Connect with us

Komente

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Published

on

Nga Petrit ALIAJ

Me 26 korrik të vitit që shkoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se dëshiron të forcojë më tej forcat e armatosura të vendit të tij përmes blerjes së një sasie të konsiderueshme avionësh luftarak të tipit “Sukhoi-25” dhe Mig 29, të prodhuar në Rusi duke lidhur edhe një kontratë për blerje të një baterie raketash tokë-ajër, Pansir S1 të destinuara për mbrojtjen e forcave tokësore civile e bazave ushtarake si edhe elikopterë Mi-17V-5 përfshirë edhe një sasi mjetesh të blinduar e tanke të tipit T-72. Në këtë drejtim, shtojmë edhe blerjen e 6 droneve të telekomanduar për qëllime zbulimi ushtarak tip;CH-92A nga Kina së bashku me 18 raketa tokë ajër e të tjera paisje teknologjike ushtarake.

Fakti që Serbia vitin që shkoi, shpenzoi rreth 356.25 milionë euro për blerje armatimesh, ndërsa në total arrin shifrat prej 1 miliard e 369 milionë dollarë është një kërcënim real i paqes në rajon e të politkës megalomane delirante për të krijuar Serbinë e madhe.

Është një trokitje e fortë në kokën e të gjithë shqiptarëve, në të pesë territoret tona të munguara që na viti 1913. Sigurisht janë lajme të pa këndshme dhe të rrezikshme edhe për shkak të paaftësisë tonë në rajon për tu marrë vesh, qoftë me kanale diplomatike apo qoftë me realizimin e një Konference të përbashkët me drejtuesit e komuniteteve të shoqërinë civile në rajonet e banuara nga shqiptarë, përfshirë edhe referuesit e këshillave të mbrojtjes së Rep.së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Një konferencë, e cila duhet të kontribuojë për krijimin e një Shtabi Ushtarak të Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare (Shqipëri -Kosovë etj.) me bashkëpunimet e ngushta të Akademive tona Ushtarake, Shkencore e Gjuhësore për të përshpejtuar krijimin e një boshti të mbrojtjes sonë kombëtare, të territoreve tona, historisë, gjuhës, traditave e të kulturës, përfshirë edhe evidentimin e të gjitha krimeve të luftës e të shfarosjes në masë të kryera nga fashistët grekë e ata serbë ndaj nesh për t’i dërguar në gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës… pa anashkaluar përdhosjen që i është bërë kishës autoqefale shqiptare si edhe influencën paradoksale të islamizmit turk në të gjithë Ballkanin …

Në këtë situatë armatimi të Serbisë dhe të revanshit që ka marrë qeveria greke me pretendimet e saj territoriale, na shtyn të organizohemi për të demaskuar pa aftësisë e pushtetarëve në Tiranë e Prishtinë, të cilët reciprokisht kanë bërë pazarllëqe me serbët dhe grekët në dëm të interesave tona për të ndaluar e anuluar këto marrëveshje të rrezikshme.

Fakti tregon se politikanët tanë jane kthyer në tregtarë të pa skrupullt e nuk po pyesin më për tokat, liqenet, detin, pasuritë nën tokësore e lumore. Nuk pyesin për forcën e diasporës, e cila iu rrezikon pushtetin e tyre të tjetërsuar nga fitimet e jashtëligjshme. Ata komandojnë traret e doganave tona. Ata kanë mbyllur sytë ndaj sistemit tonë shëndetësor, i cili është në kolaps të plotë korrupsioni dhe vdekja është kthyer një bumerang fitimesh për bluzat e bardha. Ata komandojnë shitblerjen e votave, të bluzave të zeza e të partive politike, duke i financuar ato me paratë. Ata i drejton Maliqi mbasi ligjet i bëjnë të “fortët “Ata, lart në kupolë shesin edhe nënën e tyre edhe pse grinden njëri me tjetrin, ata mblidhen kokë më kokë kur u rrezikohet pushteti për të mbytur në embrion lindjen e çfarëdo lloj force politike, demokratike e atdhetare, ashtu si shtrigat e Salemit (Massachusets-1692), të cilat persekutonin këdo që nuk i përqasej besimit të tyre. Këto shtriga sot nën petkun e “shqiptarizmës” po ndjellin përçarjen, pasigurinë, krimin e organizuar financiar, mungesën e vendeve të punës, të shtypit të lirë e humbjen e besimit të mijra të rinjve, të cilët shikojnë se sa herë ndërrohen kuajt në pushtet tronditen të gjithë ata që i ka punësuar partia e tyre. Faktet tregojnë se vetëm në vitin 2019 janë larguar afërsisht nga Shqipëria 31 mijë persona, ndërsa nga Kosova 21 mijë për mungesë të perspektivës dhe investimeve e kanë braktisur vendin.

