Connect with us

Kosovë

Dyshohet se gazetari Duriqi për t’u vetëmbrojtur ka therur me thikë sulmuesit

Published

on

Gazetari Visar Duriqi është sulmuar të mërkurën mbrëma, në afërsi të banesës së tij në Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.

Policia ka konfirmuar se Duriqi dyshohet që është sulmuar nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me grushte gazetarin në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në vetëmbrojtje, Duriqi i ka therë të tre sulmuesit me thikë. Gazeta “Reporteri.net” ka arritur që ta shohë raportin e Policisë për rastin e Duriqit, ku konfirmohet se viktima, në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i ka therur me thikë në trup.

Reporteri.net merr vesh se Policia në kuadër të hetimeve për rastin, është duke verifikuar edhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, dhe gjithashtu në Klinikën Emergjente në QKUK për të parë nëse në natën e sulmit ka kërkuar ndihmë ndonjë person që ka pasur plagë të thikës në trup.

Ndryshe, edhe vetë gazetari Duriqi në një paraqitje të mbrëmshme ka konfirmuar se mban me vete një brisk për arsye sigurie, pasi që i njëjti ka thënë se për shkak të punës së tij merr kërcënime të vazhdueshme që nga viti 2014. Duriqi po ashtu ka konfirmuar se të paktën njërin nga sulmuesit e ka therë me thikë.

Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

MASH merr vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

Published

on

By

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar:

-Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë.

-Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore”, thuhet në njoftimin për media.

Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

442 raste pozitive dhe 14 të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 442 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.

Continue Reading

Kosovë

Parim Olluri: Pres kërkim falje nga tre ministrat e Kurtit

Published

on

By

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka shkruar rreth nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ për vaksinat anti-Covid, nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Olluri ka thënë se presim një kërkim falje ndaj Insajderi nga tre ministra të Qeverisë Kurti, Arben Vitia, Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu.

Tutje Olluri ka thënë se gjatë konferencë të së premtes Vitia ishte në siklet sepse nuk e kishte nënshkruar udhëzimin administrativ, që i hapë rrugë blerjes së vaksinave Pfizer.

Hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer, Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ

“Tash presim nje kerkim falje ndaj Insajderit nga Arben Vitia, Donika Gervalla e Albulena Haxhiu.
Arben Vitia ishte ne siklet te premten. Nuk e kishte nenshkruar ende udhezimin administrativ qe i hap rruge blerjes se vaksinave nga Pfizer.Per kete arsye e ofendonte Insajderin”, ka shkruar Olluri.

Duhet theksuar se sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid, e në bazë të tij i hapet rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer.

Continue Reading

Aktuale