Connect with us

Shëndeti

Këshilla shumë të vlefshme për gratë shtatzëna

Published

on

Ato kryesisht shfaqen gjatë natës dhe shpesh zgjasin rreth një minute.

Shumica e shtatzënave shpesh mund të ndiejnë ngërçe në shputa, kofshë dhe muskuj të nëngjurit gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.

Për t’i zbutur ngërçet, përpiquni të vini kompresa të ngrohta në vendet në të cilat shfaqen.

Me ushqim të duhur me vitamina dhe me konsumim të shtuar të kalciumit dhe magnezit, gjithashtu, mund të pengoni shfaqjen e ngërçeve të reja.

Përpiquni të bëni dush apo të laheni me ujë të ngrohtë, duke drejtuar vrushkullin e ngrohtë të ujit në zonën e ngërçeve.

Gjithashtu, nëse ngërçet nuk pushojnë, mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Lajmet kryesore

Ushqimet e preferuara për syfyr

Published

on

Per nje agjerim te lehte dhe te shendetshem,ju sugjerojme disa lloje ushqimesh te cilat na mbajne te ngopur pergjate tere dites dhe njekohesisht jane te shendetshme.

-Ushqimet e pasura me proteina si gjeldeti(mish qure),mish pule,peshk.

-bollguri,sepse eshte i pasur me fibra, tretet me ngadale dhe njekohesisht na mban te ngopur.

-Mollet gjithashtu preferohen per syfyr sepse kan sasi te madhe ujin,permbjane fibra dhe preferohet qe gjithemone para perfundimit te syfyrit te kafshojme ndonje molle.

-Avogado eshte e mbushur me nutritient,pemrbna yndyrna te shendetshme,dhe vitamina te cilat ne bejne te ndihemi me energjike.

-Bananeja permban sasi te madhe kaliumi,ndihmon ne zvoglimin e etjes.

-Fasulja tretet me ngadale,mban te ngopur per nje kohe me te gjate.

-Frutat dhe perimet kan sasi te madhe fibrash,kan sasi te madhe te ujit,dhe i bajne mie organizmit duke kompenzuar ato qe i mungojne gjate dites.

-Orizi dhe makaronat(pastat) mund te na mbajne me energji deri ne syfyrin e ardhshem,kan fibra,karbohidrate.

-Thjerrezat jan gjithasht te preferuara,jane te pasura me fibra,proteina dhe sasi te konsiderueshme mineralesh qe ndiojmen ne punen e muskujve pergjate gjithe dites.

-Hurmat dhe fiqte jane shume te prefeuara,japin energjine qe na nevoitet,mbajne stomakun e n gjendje te lehte,si dhe nje gjume te rehatshem.

-Vezet jane gjithashtu te pasura me proteina,jane te preferuara per nje dite te gjate agjerimi.

-frutat e thara si arrat,lajthite,bajamet jane burmie te medha te proteinave,kane kalori dhe preferohen te konsumohen per cdo iftare dhe syfyr.

-Kosi gjithashtu ndihmon ne tretjen,redukton etjen,deh preferohet shume per syfyr.

-Qumeshti sikurse edhe kosi,perveq se ndihmon ne reduktimin e etjes,jep energji,ka sasi te madhe te kalciumit.

-Trangujt njihen si perimet me sasi me te madhe te ujit,ndihmon ne hidratimin e organizmit.

-Shalqiri ka sasin me te madhe te ujit,eshte shume freskues dhe i pasur me vitamina.

Preferohet gjithashtu te shmangen ushqimet me shume sheqer,me shume krip,pijet me kofeine,ushqimet pikante,ushqimet e skuqura dhe me shume yndyre.

BURIMI

Continue Reading

Lajme

Katër efektet shëruese që i sjell agjërimi gjatë Ramazanit

Published

on

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që i sjell agjërimi në shëndetin tonë.

Agjërimi jua forcon trurin
Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni.

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.

Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit.

Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqija
Për shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

Kolesterol më të ulët

Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre.

Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Detoksikimi i trupit

Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë vetën shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për detoksikimin apo pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksina e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës.

BURIMI

Continue Reading

Shëndeti

Mënyra më e sigurt për të humbur 7 kg, ja çfarë sugjeron kardiologu me dietën 5 ditore

Published

on

Dieta është një pjesë shumë e rëndësishme e stilit tonë të jetesës. Për ata që janë mbipeshë, ajo kthehet në një domosdoshmëri, pasi rrezikohen nga një numër i madh sëmundjesh.

Nëse ju apo ndonjë i afërm i juaji keni probleme me mbipeshën, ne sot do t’ju tregojmë një plan të plotë dietor.

Kjo dietë është konceptuar nga një kardiolog i njohur europian. Burimi kryesor i proteinave në këtë dietë janë vezët.

Mos harroni të ushtroni çdo ditë aktivitet fizik. Është edhe kjo një nevojë!

Kjo dietë është shumë e thjeshtë dhe mëngjesi është gjithmonë i njëjtë. Duhet të hani rrush ose banane. Më poshtë gjeni vaktet e tjera të çdo dite, dreka dhe darka.

Dita 1 Dreka: 1 portokall, 1 filxhan me kos dhe 1 vezë e zier; Darka: 2 vezë të ziera, 2 feta buke tosti, gjysmë kastraveci, pak peshk dhe 2 domate;

Dita 2 Dreka: 1 portokall, 1 filxhan kos, 1 vezë e zierë; Darka: 125 gramë mish të kuq, një filxhan me kafe ose çaj pa sheqer, një portokall;

Dita 3 Dreka: 1 kastravec, 1 portokalle, 1 vezë e zierë; Darka: 125 gramë mish i kuq, pak bukë tosti dhe një filxhan me kafe ose çaj pa sheqer;

Dita 4 Dreka: Një fetë bukë tost, 1 portokall, 125 gr djathë; Darka: Sipas zgjedhjes, një nga dy darkat e tjera;

Dita 5 Dreka: Një fetë bukë tosti, 200 gra peshk i gatuar, 1 domate; Darka: Karrota të ziera dhe patate.

Shënim: Dieta është e shëndetshme, por, ju duhet të konsultoheni me mjekun ose nutricionistin para se ta aplikoni.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale