupsioni ka qenë në nivele të larta dhe e përqendruar në zyrat e shtetit. Pikërisht për këtë të fundit qeveria e tij premton se do të jetë luftë të ashpër.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria do t’i hapet rrugë ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe sipas Kryeministrit “do t’i jepet fund epokës ku dominonte parulla ‘Rroga e vogël, fitimi i madh’.

Askush nga ne nuk mund të shpenzojë pasurinë që nuk e fiton. Në jetën e përditshme ne skuqemi kur na bie zori që të kërkojmë diçka hua, dhe bëjmë gjithçka që të jetojmë brenda mundësive tona, nga rroga dhe puna jonë e ndershme. Por, ju e dini se për shumë kohë, ata që kishin duart në buxhetin e shtetit nuk ju mjaftonin pagat e privilegjet por përvetësuan pasuri që nuk e justifikojnë dot. Kjo nuk është e drejtë dhe as e ndershme, prandaj edhe duhet të veprojmë që të krijojmë një shtet ku secili merr fitimin që meriton dhe paguan detyrimin që i takon“, shkruan kreu i qeverisë

Më tej ai shton se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private e as e ligjshme sepse ajo kurrë nuk është fituar./tvklan.al

Continue Reading

Kosovë

Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak

Published

on

By

Aida Dërguti ironizon me deklaratën e Shefqet Krasniqit, publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit.

Krasniqi mbrëmë në një emision tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda, shkruan portali arbresh.info

Aida përmes rrjetit social ‘facebook’, ka ironizuar me deklaratën e hoxhës, duke postuar një foto gjatë kohës së luftës ku ajo shihet me armë, bashkë me dy ushtarë tjerë.

Për deklaratat e Krasniqit pati reagime të shumta nga shumë figura publike. / arbresh.info/

Continue Reading

Aktuale