Nëse Serbia, nga njëra anë, kërkon të arrijë një ekuilibër të vështirë nga pikëpamja ushtarake me Prishtinën, nga ana tjetër si Moska ashtu edhe Pekini ndjekin objektiva të qarta të kontrastimit dhe kufizimit të ndikimit të Atlantikut dhe të Shteteve të Bashkuara në rajon. Për sa më sipër duhet të jemi vetë ne shqiptarët, të cilët duhet ta nxjerrim qimen prej qullit. Duhet të jemi ne shqiptarët që duhet të forcojmë unitetin tonë dhe bashkëpunimin me aleatët tanë, pa harruar se ne kemi qenë dhe jemi historikisht në Europë, në një Europë të Bashkuar, e cila nuk ka fuqi të veprojë e të gjykojë fqinjët tanë Serbi e Greqi për të gjitha ato padrejtësi e krime që kanë bërë e vazhdojnë t’i bëjnë popullit tonë pa harruar se duhet të jemi zotër të vetvehtes në shtëpinë tonë.

Continue Reading
Advertisement

Komente

AGJËRIMI MUNDËSI PËR T’I PREKUR HORIZONTET E REFLEKTIMIT

Published

on

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (183, El Bekare)

Shkruan Afrim Tahiri

Motra e vëllezër, të dashur besimtarë! Ta falënderojmë Zotin Fuqiplotë që, në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë për mbarë njerëzimin, patëm fatin të jemi në prag të Muajit të Bekuar, Muajit të mëshirës, të rahmetit, të shëndetit, të përmbushjes shpirtërore, të spastrimit shpirtëror, të shtimit të ibadeteve, të përkushtimit më të madh ndaj Krijuesit tonë dhe, me të gjitha këto përfitime devotshmërie, të jemi sa më larg të keqes dhe djallëzive. Për një muaj rresht do t’i shijojmë të mirat e Muajit Ramazan, agjërimin.
Agjërimi nuk është vetëm abstenim nga haja, pija e qejfet për një kohë të caktuar ditore. Përtej kësaj, agjërimi mundëson kapjen e të gjitha dimensioneve të së mirës, të së ndershmes, të së moralshmes. Agjërimi është i vetmi çelës që hap horizontet e reflektimit, që mundëson përjetimin e madhështores së përkushtimit ndaj devotshmërisë.
Motra e vëllezër, gjatë Muajit të Ramazanit, Muaj i Bekuar nga Krijuesi i Gjithësisë, të bëjmë përpjekje maksimale që ta arrijmë kënaqësinë e Allahut Mëshirëplotë, duke iu përkushtuar vetëm Atij me ibadetet tona. Le të përpiqemi pa rreshtur dhe le të reflektojmë mbi gabimet tona, mbi lëshimet dhe dështimet tona, mbi zilitë dhe mbrapshtitë tona që i kemi bërë gjatë vitit. Do të trishtohemi, shpirtërisht do të prekemi e ligështohemi, do të zhgënjehemi me veten dhe, gjithësesi që, ky reflektim, do të na japë kurajo, forcë, dëshirë, gjakim të zjarrtë që përulësia jonë duke u penduar para Zotit të na zgjasë përjetësisht.
Të dashur besimtarë, po e përjetojmë kohën e një prej pandemive më të rrezikshme në historinë e njerëzimit. Assesi nuk po na shkon në mend që të inicojmë një lutje gjithënjerezore, t’i lutemi Krijuesit tonë të na shpëtojë nga kjo hata. Kjo lutje do të duhej të kryhet pikërisht ashtu siç na porositë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., në kohë pandemie as mos t’i afrohemi asaj dhe as mos të bëhemi përçuese e saj. Të rrimë brenda dhe, atë mbylljen tonë ta përmbushim me lutje drejtuar Mëshirëplotit. Muaji i Ramazanit është Muaj i Mëshirës, muaj i lutjeve, ibadeteve e falënderimeve drejtuar Krijuesit tonë që pikërisht në këtë muaj na e zbriti Librin e Fjalës së Parë – LEXO.
“Allahu dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Atë (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni vetëm Atë.” (185, El Bekare)
Motra e vëllezër, të dashur besimtarë, si në asnjë muaj tjetër, gjatë Muajit të Agjërimit, na hapet mendja, e ndjejmë fuqinë e brendshme për ta dalluar dhe për ta ndarë të mirën nga e keqja, të ligën nga e mbara, të shëmtuarën nga e bukura, të devotshmën nga hipokrizia. Ne, veprat tona i bëjmë vetëm për Allah, i cili na mëson: “Kur vijnë tek ti hipokritët, thonë: “Ne dëshmojmë se ti je vërtet i dërguari i Allahut!” Allahu e di se ti je i dërguari i Tij, por Ai dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!” (1, El Munafikun).
Nëse abstenojmë shpirtërisht dhe praktikisht nga tundimet qe na vijnë nga djalli, nëse abstenojmë nga ajo që Zoti na e ka bërë haram, duke e shpëlarë shpirtin me hallall, duke e flakur hipokrizinë si burim të të gjitha të këqiave, duke mos u kursyer se luftuari hipokritët, apo duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të na mbajë sa më larg hipokritëve, sapo ta kalojmë Muajin e Agjërimit do të lakmojmë që krejt jetën ta kemi Ramazan dhe Agjërim. Kjo është bukuria dhe madhështia e agjërimit.
Motra e vëllezër – për hajër ky Muaj i Bekuar i Ramazanit. Lutem me shpirt që, bashkarisht, mbarë myslimanët e botës ta kalojmë sa më lehtë e me shëndet të mirë. Ju ftoj në solidaritet e në humanitet, të jemi sa më pranë skamnorëve, të varfërve, të sëmurëve.
Paçi bekimin e të Madhit Zot!

