Connect with us

Lajme

Kërkohet drejtësi për rastin “dhoma publike”! Platforma për barazi gjinore me kërkesë për Joveskin dhe Kolevskin

Published

on

Ka kaluar një vit nga skandali i parë me “Dhomën Publike”, por ky rast i cili u përsërit serish ka mbetur nën hije. “Platforma për Barazi Gjinore” i drejtoi kërkesa Prokurorisë Publike dhe Këshillit të Prokurorëve Publik për një zgjidhje përfundimtare. Platforma kërkon nga Prokuroria dhe Këshilli të japin menjëherë rezultate konkrete mbi kërkesat e tyre deri më 8 Mars.

“Edhe pse ‘Dhoma Publike’ është një çështje e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, megjithatë, edhe pas një viti çështja ende nuk është mbyllur, ndërsa autorët ndiqen penalisht vetëm për krimin ‘prodhimi dhe shpërndarja e fëmijëve për pornografi’. Përvojat e grave të cilave u kemi ofruar ndihmë juridike falas për vite me radhë dhe shërbime të tjera, dëshmojnë për lëshime të shumta në zhvillimin e procedurave. Nga Prokuroritë nuk i kanë iniciuar në kohë akuzat, menaxhim joefikase ose neglizhent të procedurave para hetimore dhe hetimore që rezultuan jo në kohë ose pa prova përkatëse”, theksoi Jana Kocevska nga Platforma për barazi gjinore.

Nga kjo platformë i kërkojnë Prokurorit Publik, Ljubomir Joveski dhe Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski të ndjekin penalisht autorët të çështjes “Dhoma Publike”. Ata kërkojnë që të akuzuarit të paditën për veprat “abuzim i të dhënave personale”, “ndërmjetësim në prostitucion”, “rrezikim i sigurisë” ose “përhapje e materialit racist dhe ksenofob përmes një sistemi kompjuterik”.

“Zbatim i qëndrueshëm, cilësor dhe në kohë i procedurave para hetimore dhe hetimore në rastet e dhunës ndaj grave. Kontroll i intensifikuar mbi punën e prokurorëve në çështjen “Dhoma Publike” dhe vendosja e sanksioneve në përputhje me ligjin. Fillimi i një procesi të kontrollit të intensifikuar mbi punën e prokurorëve që punojnë në rastet e dhunës ndaj grave”, u shpreh Jana Kocevska nga Platforma për barazi gjinore.

Këto kërkesa dhe reagime pasojnë pas riaktivizimin e grupit “Dhoma publike” në fillim të këtij viti në platformën Telegram, me 6 mijë e 500 anëtarë, që kishte shpërndarë më shumë se 10 mijë fotografi dhe video me përmbajtje eksplicite të vajzave të mitura dhe grave.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale