Komente
Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!
Shkruan, Besian LEKA – Gazetar
Si ka mundësi që revolucionit “Laraman” iu lejua që të ngjyros gjithë kryeqytetin, ndërsa shqiptarëve u mohohet e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore para Qeverisë?
Çfarë pritën ata që të bëjnë protestuesit pasi ua morrën të drejtën e garantuar me Kushtetutë (protestën)? Të sprapsen e të kthehen nëpër shtëpia? Të izolohen në “Distriktin – Çair”? Apo të luftojnë për të drejtën e tyre?
Në çfarë u ngjajnë shqiptarët? Në rebelë, seperatistë, iridentistë dhe terroristë? Po pyes meqë u mohohet e drejta për të protestuar. A jemi ende “Rrezik” për shtetin dhe sigurinë në vend?
Çfarë simbolike pati heqja e mburojave te Qeverisë në fillim të mandatit? I larguat mburojat për t’i zëvendësuar me kordonë policie apo sepse nuk keni pse të mbroheni dhe fshiheni nga qytetarë tuaj?
Dështim total i partive në pushtet për të menaxhuar me pakënaqësitë e njerëzve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa gjykim të drejtë dhe jetë të lirë! Si ka mundësi që funksionarët tanë në Qeveri nuk reagojnë ndaj standardeve të dyfishta dhe drejtësisë selektive.
Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!
Një koalicion që erdhi në pushtet me anë të protestave dhe marrëveshjve jo gjentile, po harron se protestat dhe marrëveshjet jo gjentile mund të jenë fundi i tyre!
Komente
Pasi nuk sollët vaksinat në kohë, pamjet e skafanderëve na mbeten…
Shkruan, Ilire Dauti – Deputete e ASH-AAA
Pasi nuk munden të punojnë ashtu siç duhet, punojnë ashtu siç duan!
Ardhja me skafander e deputetëve në Kuvend, që janë me Covid 19, nuk u bë që ata të jenë për vetveten, sepse Koalicioni jonë ASH-AAA kishim deklaruar dhe njoftuar që ne do mbulojmë mosprezencën e tyre, por ata i sollën aty për të mbuluar “teket” e disa deputetëve të shumicës parlamentare, për shkakun e të cilëve para dy ditësh u thirr seanca e 36 dhe nuk u hap, sepse disa nuk ishin aty fare e do të tjerë ishin të zënë me “rrahjen e tavolinave”.
Sigurisht, pasi nuk sollët vaksinat në kohë, pamjet e skafanderëve na mbeten…
E dhimbshme, sidomos për faktin se si sot një deputete- nënë u detyrua për ca dëshira PR-i të bëj sakrificën e saj pa asnjë nevojë, gjersa ambulanca që qëndronte aty mund t’i ishte dashur një nëne apo një qytetari tjetër.
Me çfarë të drejte tani e tutje do shkruani dënime për qytetarët që thejnë rregullat e karantinës?
p.s. Pakoja e 5-të kaloi me 115 pro dhe asnjë kundër!
Komente
Hipokrizi totale, Talat Xhaferi lëpiu atë që pështyu me ligjin për shtyrjen e regjistrimit
Shkruan, Halil Snopçe – Deputet i ASH-AAA
Pasi që kryetari i Kuvendit u lavdërua publikisht në emision televiziv duke i rënë tavolinës se shtyrja e regjistrimit nuk mund të ndodh dhe të nesërmen ishte i detyruar që të ndërrojë qëndrimin duke përgatitur një skenar për shtyrjen e tij dhe duke i thyer të gjitha procedurat për të cilat fliste në po të njëjtin emision, tani i duhej diçka me të cilën do të defokusojë opinionin prej rezillëkut në të cilën hyri, pa mos e detyruar askush. Duke e parë se është e patjetërsueshme që të bëjë diçka me të cilën do duhet shpërlarë veten e tij dhe të paraqitet si ai trimi që si trembet syri, ashtu siç ushtroi skenarin për mosmarrjen e imunitetit të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski ashtu edhe tani, popullata për së dyti herë u bind që është vetëm një figurë të cilin e dirigjon dikush tjetër dhe qëndrimet i ndryshon në formë të teledirigjuesit që e kontrollojnë të tjerët.
Më 15.04.2021 Talat Xehaferi cakton mbledhjen e 36-të edhe atë pikërisht në kohë të iftarit kur deputetët e opozitës shqiptare më veç kishin shkuar në shtëpi për iftar.
Sidoqoftë, edhe përkundër këtij skenari, opozita shqiptare u kthye ne Kuvend për së dyti herë atë ditë. Talat Xhaferi në mënyrë teatrale kërkonte që fillimisht të votohen ligjet e seancës së 32-të dhe pastaj të hapet seanca e 36-të ku ishin pakot për ndihmat ekonomike. Bëri teatër tërë natën duke shitur parime gjoja se njerëzit nuk e dinë se disa ditë përpara i theu të gjitha parimet duke na bindur të gjithëve se askush nuk e pyetën për asgjë. Ai mundej edhe më 15 prill ti vendos në rend dite pikat edhe të seancës së 32-të sepse opozita shqiptare ishte prezentë aty, por atë nuk e bëri. Pse? Sepse i duhej vazhdimësia e skenarit. Këtë skenar në formë teatrale e bëri edhe sot, më 18 prill, ditë e diel, kur në Kuvend me skafandera erdhën edhe deputetët e infektuar me COVID-19.
Imagjinoni, pakoja ekonomike u votua me 115 vota PËR dhe pushteti me të madhe propagon se vendimtare kanë qenë deputetët me skafandera.
Pra, hipokrizi totale të një skenari jo të suksesshëm. Talat Xhaferi ndoshta për një moment arriti të defokusojë opinionin nga turpi i tij, duke u detyruar të lëpijë atë që pështyu me ligjin për shtyrjen e regjistrimit. Por, kjo ndodhi vetëm për një moment, sepse i tërë fokusi i mediumeve për momentin ishte pikërisht në këtë skenar të përgatitur.
Por, shqiptarët dhe posaçërisht diaspora shqiptare nuk do harrojnë kurrë atë që bëri Talat Xhaferi me BDI-në, në lidhje me shtyrjen e regjistrimit. Ata nuk do harrojnë kurrë se pikërisht kryeparlamentari me partinë e tij, ishin përkrahësit e vetëm të shtyrjes, pas marrëveshjes të cilën e arritën liderët maqedonas.
Komente
Qeveria e prokuroria duart larg nga mediat!
Shkruan Jusuf Thaçi:
Qeveria e prokuroria duart larg nga mediat!
Nëse media dhe gazetarët kanë nxjerrë dhe publikuar informata e dokumente konfidenciale, atëherë përgjegjësit për këtë le t’i kërkojnë në institucione, jo në media, sepse për mediat nuk ekziston detyrimi për konfidencialitet në këto raste.
Nëse media dhe gazetarët kanë shpifur, atëherë ekziston mundësua për padi civile për shpifje.
Prandaj, qeveria dhe prokuroria nuk kanë punë me mediat dhe gazetarët asnjëherë për rastet kur mediat dhe gazetarët janë duke e bërë punën e tyre që lidhet me informimin e publikut.
-
Komente2 months ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 months ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 months ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 months ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme2 months ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme3 months ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme2 months ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 months ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl