Connect with us

Lajme

Rexhepi: Rigjykimi i “Monstrës” ishte premtuar nga LSDM-ja për të marr votat e shqiptarëve në 2016

Published

on

Gjatë debatit të sotëm në “Rruga drejt” mes deputetit të BDI-së Arbër Ademi dhe atij të AAA-së Rexhepi, ky i fundit i bëri me dije Ademit se rigjykimin e kishte premtuar LSDM-ja në 2016 dhe jo BDI, për të marrë votat e shqiptare, edhe pse fundi qe i njëjtë. BDI-ja e ka pranuar vetë që nuk është përzierë dhe as që ka kërkuar një rigjykim, sipas Rexhepit, për ata gjithçka shkon në rregull, tha ai.

“Sipas Arbër Ademit i bie që BDI-ja nuk është përzierë, dhe për shkak të mos përzieries ata njerëz janë rigjykuar dhe janë dënuar me burg të përjetshëm, kjo është një fatkeqësi. Rigjykimin nuk e ka kërkuar BDI-ja, por LSDM-ja për të marrë votat e shqiptarve në vitin 2016. PRandaj thotë BDI-ja se nuk janë përzierë, ndërkohë duhet të përziheshin. Duhet të përziheshin në gjykata, në prokurori dhe kudo për të arritur deri te drejtësia”./Alsat

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Java e planetit Tokë: Nevojiten masa për rimëkëmbje të zonave mbrojtëse pas Kovid-19

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Rimëkëmbja pas kovid në zonat e mbrojtura” ishte një nga temat në të cilat është diskutuar në vigjilje të shënimit të Ditës së planetit Tokë – 22 prill në ngjarjen onlajn përkushtuar gjendjes së zgjidhjes dhe drejtimeve për tejkalim të shumë sfidave të cilat dolën nga pandemia, të organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (VVF) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një nga ndikimet më të dukshme gjithsesi janë pasojat ekonomike si rezultat i kufizimit të aktiviteteve turistike në zonat e mbrojtur. Efektet e tilla më së shumti i goditën rajonet e mbrojtura të cilat së pari janë orientuar ndaj të ardhurave nga turizmi. Masat restriktive ndërrohen me kalimin e kohës, ashtu që efektet e pandemisë mbi rajonet e mbrojtura u ndryshuan, që shumë shpesh e bën gjithë situatën ende më serioze dhe komplekse për drejtuesit”, thuhet në raportin e “Parqet Dinarici” për gjendjen me Kovid dhe zonat e mbrojtura, që e prezantoi Jelena Marojeviq.

Humbjet nga turizmi në zonat e mbrojtura kanë ndikim negativ mbi bashkësitë lokale të cilat jetojnë në sektorin turistik. Ekziston frikë e vërtetë se për shkak të trendeve të pavolitshme dhe ekonomike ata mund të kthehen drejt shfrytëzimit të paqëndrueshëm të resurseve tjera natyrore në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini deklaroi se kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ruajtje të zonave të mbrojtura, supozimet janë se pandemia e tanishme dhe pasojat e saj mund t’i minojnë përpjekjet njëdekadëshe për ruajtje të natyrës dhe vendosje të sistemit efektiv në mbrojtje dhe menaxhim.

“Veçanërisht në periudhën kur shënojmë suksese të mëdha në shpalljen e zonave të reja, rreziqet e pandemisë mund të jenë ende më serioze. Për atë nevojitet aksion i përbashkët dhe sinkronizues për mbrojtje dhe përparim të trashëgimisë natyrore në kombinim me mbështetjen efektive të drejtuesve të zonave tona mbrojtëse”, deklaroi Nuredini.

Në punëtorinë virtuale prezantime të tyre kishin edhe përfaqësuesit e parqeve nacionale të Maqedonisë. Ata ranë dakord në mënyrë të barabartë se mbështetja financiare për menaxhimin me parqet nacionale mungon, por është nga vlera e madhe për funksionim të suksesshëm dhe mbrojtje të zonave, me ç’rast dërguan apel deri te institucionet shtetërore për fillim me financimin shtetëror në zonat e mbrojtura.

Konkluzioni është se në zonat e mbrojtura duhet t’u ofrohet ndihmë e nevojshme dhe mbështetje. Si për bizneset, ashtu edhe për institucionet publike, mbështetja financiare gjatë pandemisë është nga vlera esenciale për vazhdim të funksionimit të parqeve nacionale dhe zonat tjera mbrojtëse.

Continue Reading

Lajme

Pakoja e gjashtë peshon 17,8 milionë euro, për 12 kategori të veprimtarive (PLT)

Published

on

By

Shkup, 20 prill 2021 (MIA) – Pakoja e gjashtë e masave, në vlerë prej 17,8 milionë euro përmban ndihmë financiare të targetuar për rreth 10.000 kompani dhe rreth 60 mijë të punësuar. Janë përfshirë 12 kategori të veprimtarive në mesin e cilave objekte hotelierike të cilat nuk punojnë për shkak të masave restriktive, më pas klubet e natës, restorantet për dasma, industria e eventeve, qendrat e fitnesit, fotostudiot dhe pushimoret private për fëmijë.

Masa ka edhe për agjencitë turistike, ndërsa janë planifikuar edhe 50 mijë PCR teste falas për turistët e huaj të cilët do të qëndrojnë në vend.

Objekteve hotelierike do t’u mbulohen 30 për qind të të ardhurave. Shtesë do të marrin nga 15.200 denarë mbështetje financiare për çdo person të punësuar për çka do të ndahen 9,9 milionë euro me ç’rast do të përfshihen 6.000 objekte hotelierike me rreth 17 mijë të punësuar.

