Connect with us

Lajme

Zaevi me dy standarde – Ndryshe për “Monstrën” e ndryshe për Mijallkovin (VIDEO)

Published

on

Koordinatori i grupit parlamentar Aleanca për shqiptarët-Alternativa, Skender Rexhepi-Zejdi, dje e pyeti kryeministrin Zaev – përse nuk i publikon “bombat” e paralajmëruara dhe përse nuk e zbulon të vërtetën? Kryeministri me përgjigje se kjo nuk është puna e tij, por puna e prokurorisë dhe gjyqësorit.

“Sistemi gjyqësor është ai i cili i sjell vendimet. Pse atë vit kur ishit me mua nuk bëtë diçka? Sepse nuk është puna jonë. As puna juaj në atë kohë, e as puna jonë sot. Kjo është puna e prokurorisë dhe gjykatës”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Vetëm para dy ditësh kur Sasho Mijallkovi u paraqit në Prokurori, kryeministri Zaev deklaroi se ai e ka koordinuar të gjithë aksionin.

“Institucionet e Qeverisë të udhëhequra nga unë, në koordinim me organet gjyqësore zbatuam aksion me procedura të detajuara. Ishin ndërmarrë të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme. Aksionin e koordinova unë dhe mund të them se Sasho Mijallkovi nuk kishte rrugëdalje tjetër përveç ta bëjë atë është ishte opsion i pashmangshëm”, shtoi kryeministri Zaev.

Analisti Petar Arsovski konsideron se është normale që institucionet të koordinohen mes vete kur ka ndonjë situatë krize, siç ishte ajo me ikjen e Mijallkovit. Ai shton se duhet të – nëse ka pasur përzierje të kompetencave.

“Në këtë moment nuk mund me siguri të themi nëse ka pasur përzierje të kompetencave ose jo, sepse bëhej fjalë për krizë të lartë. Në periudhën që vijon duhet të kontrollohet nëse ka pasur diçka joparimore. Nuk kam vlerësim përse nuk janë publikuar “bombat” për rastin “Monstra” dhe nëse ekzistojnë apo jo. Në qoftë se ekzistojnë materiale të tilla, duhet të dorëzohen në institucionet ose para opinionit publik”, potencoi Petar Arsovski – analist.

Kryeministri pohon se nuk është përzier në rastin “Monstra”, sepse nuk është punë që i takon atij, por nga ana tjetër e koordinoi rastin me Mijallkovin. Prandaj, shtrohet pyetja – a vepron Zaevi në mënyre selektive lidhur me atë në cilat lëndë do të kyçet? Ai bile paralajmëroi se do të ketë më shumë drejtësi, edhe pse tha se kjo është punë me të cilën duhet të merret gjyqësori.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Reporterë pa kufij: Maqedonia e Veriut për dy pozita më lartë, por me kritika

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Dy pozita më lartë, por kritikat mbeten. Nga pozita e 92-të, Maqedonia e Veriut u gjet në pozitën e 90-të të indeksit të Reporterëve pa kufij. Viti i kaluar 2020 është prezentuar si vit i jashtëzakonshëm në Maqedoninë e Veriut, në të cilën ishte shpërndarë Kuvendi, në pushtet erdhi qeveria teknike, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë për shkak të pandemisë.

Në raportin më të ri për lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut theksohet se komplikim shtesë në raportim është pandemia e koronavirusit.

“Organizatat të cilat i prezentojnë mediat fuqimisht i kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për mediat shtetërore dhe private në Ligjin për radiodifuzion, me të cilat do të mundësohet reklamimi shtetëror në media. Ato kundërshtojnë duke vlerësuar se kjo do ta inkurajojë klientelizmin. Ministria e Drejtësisë është duke punuar në ligj të ri i cili duhet t’u sigurojë siguri më të madhe gazetarëve dhe punonjësve mediatikë”, thuhet në analizën e Reporterë pa kufij për vendin.

Në nivel botëror, Reporterë pa kufij ka konstatuar se gazetaria është e bllokuar tërësisht ose pjesërisht në 130 prej 180 shteteve të ranguara në botë. Në krye të listës janë shtetet skandinave Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, ndërsa në pozitën e fundit është Koreja e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 148 raste me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

By

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa 148 raste pozitive janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre orëve janë shëruar edhe 430 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Raste aktive me koronavirus janë 24,888.

Shqipëria ka tejkaluar Serbinë dhe Kroacinë me numrin e të vaksinuarve për COVID-19.

Continue Reading

Lajme

Java e planetit Tokë: Nevojiten masa për rimëkëmbje të zonave mbrojtëse pas Kovid-19

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Rimëkëmbja pas kovid në zonat e mbrojtura” ishte një nga temat në të cilat është diskutuar në vigjilje të shënimit të Ditës së planetit Tokë – 22 prill në ngjarjen onlajn përkushtuar gjendjes së zgjidhjes dhe drejtimeve për tejkalim të shumë sfidave të cilat dolën nga pandemia, të organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (VVF) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një nga ndikimet më të dukshme gjithsesi janë pasojat ekonomike si rezultat i kufizimit të aktiviteteve turistike në zonat e mbrojtur. Efektet e tilla më së shumti i goditën rajonet e mbrojtura të cilat së pari janë orientuar ndaj të ardhurave nga turizmi. Masat restriktive ndërrohen me kalimin e kohës, ashtu që efektet e pandemisë mbi rajonet e mbrojtura u ndryshuan, që shumë shpesh e bën gjithë situatën ende më serioze dhe komplekse për drejtuesit”, thuhet në raportin e “Parqet Dinarici” për gjendjen me Kovid dhe zonat e mbrojtura, që e prezantoi Jelena Marojeviq.

Humbjet nga turizmi në zonat e mbrojtura kanë ndikim negativ mbi bashkësitë lokale të cilat jetojnë në sektorin turistik. Ekziston frikë e vërtetë se për shkak të trendeve të pavolitshme dhe ekonomike ata mund të kthehen drejt shfrytëzimit të paqëndrueshëm të resurseve tjera natyrore në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini deklaroi se kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ruajtje të zonave të mbrojtura, supozimet janë se pandemia e tanishme dhe pasojat e saj mund t’i minojnë përpjekjet njëdekadëshe për ruajtje të natyrës dhe vendosje të sistemit efektiv në mbrojtje dhe menaxhim.

“Veçanërisht në periudhën kur shënojmë suksese të mëdha në shpalljen e zonave të reja, rreziqet e pandemisë mund të jenë ende më serioze. Për atë nevojitet aksion i përbashkët dhe sinkronizues për mbrojtje dhe përparim të trashëgimisë natyrore në kombinim me mbështetjen efektive të drejtuesve të zonave tona mbrojtëse”, deklaroi Nuredini.

Në punëtorinë virtuale prezantime të tyre kishin edhe përfaqësuesit e parqeve nacionale të Maqedonisë. Ata ranë dakord në mënyrë të barabartë se mbështetja financiare për menaxhimin me parqet nacionale mungon, por është nga vlera e madhe për funksionim të suksesshëm dhe mbrojtje të zonave, me ç’rast dërguan apel deri te institucionet shtetërore për fillim me financimin shtetëror në zonat e mbrojtura.

Konkluzioni është se në zonat e mbrojtura duhet t’u ofrohet ndihmë e nevojshme dhe mbështetje. Si për bizneset, ashtu edhe për institucionet publike, mbështetja financiare gjatë pandemisë është nga vlera esenciale për vazhdim të funksionimit të parqeve nacionale dhe zonat tjera mbrojtëse.

Continue Reading

Aktuale