Continue Reading

Komente

Pajaziti: Skandaloze, kjo organizatë që duhet të jetë në krah të qytetarit, qenka shndërru në megafon të pushtetit

Published

on

By

Naser Pajaziti ne Facebook:

A ka më turp!

Skandaloze, kjo organizatë që duhet të jetë në krah të qytetarit, qenka shndërru në megafon të pushtetit.

Ku jeni ju kur qindra kriminelë pajisen me pasaporta e shtetësi?

Pse turreni kundër një nisme që do të mbyll një të drejt humane dhe jo djallëzore.

Pikërisht këto organizata të tilla në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut me dekada kanë toleruar vuajtjet, odiseadën dhe të këqijat që kanë vuajtur qytetarët pa shtetësi, që janë maltretuar me refuzimet dhe kurthet për të hequr dorë nga shtetësia.

Pse janë toleruar nenet famëkeqe që përpos të rinjve e familjarëve, dhjetëra nëna shqiptare edhe mbi 70 vjeç janë shpallur dhe konsideruar si të rrezikshme për shtetin?

Provimi për gjuhën maqedonase ka eliminuar automatikisht qindra aplikues. Pse nuk u zbatua ligji për gjuhët, që siç shkruan edhe gjuha e mbi 20% (shqipe) është zyrtare?

Bashkësia ndërkombëtare ka qëndruar symbullur në këtë drejtim, por kuptohet falë pushtetmbajtësve shqiptarë që shpesh kanë përsëritur refrenet se gjithçka është në rregull dhe shqiptarët thuajse po jetojnë në “kopshte me lule”.

Miliona euro dhe dollarë fonde janë keqpërdorur dhe ende po keqpërdoren në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut, por ja që tani po zbulohet që me mijëra qytetarë janë cënuar nga e drejta e jetës në këtë shtet, duke jetuar si “jashtëtokësor”, pa shtetësi dhe pa pikë kujdesi ndaj shtetit!

Meqë po del se ka shkelje dhe diskriminim, dhe kemi shumë qytetarë pa shtetësi, atëherë çfarë kanë bërë këto organizata?

Pavarësisht kësaj, këto organizata vazhdojnë me avazin e vjetër, duke mbrojtur ligjet famoze që nëna, baballarë, pleq e të rinj, i shpallin apo i kategorizojnë si armiq të shtetit.

Kuptohet që reagimi i tyre është në sinkron me skenaret kundër dhe për t’i krijuar terren pushtetit dhe opozitës maqedonase.

Continue Reading

Komente

A e shihni pse Arijanit Hoxha ishte kundër kërkesave shqiptare sot?

Published

on

By

Fatih Qaili në Facebook:

A e shihni pse Arijanit Hoxha ishte kundër kërkesave shqiptare sot?

Skandali: Arjanit Hoxha per 3 muaj e gjysme 23 mije euro per kafe dhe ushqim
Arijanit Hoxha ministri i Bujqësisë nga rradhët e Lëvizjes BESA që nga shtatori kur është emëruar si ministër deri më 28 shkurt të këtij viti dmth vetëm për 6 muaj ka harxhuar plot 22.794 euro për kafe, drekë në ambientet e ministrisë së Bujqësisë respektivisht në bifenë Koncept BAR firmë që shërben kafe dhe ushqim që ka fituar tenderin nga qeveria e Maqedonisë.

Duke pasë parasysh se që nga viti i kaluar jemi në pandemi dhe buxheti i ministrive është shkurtuar për harxhime por që turpi të jetë akoma më i madh është se edhe po mos ishte pandemi këto shuma të egzagjëruara për kafe dhe ushqim të ministrit Hoxha janë përtej vijës së kuqe të nevojave të domosdoshme.

Nga 6 muaj që janë publike të dhënat nga shtatori deri në fund të shkurtit duke mos llogaritur marsin dhe fillimin e prillit i bie 6 muaj që kur është Hoxha ministër. Nga 6 muaj që ka 180 ditë, vetëm 110 ditë janë ditë pune hiqi këtu vikendet dhe festat nga shtatori deri në shkurt i bie që ministria Hoxha shpenzimet ditore për kafe dhe ushqim ti ketë afërsisht 210 euro në ditë.

Këto të dhëna janë marrë nga transparenca për buxhetin pranë Ministrisë së Financave projekt ky i financuar nga USAID dhe IRI.

1.211.666 denarë janë harxhuar në bifenë e ministrisë ndërsa 201.820 denarë në një restoran në Shkup.

Bashkangjitur i keni foto dhe linkun nga ku janë marrë këto të dhëna.https://open.finance.gov.mk/

Continue Reading

Aktuale