Me rreth 2,5 milionë euro do të mbështeten pushimoret private për fëmijë, klubet e natës, lokalet argëtuese për fëmijë, restorantet për dasma, industria e eventeve, qendrat e fitnesit dhe fotostudiot. Në këtë kategori sipas vlerësimeve bëjnë pjesë rreth 1.200 kompani të cilave do t’u mbulohen rreth 30 për qind e të ardhurave dhe shtesë do të marrin mbështetje prej 15.200 denarë në një të punësuar.

Masa e tretë ka të bëjë me agjencitë turistike me licencë A dhe B për të cilat janë ndarë 1,4 milionë euro. Agjencitë me licencë A do të marrin më së shumti deri në 5 mijë euro, ndërsa agjencitë turistike me licencë B deri në 2.000 euro. Mbështetje financiare prej 30.750 denarë do të marrin turoperatorët turistikë dhe muzikantët të cilët në vitin 2020 kanë pasur neto të ardhura mesatare mujore nën 15 mijë denarë.

Dy milionë euro ndahen edhe për kompanitë të cilat e kanë riinvestuar fitimin në vitin 2019. Kjo masë do të realizohet përmes Bankës zhvillimore, ndërsa pritet t’u ndihmojë kompanive ta rrisin likuiditetin e tyre.

Në pakon e gjashtë të masave ka edhe linjë kreditore pa interes në lartësi prej një milion euro me normë interesi zero e cila dedikohet për mediat.

“Jam i vetëdijshëm se pas nesh kemi një vit të rinë në të cilin pasiguria dhe pamundësia që të shihet qartë pasqyra dhe fundi i pasigurt, na bën të gjithëve të mos kemi durim. Në mënyrë konsistente dhe me përkushtim jemi duke punuar në krijimin e masave dhe vendimeve të cilat e mbështesin ekonominë vendore. I kuptoj edhe ata të cilët ditëve të fundit janë të zëshëm në rrugë, e kuptoj se të gjithë kujdesemi për të ardhmen tonë. Tashmë disa herë e kam përsëritur dhe do ta përsëris edhe sot – duhet të ngelemi shëndosh e mirë, ndërsa gjithçka tjetër së bashku do ta kompensojmë”, porositi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp në të cilën së bashku me ekipin ekonomik të Qeverisë e prezentoi pakon e gjashtë të masave.

Bytyqi theksoi se janë duke u ndjekur gjendjet dhe parametrat ekonomikë dhe nëse është e nevojshme do të sillen pako të reja të masave.

“Kur e sollëm pakon e pestë të masave treguam se i ndjekim gjendjet dhe jemi duke reaguar në mënyrë të përshtatshme. Prandaj erdhi pakoja e gjashtë e masave pasi askush nuk ka mundur të parashohë se në prill do të duhet të sjellim vendim për mbylljen e sektorit hotelierik. Jemi duke e ndjekur gjendjen dhe jemi duke u konsultuar me odat ekonomike dhe sindikatat. Nëse është nevoja do të reagojmë në mënyrë përkatëse. Ekipi ekonomik i Qeverisë vazhdimisht punon”, theksoi Bytyqi.

Continue Reading

Lajme

Qeveria LSDM-BDI diskriminon qytetarët e saj kurse privilegjon Serbët

Published

on

By

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila nuk arriti t’ju sigurojë në kohë qytetarëve vaksina kundër covid 19, e që një shumë të vogël e siguroi nga Sërbia e cila i hapi dyert për shtetasit e Maqedonisë të vaksinohen në Sërbi, do t’i shpërblejë qytetarët e Sërbisë duke i liruar nga pagesat rrugore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bashkë me Qeverinë do që ta mbulojë turpin dhe paaftësinë e tij që nuk siguruan vaksina në kohë për të shpëtuar jetë, më zemërgjërësi ndaj qytatërëve sërb?

Në anën tjetër kemi shumë fshatra që janë të ngjitura më autostradat dhe ata qytetarë për çdo ditë paguajnë në pikat pagesore edhe pse fshatrat e tyre gjenden vetëm 2-3 kilomentra afër pikave pagesore. E përkujtojmë Qeverinë edhe për protestat e banorëve të fshatit Sedllarcë të Tetovës të cilët protestuan me të drejtë duke kërkuar të lirohën nga pika pagesore, sepse fshati i tyre gjendet vetëm 3 km afër pikës pagesore dhe të njejtët nuk kanë rrugë tjetër alternative. Raste të ngjashme ka shumë në rajonin e Gostivarit, Kumanovës, Shkupit, Velesit etj. Është e patoluerueshme që qytetarëve serb t’u mundësohet që t’i shfrytezojnë auotostradat e Maqedonisë së Veriut falas për gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa mërgimtarëve tanë t’ju paguhet fatura në pikat pagesore, me euro të cilët kanë një kurs shumë më të lartë këmbimi se sa ai që është zyrtar.

Kemi mijëra administratorë të qyteteve të Tetovës, Kumanovës, Gostivarit, Velesit e Kërçovës të cilët për cdo ditë udhëtojnë në Shkup duke paguar shuma maramendëse nëpër pikat pagesore të autostradave tona, për të cilët nuk ekziston asnjë masë lehtësuese, edhe pse vite më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut ju hoqi pjesën e shpenzimeve të rrugëve punonjsve të administratës shtetërore. Kjo është zemërgjërësia e rrejshme e Ministrit Filipçe dhe e kësaj Qeverie që rrjep qytetarët e tyre ndërsa paraqitet xhentëlmene para qytetarëve serb.
Cfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht!

Continue Reading

Aktuale